Përkujdesje e krustave të qumështit
- Krustat e qumështit

Krustat e qumështit janë skuama lëkure të zakonshme tek bebet e sapolindura. Lëkura, akoma e pamaturuar e të sapolindurit përballet me shumë agresione të jashtme dhe mjedisore. Që nga ditët e para, lëkura e kokës (dhe / ose e ballit) të fëmijës mund të reagojë dhe të formojë koricka të vogla ngjyrë kafe. Këto krusta të qumështit nuk janë të lidhura me ushqyerjen e bebes, por me një sekretim të lartë të sebumit për të formuar një shtresë mbrojtëse në lëkurë. Krustat e qumështit mund të shkaktojnë ndjesi kruarjeje dhe diskomforti tek fëmija gjatë krijimit te tyre. Përkujdesja Soin Croûtes de lait Mustela është krijuar posaçërisht për lëkurën e të sapolindurve: qetëson dhe hidraton lëkurën e kokës për të larguar krustat e qumështit dhe kufizon rishfaqjen e tyre që nga dita e parë e lindjes (1). Një gamë përkujdesjeje me një krem dhe një shampo hipoalergjenike, me tolerancë të lartë kutane dhe okulare që nuk përmban parfum, paraben, ftalat, fenoksietanol.