Timeline

Photo

Mustela i rikrijon përkujdesjet e saj për të mbrojtur dhe siguruar të ardhmen e lëkurës së bebes tuaj.

Mustela i rikrijon përkujdesjet e saj për të mbrojtur dhe siguruar të ardhmen e lëkurës së bebes tuaj.

Mustela i rikrijon përkujdesjet e saj për të mbrojtur dhe siguruar të ardhmen e lëkurës së bebes tuaj.

Dihej që lëkura e bebes është e brishtë, por shkencëtarët Mustela kanë zbuluar se lëkura e të porsalindurit ka një pasuri qelizore të çmuar: një pasuri qelizash origjinale që është në numër maksimal në lindje, por shumë e brishtë gjatë viteve të para të jetës, periudha e rindërtimit të barrierës kutane.
Kjo pasuri qelizore, unike për të gjithë jetën, por e brishtë, përbën një kapital të paçmuar për lëkurën e bebes.
Pas 10 vjet kërkimesh dhe zbulimesh të shumta madhore Mustela rikrijon përkujdesjet e saj për të mbrojtur këtë pasuri qelizash unike dhe për të shoqëruar zhvillimin e lëkurës së bebes sot dhe për të ardhmen. 

Nadège Lachmann

Përgjegjëse e studimeve klinike,
Nëna e Jeanne dhe Emma.

Cfarë më udhëhoqi në
kërkimet e mia… ?
Instikti im i nënës ! Icon

 

Program i kërkimeve i nisur nga kërkuesit tanë ka mbledhur rreth vetes specialistët më të mëdhenj Europianë. Qëllimi i tyre i përbashkët është: zbulimi i mistereve të lëkurës së bebeve.

Për të kuptuar më mirë brishtësinë e saj, ne kemi krijuar një program kërkimesh ambicioze dhe kemi studiuar me imtësi dhe precision fiziopatologjinë dhe evolucionin e lëkurës së bebes që nga lindja dhe gjatë viteve të para të jetës.

Që prej shumë vitesh lëkura e bebes është kthyer në një pasion për ne, jo vetëm si shkencëtarë të motivuar për avancimet në shkencë por mbi të gjitha si prindër që shqetësohemi për shëndetin dhe mirëqënien e fëmijëve tanë.

Për të kuptuar më mirë brishtësinë e saj, ne kemi krijuar një program kërkimesh ambicioze dhe kemi studiuar me imtësi dhe precision fiziopatologjinë dhe evolucionin e lëkurës së bebes që nga lindja dhe gjatë viteve të para të jetës.

Ne kemi mundur kështu të vërtetojmë për herë të parë që funksioni barrierë i lëkurës ka nevojë për shumë vite që të maturohet. Deri në moshën 2 vjeçare, lëkura është shumë e brishtë përballë agresioneve të së përditshmes dhe akoma më e paaftë të ruajë një nivel të mirë hidratimi. Atëherë ajo ka nevojë në mënyrë absolute për ushqim dhe hidratim.

Gjatë gjithë jetës lëkura e ruan organizmin nga agresionet e mjedisit dhe ruan një nivel hidratimi për të gjithë trupin, jetik për qelizat. Por lëkura e bebes e pamaturuar dhe delikate nuk e përmbush akoma këtë rol barrierë mbrojtëse.

Philippe Msika

Drejtor i inovacioneve, i kërkimeve dhe zhvillimit,
Babai i Sarah dhe Camille.

QuoteNe e dinim që lëkura e bebes është shumë e ndjeshme, por u surprizuam kur kuptuam që ajo ka gjithashtu një thesar  të vërtetë, të paçmuar por edhe shumë të brishtë.Quote

Pas 10 vjet kërkimesh, ekipi Mustela vërtetoi ekzistencën e një potenciali unik në lëkurën e bebes: një pasuri të paçmuar në qeliza origjinale që garantojnë të ardhmen e lëkurës së tij.

Ne kemi bërë një zbulim të pabesueshëm në lëkurën e bebes : një pasuri e paprekur në qeliza origjinale unike për të gjithë jetën, por shumë e brishtë.

Për  të eksploruar lëkurën në çdo stad të evolucionit më në thellësi, në zemër të qelizave dhe geneve, ne kemi ndërtuar dhe analizuar në laborator epidermat e të porsalindurve, të bebeve dhe fëmijëve.
Një sfidë e vërtetë teknologjike e parealizuar deri më tani në botë dhe për këtë ne jemi shumë krenarë!
Kërkimet tona mbi epidermat e rindërtuara na kanë treguar që bebet janë të pajisura që nga lindja me një kapital të çmuar qelizash origjinale, burim i vërtetë jete i lëkurës. Gjatë gjithë ekzistencës këto qeliza rigjenerojnë lëkurën dhe ruajnë ekuilibrin e saj total. Por kjo pasuri qelizore unike për të gjithë jetën është shumë e brishtë përballë agresioneve të jetës së përditshme.
Pra është e domosdoshnme të mbrohet që nga lindja për të siguruar të ardhmen e lëkurës së bebes.
Ky zbulim madhor e ka tronditur perceptimin tonë për lëkurën e bebes: pas brishtësisë së saj fshihet një potencial unik.

10 vjet kërkime, 15 publikime shkencore, 6 patenta të depozituara, 1 zbulim dermatologjik madhor: të vendosura në thellësi të epidermës, qelizat origjinale janë qelizat « mëmë » të lëkurës: gjatë gjithë jetës, ato sigurojnë rigjenerimin dhe ekuilibrin e saj të përgjithshëm.

Falë, këtyre njohurive të reja, ne rishikojmë lëkurën e më të vegjëlve me një emocion të ri. Ne e dimë se në thellësi të epidermës, qelizat origjinale zhvillojnë pak nga pak barrierën e lëkurës që do ti mbrojë gjatë gjithë jetës, si një nënë që e mbron pa u lodhur fëmijën e saj.

Sophie Leclere-Bienfait

Përgjegjëse e zhvillimit të përbërësve kozmetikë,
nëna e Nathanit dhe Elsës.

QuotePas zbulimit të këtij kapitali qelizor kaq të brishtë, sfida qëndron në gjetjen e mbrojtjes së duhur të tij. Dhe më e mrekullueshmja-  zgjidhja gjendet në natyrë.Quote

Një përbërës veprues inteligjent, Një përbërës veprues biomimetik

Avocado Perseose® i përket gjeneratës së re të përbërësve biomimetikë: përbërës me origjinë natyrale që imitojnë natyrën, që kanë aftësi të veprojnë në afinitet të përkryer me lëkurën e bebes dhe që kombinojnë kështu efikasitetin e sibluar dhe tolerancën maksimale.
Avocado Perseose® shoqëron në mënyrë aktive zhvillimin e barrierës së lëkurës dhe ruan pasurinë e saj në qeliza të lëkurës së bebes: pra u përgjigjet kështu të gjitha nevojave që nga lindja.

Bota vegjetale na ofron një përbërës të jashtëzakonshëm për të mbrojtur pasurinë e paçmueshme qelizore të lëkurës së bebes

Nga ana tjetër, të përgjegjshëm për rëndësinë dhe brishtësinë e kapitalit qelizor të lëkurës së bebes, ne duhet të gjejmë patjetër një mjet që ta ruajmë atë.
Të bindur që natyra përmban thesare të vërteta për përkujdesjen e lëkurës, ne kemi eksploruar dhjetëra molekula vegjetale por asnjë nuk u përgjigjej kërkesave tona.
Atëherë ne u drejtuam drejt një fruti me potencial dermatologjik të dallueshëm: avokados. Në zemër të pulpës së saj ne kemi zbuluar qeliza të rralla në botën e gjallë që kanë si funksion shoqërimin e frutit në zhvilllimin dhe maturimin e tij.

Avocado perseose®

  1. Përbërës aktiv natyral biomimetik i çertifikuar.
  2. Mbron pasurinë qelizore
  3. Përforcon barrierën e lëkurës

Pasi u nxorën, u pastruan dhe u përqendruan këto molekula aktive kanë dhënë rezultate klinike të habitshme: veprojnë në afinitet të përkryer me epidemën, që nga sipërfaqja deri në thellësi ato ishin të afta të ruanin kapitalin qelizor të lëkurës së bebes dhe të shoqëronin ndërtimin e barrierës kutane.

Një përbërës aktiv natyral i ri lindi: Avocado Perseose®. Biomimetik, Avocado Perseose® vepron mbi lëkurën njësoj si mbi frutin e tij origjinal, duke ju përgjigjur nevojave të epidermës së bebes që nga lindja dhe duke garantuar një tolerancë të lartë dhe një efikasitet optimal, të vërtetuar klinikisht.
Më së fundi ne kemi gjetur një përbërës që na lejon të mbrojmë të ardhmen e lëkurës së fëmijëve tanë, një përbërës kaq të jashtëzakonshëm të cilin ne e kemi bërë pjesë të formulave tona të reja, me qëllim që bebet të përfitojnë nga vetitë e tij ditë pas dite.

Franck Menu,

Përgjegjës i formulimit të përkujdesjeve,
babai i Mawlle dhe Adrien.

QuoteFrymëzuar nga pasuria e pafundme e natyrës, ne kemi rikrijuar të gjitha përkujdesjet Mustela Bébé për t’ju përgjigjur akoma edhe më mirë nevojave të lëkurës së më të vegjëlve.Quote

Frymëzuar nga fuqia e jashtëzakonshme e Avocado Perseose® , ne kemi rikrijuar të gjitha përkujdesjet tona për të siguruar të ardhmen e lëkurës së bebes.

Photo
Me Avocado Perseose®, ne kemi rikrijuar formula të reja edhe më natyrale, më efikase dhe më të sigurta.

Pas zbulimit të Avocado Perseose®, riformulimi i përkujdesjeve tona ishte zgjedhja më natyrale që duhej bërë: Ne donim të arrinim maksimumin, perfeksionin përsa i përket natyralitetit dhe pastërtisë së formulave tona.

Ne u kemi dhënë prioritet përbërësve me origjinë natyrale dhe kemi përjashtuar nga formulat tona të gjithë përbërësit e dyshimtë ( paraben, phenoxyethanol, phtalate…). Por ne kemi shkuar dhe më larg: për të pasur siguri totale, ne kemi arritur deri në mesatarisht 92 % përbërës me origjinë natyrale në përkujdesjet Mustela Bébé, duke garantuar një efikasitet optimal dhe një kënaqësi përdorimi të pakrahasueshme.

Sot pas 10 vjet kërkimesh, ne mund t’ju ofrojmë të gjitha bebeve përkujdesjet që kemi ëndërruar për fëmijët tanë: përkujdesje gjithnjë e më shumë natyrale, më efikase, më të sigurta që shoqërojnë harmonishëm zhvillimin e lëkurës së tyre dhe mbrojnë pasurinë qelizore sot, për të siguruar të ardhmen e fëmijës nesër.

Timeline

Një gamë e re përkujdesjesh e krijuar me këtë risi

Photo     Photo     Photo   Photo

  Përkujdesje e lëkurës                                           Koha e banjës                                          Pastrimi                                      Ndërrimi  i pelenave

Dhe gjithmonë duke respektuar mjedisin: Photo

> Qasja jonë përgjegjëse