FAQ

 

Përkufizohet si biomimetike, një lëndë ose një përbërës që respekton parimin e biomimetizmit, domethënë aftësinë për t'u afruar sa më shumë të jetë e mundur me natyrën, për ta imituar atë në strukturën e saj dhe në modalitetet e saj të funksionimit.
Më veçanërisht, në dermo-kozmetikë konsiderojmë si përbërës biomimetik një përbërës që duke u frymëzuar nga natyra vepron në afërsi të përsosur dhe tolerancë me lëkurën dhe që është i aftë të forcojë mekanizmat e saj të funksionimit kur këta janë dobësuar ose ta ndihmojë në rritjen, në zhvillimin e saj, pa e shqetësuar: ai kombinon kështu një raport optimal efikasitet - tolerancë.
Avocado Perseose®, përbërës aktiv unifikues i formulave të reja Mustela Bébé, është një përbërës aktiv biomimetik: ajo vepron mbi lëkurën si në mjedisin e saj të origjinës, ku ajo ka për funksion të ndihmojë zhvillimin dhe pjekjen e frytit.
Për të mësuar më shumë, konsultoni faqen Natyraliteti dhe Mustela ose shkarkoni përkufizimin e plotë të karakterit natyror për produktet dermo-kozmetike të Laboratorëve Expanscience

Shkencëtarët tanë kanë zbuluar që lëkura e bebeve që në momentin e parë të lindjes është e pajisur me një pasuri qelizash bazale unike për gjithë jetën, por shumë delikate. Në vijim të këtij zbulimi themelor, ne kemi përzgjedhur Avocado Perseose® për formulat e reja Mustela Bébé, sepse ajo u përgjigjet në mënyrë të përsosur nevojave specifike të lëkurës së bebes që në lindje: ajo ndihmon zhvillimin e funksionit prej shtrese mbrojtëse të lëkurës dhe mbi të gjitha ruan pasurinë e saj qelizore duke vepruar si një mburojë mbrojtëse kundër agresioneve të jetës së përditshme. Për më tepër, Avocado Perseose® i përket gjeneratës së re të përbërësve aktivë biomimetikë: ajo vepron në përputhje të plotë me lëkurën dhe kombinon kështu efikasitetin e provuar dhe tolerancën e lartë.

Efikasiteti dhe toleranca e lartë e Avocado Perseose® janë testuar klinikisht dhe janë provuar shkencërisht. Avocado Perseose®  është një përbërës aktiv ekskluziv dhe i çertifikuar: vetëm produktet Mustela ju lejojnë të përfitoni nga të mirat e saj.

Nëse dëshironi të mësoni më shumë në lidhje me Avocado Perseose® ju ftojmë të konsultoni faqen kushtuar asaj.

Për të konceptuar përkujdesje sa më të sigurta dhe më efikase për beben tuaj, shkencëtarët tanë kanë nevojë të njohin veçoritë dhe nevojat e lëkurës së tij. Epidermat e bebeve dhe fëmijëve të rikrijuara në laborator u lejojnë ekipeve tona ta eksplorojnë më në thellësi lëkurën, deri në qendër të qelizës dhe gjeneve, për të kuptuar më mirë fiziologjinë dhe evolucionin e saj. Ky është një zbulim botëror i çertifikuar: vetëm shkencëtarët Mustela të Laboratorëve Expanscience i zotërojnë sot këto mundësi eksperimentimi. Ne i përdorim gjithashtu epidermat e rikrijuara për të testuar efikasitetin dhe tolerancën e përkujdesjeve tona me saktësi dhe besueshmëri të lartë.

Kjo do të thotë që në çdo etapë të jetës së produkteve tona (furnizimi me lëndë të para, konceptimi, prodhimi, shpërndarja, përdorimi dhe fundi i jetës) ne bëjmë gjithçka është e mundur për të minimizuar ndikimin e tyre mbi mjedisin. Besnikë ndaj qasjes sonë të përmirësimit të vazhdueshëm, ne përparojmë në këtë rrugë që prej shumë vitesh. Kështu për shembull, të gjitha flakonet Mustela janë të riciklueshme, kartoni i përdorur është marrë nga pyje të menaxhuar në mënyrë të qëndrueshme, formulat shkumuese Mustela Bébé janë të biodegradueshme.

Nëse dëshironi të mësoni më shumë mbi veprimet tona në favor të zhvillimit të qëndrueshëm, konsultoni ciklin e jetës së produkteve Mustela.

Shkencëtarët tanë kanë zbuluar që lëkura e bebes që në momentin e lindjes është e pajisur me një pasuri të paimagjinuar qelizash bazale, unike për të gjithë jetën. Flasim për kapital jetësor sepse këto qeliza bazale luajnë një rol thelbësor për lëkurën gjatë gjithë jetës: ato sigurojnë rigjenerimin e saj dhe ruajtjen e ekuilibrit të përgjithshëm të saj përballë agresioneve të jetës së përditshme.
Nëse dëshironi të mësoni më shumë, ju ftojmë të konsultoni historikun e përkujdesjeve të reja Mustela Bébé.

Gjatë gjithë jetës, qelizat bazale sigurojnë rigjenerimin dhe ruajtjen e ekuilibrit të lëkurës: pra roli i tyre është thelbësor. Pasuria e qelizave bazale të lëkurës është në kulmin e tij në momentin e lindjes, por shumë delikat gjatë dy viteve të para të jetës. Në fakt, gjatë kësaj periudhe, shtresa mbrojtëse e lëkurës është në zhvillim e sipër dhe lëkura është e ndjeshme përballë agresioneve të jetës së përditshme. Prandaj është e domosdoshme që ta mbrojmë dhe ta forcojmë për të ruajtur pasurinë e saj të qelizave bazale.
Nëse dëshironi të mësoni më shumë, ju ftojmë të konsultoni historikun e përkujdesjeve të reja Mustela Bébé.

Ne kemi përjashtuar shumë substanca nga përkujdesjet tona, për t'ju garantuar përbërësit më të sigurt për lëkurën e bebes dhe tuajën, por edhe që respektojnë më shumë natyrën. Kështu, të gjitha përkujdesjet tona janë formuluar pa alkool, pa vajra esencialë, pa paraben, pa fenoksietanol, pa ftalate, pa ekstrakte bimore të nxjerra nga bimë gjenetikisht të modifikuara (OMGJ), pa klorhidrat alumini, pa përbërës me origjinë shtazore (me përjashtim të produkteve të dyllit, të lanolinave të purifikuara dhe produkteve të qumështit) pa terpene (kamfur, mentol, eukaliptol) dhe pa triklosan.

Për të mësuar më shumë, konsultoni faqen Produktet natyrore dhe Mustela ose shkarkoni përkufizimin e plotë të karakterit natyror për produktet dermo-kozmetike të Laboratorëve Expanscience.

Që prej fillimeve tona, ne u japim përparësi përbërësve me origjinë natyrale dhe marrim nga bota bimore shumicën e lëndëve aktive dhe të përbërësve që përbëjnë përkujdesjet tona. Sot, produktet Mustela Bébé përmbajnë mesatarisht 92% përbërës me origjinë natyrale dhe deri në 99% për disa përkujdesje.
Megjithatë, disa përbërës të domosdoshëm për ruajtjen e mirë, qëndrueshmërinë dhe cilësitë ndijore të përkujdesjeve tona nuk e kanë ekuivalentin e tyre në natyrë. Ndodh gjithashtu që disa përbërës me origjinë natyrore të mos përputhen me kërkesat tona të larta në fushën e efikasitetit, sigurisë apo kënaqësisë së përdorimit. Në këto raste, ne përdorim përbërës sintetikë të vlerësuar nga autoritetet shëndetësore, të miratuar nga organet rregullatore dhe që e kanë provuar efikasitetin dhe sigurinë e tyre edhe për lëkurat më delikate.
Të gjitha produktet tona janë testuar nën kontroll dermatologjik dhe pediatrik, janë të garantuar si hipoalergjenike* dhe me tolerancë të lartë.

*Të formuluar për të minimizuar rreziqet e reaksionit alergjik.

Gjatë shtatzanisë, një ndjesi rëndese në këmbët tuaja është shumë e zakonshme: më shumë se një në tre gra vuan nga kjo gjë.

Ky fenomen është veçanërisht i shpeshtë në fund të shtatzënisë dhe gjatë motit shumë të nxehtë.

Ai shkaktohet nga ngadalësimi i qarkullimit të gjakut dhe nga presioni në rritje i gjakut në venat e këmbëve.

Gjatë ushqyerjes me gji, lëkura delikate e mamelave është nën presion intensiv. Ajo mund të irritohet, të dhembë, thahet dhe  nganjëherë plasaritet, sidomos në ditët e para pas lindjes.

Këto probleme shfaqen zakonisht për shkak të pozicionit jo të duhur të vendosjes së fëmijës gjatë ushqyerjes, duke shkaktuar fërkime jo normale.

Nëse ju do të donit të dinit më shumë rreth ushqyerjes me gji dhe pozicionet e duhura për ushqyerjen, ju lutem konsultoni seksionin tonë këshillues mbi gjidhënien.

Nëse këto çrregullime lindin, ne ju këshillojmë të përdorni  Baume allaitement i Mustela 9 Mois: aplikoni këtë përkujdesje qetësuese, dermo-riparuese mbi mamelat tuaja pas çdo ushqyerje dhe sa herë që ia ndjeni nevojën.

Ajo do të mbrojë mamelat tuaja, do të qetësojë ndjesinë e dhimbjes dhe do të ndihmojë në ristrukturimin e lëkurës së dëmtuar.

Të gjitha produktet e gamës Mustela 9 Mois janë krijuar posaçërisht për gratë shtatzana ose nënat e reja, duke përfshirë edhe kohën e ushqyerjes me gji të fëmijës. Ata kanë kaluar teste dhe vlerësime që synojnë sigurimin e mungesës së plotë të ndonjë rreziku për fetusin gjatë shtatzënisë dhe për fëmijën gjatë ushqyerjes me gji.

Ne ju rekomandojmë që të përdorni Gel Restructurant Corps për të paktën një muaj pas lindjes.

E aplikuar përditë me masazhe të lehta në zonat e prekura (bark, vithe, kofshë, etj) kjo përkujdesje do të ndihmojë në restaurimin dhe forcimin e lëkurës suaj si dhe në rimodelimin e siluetës

Po. Sepse fillimi i hershëm dhe i rregullt në këto produkte ndikon në efikasitet të zgjatur.

Prandaj, ne ju rekomandojmë që të aplikoni një përkujdesje parandaluese si Vergetures Double Action nga muaji i parë i shtatzanisë.

Kjo do të forcojë elasticitetin dhe përkulshmërinë e lëkurës tuaj dhe do ta ndihmojë për t'i bërë ballë edhe tërheqjeve më intensive të lëkurës.

Nëse ju do të doni të informoheni më shumë mbi këtë temë, ju lutem konsultoni file-in e ekspertit tonë mbi strijat.

Jo nuk është e nevojshme: Baume allaitement Mustela 9 Mois është krijuar në mënyrë të tillë specifike që nuk kërkon shplarje*.

Megjithatë ju duhet të ndiqni higjienën tuaj të përdishme si dhe të bëni dush çdo ditë.

*Ky produkt është vlerësuar në mënyrë specifike nga një ekspert i pavarur. Rregullat e higjienës duhet të ndiqen para ushqyerjes me gji: në lëkurë të pastër.

Po: i formuluar pa alkool dhe pa kafeinë, i bazuar në përbërës me origjinë natyrale përkujdesja Soin Spécifique Buste Mustela 9 Mois është e përshtatshme për gjidhënien*.

* Duke respektuar plotësisht rregullat e higjienës para dhënies së gjirit.

Strijat mund të formohen gjatë shtatzënisë, por edhe pas lindjes për shkak të ribalancimit hormonal të cilit i duhet kohë që të arrihet.

Për të parandaluar shfaqjen e strijave sa më shumë të jetë e mundur, është e rekomandueshme, pra, që ju të vazhdoni aplikimin e përkujdesjes tuaj edhe një muaj pas lindjes.

Nëse ju do të doni të informoheni më tepër për këtë temë, ju lutem konsultoni file-in e ekspertit tonë për strijat.

Po. Tek të sapolindurit, derma (shtresa e thellë e lëkurës) është tre deri në katër herë më e hollë se tek të rriturit, dhe stratum corneum-shtresa korneale (shtresa e sipërme e lëkurës) është gjithashtu më e hollë.

Së fundi, filmi hidrolipidik që mbulon lëkurën dhe e mbron atë është pothuajse inekzistent në bebet.

Kjo do të thotë se lëkura e fëmijës është shumë më e ndjeshme nga agresionet, irritimet dhe infeksionet sesa lëkura e të rriturve. Ajo do të arrijë maturimin e saj rreth moshës 3 vjeçare.

Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth karakteristikave të lëkurës së bebes tuaj, ju lutem konsultoni seksionin tonë të këshillave.

Më e hollë se lëkura e të rriturve, lëkura e bebes është shumë më e brishtë.

E pamaturuar, ajo nuk do të mund të marrë përsipër plotësisht rolin e saj barrierë kundër agresioneve të jashtme dhe nuk do të mund të jetë në gjendje të mbajë një nivel të mirë hidratimi.

Kërkuesit Mustela kanë zbuluar gjithashtu se lëkura e një të porsalinduri ka një burim të habitshëm force qelizore: një pasuri unike që është në numër maksimal  në lindje, por ende mbetet e brishtë gjatë disa viteve të para të jetës. Këto qeliza origjinale luajnë një rol të rëndësishëm gjatë gjithë jetës për lëkurën: ato sigurojnë që ajo të jetë  në gjendje të rigjenerohet dhe janë përgjegjëse për ruajtjen e ekuilibrit të saj të përgjithshëm kundër agresorëve në mjedisin e jashtëm.

Nëse do të dëshironi të dini më tepër në lidhje me karakteristikat specifike të lëkurës së fëmijës suaj, ju lutemi të konsultoni seksionin tonë të këshillave.

Produktet mbrojtëse nga dielli e mbrojnë lëkurën kundër rrezeve UVA dhe UVB me anë të filtrave dhe/ose ekraneve.

- Filtrat kimikë veprojnë duke thithur energjinë e transmetuar nga rrezatimet.

Ata nuk janë gjithmonë fotostabël dhe kur ata mund të absorbohen nga epiderma, ekziston risku i fototoksicitetit dhe alergjisë.

- Ekranet minerale reflektojnë dhe përhapin rrezet UV.

Ata janë inerte, fotostabël dhe formojnë një film mbi sipërfaqen e lëkurës i cili kufizon rrezikun e depërtimit.

- Ekranet organo-minerale absorbojnë dhe reflektojnë rrezet UV.

Ata janë fotostabël dhe kanë fuqi të mirë qëndrueshmërie në sipërfaqen e lëkurës.

Nëse ju do të doni të dini më shumë rreth mbrojtjes nga dielli, ju lutem konsultoni file-in e ekspertit tonë mbi këtë temë.

Rekomandohet që të përdorni mbrojtje nga dielli me një tregues të lartë (SPF 50 +), të përshtatur me natyrën e lëkurës së fëmijëve.

Për të pasur siguri optimale, zgjidhni formula mundësisht hipoalergjenike të cilat janë pa aromë, pa ngjyrues, pa alkool dhe të bazuara në ekrane minerale dhe organo-minerale.

Nëse ju do të doni të dini më shumë rreth diellit dhe lëkurës së fëmijëve, ju lutem konsultoni file-in e ekspertit tonë mbi këtë temë.

Jo, produktet e diellit për të rritur nuk janë të përshtatshme për lëkurën e pamaturuar të  fëmijës:  shpesh të aromatizuar ose të bazuar në filtrat kimike, ata edhe zakonisht kanë një tregues të pamjaftueshëm për mbrojtjen nga dielli.

Për lëkurën e bebeve është e domosdoshme që të përdorni mbrojtje të veçanta nga dielli, me një tregues mbrojtjeje shumë të lartë.
Produktet mbrojtëse nga dielli Mustela respektojnë lëkurën e fëmijës suaj dhe sigurojnë mbrojtje optimale dhe siguri kundër efekteve të dëmshme të diellit. Të krijuara për fëmijët, ato janë rezistente ndaj ujit dhe djersës dhe janë të dukshme në aplikim.

Nëse ju do të doni të dini më shumë për mbrojtjen nga dielli, ju lutem konsultoni seksionin tonë të këshillave për këtë temë.

UVA dhe UVB janë rrezet ultravioletë të emëtuara nga dielli. Ato i mundësojnë lëkurës nxirjen, por janë gjithashtu edhe shumë të dëmshme.

Ato ndryshojnë në intensitet dhe gjatësi vale:

- Rrezet UVB kanë gjatesi vale të mesme dhe veprojnë në sipërfaqen e lëkurës. Ato janë përgjegjëse për djegien nga dielli.

- Rrezet UVA kanë gjatesi vale më të lartë dhe depërtojnë në thellësi të lëkurës, ata cojnë në plakje të përshpejtuar dhe reduktojnë elasticitetin e lëkurës.

Rrezet UVA dhe UVB mund të jetë përgjegjëse për një gamë kanceresh të lëkurës

 Prandaj është e domosdoshme, që të përdorim mbrojtje të dyfishtë nga dielli (kundër rrezeve UVA dhe UVB), në veçanti për fëmijët.

Vaji i bajames së ëmbël mund t'ju lejojë ti largoni krustat e qumështit prej kokës së fëmijës ose të fytyrës duke i zbutur ato. Megjithatë, nuk do të veprojë mbi shkaqet e formimit dhe krustat e qumështit mund të rishfaqen përsëri.

Për një veprim më efektiv, ne ju rekomandojmë që të përdorni një përkujdesje specifike të lëkurës për krustat e qumështit, si Stelaker nga Mustela Dermo-Pediatri.

Duke rregulluar sekretimin e sebumit dhe pastruar lëkurën, kjo përkujdesje lëkure do t'ju lejojë që të eliminoni krustat e qumështit që janë tashmë të pranishme dhe do të kufizojë rishfaqjen e tyre.

Skuqjet e vazhdueshme në të ndenjura është një dukuri e zakonshme edhe në qoftë se ju ndiqni rregullat e higjienës në mënyrë rigoroze (ndërrime të rregullta të pampersit,pastrim dhe tharje e butë dhe e kujdesshme,aplikim i një kremi barrierë, etj.)

Në këtë rast, ne ju rekomandojmë që të aplikoni një produkt të veçantë përkujdesjeje për skuqjet e të ndenjurave si Stelactiv nga Mustela Dermo-pediatrie: duke neutralizuar enzimat përgjegjëse për skuqjen e të ndenjurave, ky produkt do të zvogëlojë intensitetin e skuqjes dhe do të favorizojë zhdukjen e skuqjes.

Nëse skuqja nuk zhduket pas disa ditësh ose nëse ajo është lëngëzuar apo infektuar, ne ju rekomandojmë që të konsultoheni me mjekun tuaj.

Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth skuqjeve të të ndenjurave, ju lutem konsultoni seksionin tonë të këshillave.

Po, është e domosdoshme: produktet e krijuara për lëkurën normale mund të tolerohen keq nga lëkura e thatë me tendencë atopike.

Nga ana tjetër, produktet dermokozmetike të përshtatshme të përkujdesjes së lëkurës do të bëjnë të mundur përmirësimin e  komfortit të fëmijës suaj dhe do të kufizojnë rrezikun e komplikacioneve dhe rikthimin e mjekimit.

- Për higjienën e tyre të përditshme, ne ju këshillojmë që të përdorni një produkt pa sapun të tillë si Stelatopia Cleansing Cream, që pastron çdo ditë butësisht trupin e fëmijës suaj, fytyrën dhe zonën e pampersit në një hap të vetëm.

- Gjatë fazës së shpërthimeve, ne ju rekomandojmë që të përdorni Stelatopia Stelatopia Cleansing Cream i cili pastron lëkurën pa e irrituar atë. Pastaj me kujdes të aplikohet një produkt përkujdesjeje të lëkurës i tillë si Stelatopia Cream Emollient, i cili do të bëjë të mundur që shumë shpejt ndjesia e irritmit të zbutet dhe natyrishëm të nxisë sintezën e lipideve që mungojnë në saj të Sunflower Oil Distillate.

Konsultohuni me mjekun tuaj në rast infeksioni apo kruarjesh të forta: ai do t'ju përshkruajë trajtimin mjekësor të përshtatshëm.

Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth lëkurës së thatë me tendencë atopike, ju lutem konsultoni seksionin tonë të këshillave.

Ekzemat që mund të shfaqen në trupin e fëmijës suaj janë simptoma më e dukshme e dermatitit atopik, por në realitet, lëkura e tyre si një e tërë është e dobësuar: është e nevojshme që të kujdesesh për gjithë lëkurën e trupit me produkte dermokozmetike të përshtatshme, të tilla si gama Stelatopia nga Mustela Dermo-Pediatrie. Për të përmirësuar komfortin e lëkurës së fëmijës tuaj, këto produkte përkujdesjeje të lëkurës duhet të përdoren çdo ditë edhe nëse eritemat e kuqe zhduken.

Nëse është e nevojshme, mjeku juaj do t'ju përshkruajë një trajtim mjekësor, sidomos gjatë fazave të shpërthimit (atakut).

Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth lëkurës së thatë me tendencë atopike, ju lutem konsultoni seksionin tonë të këshillave.

Dermatiti atopik është një çrregullim i zakonshëm i lëkurës që është vazhdimisht në ndryshim.

Shkaktuar nga një defiçit lipidesh në lëkurë, ai paraqitet në formën e një tharjeje ekstreme të lëkurës të shoqëruar me eritema dhe kruarje të forta.

Shpërthimet inflamatore dhe periudha e rishfaqjes ndjekin njëra - tjetrën. Në shumicën e rasteve, me ndihmën e trajtimeve, simptomat zvogëlohen pas moshës 2 vjeçare dhe zhduken rreth moshës 7 dhe 11 vjeçare.

Nëse fëmija juaj vuan nga dermatiti atopik, është e domosdoshme që të përdoren produkte të përditshme të përshtatshme për pastrimin dhe hidratuese të lëkurës së tij , të tilla si produkte e përkujdesjeve të lëkurës Stelatopia nga gama e Mustela Dermo-pediatrie: e krijuar veçanërisht për lëkurë me tendencë atopike dhe që bëjnë të mundur reduktimin e ndjesisë së kruajtjes, nxisin natyrshëm sintezën e lipideve që mungojnë, në sajë të oleodistilatit të lulediellit dhe ristrukturimin e lëkurës së thatë.
Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth lëkurës së thatë me tendencë atopike, ju lutem konsultoni seksionin tonë të këshillave.

Që nga lindja dhe deri gjatë tre viteve të para të jetës, lëkura e fëmijës suaj është e pamaturuar, ajo ende nuk ka forcën dhe cilësitë e lëkurës së një personi të rritur. Në të njëjtën kohë, ajo është e pasur në një pasuri unike qelizash origjinale, por jashtëzakonisht të brishta. Prandaj është thelbësore që të përdorni produkte të veçanta higjiene dhe përkujdejeje të lëkurës për të respektuar ekuilibrin e saj.

Shpesh bebet kanë problemet e tyre të vogla të lëkurës: zona të irrituara, krustat e qumështit, skuqjet e të ndenjurave, lëkurë hiper të ndjeshme ose lëkurë atopike, janë të shpeshta në vitet e para të jetës.

Për secilin nga këto probleme Mustela ju ofron përkujdesje të sigurta, efikase dhe që respektojnë dhe i përshtaten
brishtësisë së lëkurës delikate të bebeve.

Jo, higjiena nuk është një faktor në shfaqjen e krustave të qumështit.

Ato shkaktohen nga sekretimi i tepruar i sebumit dhe djersës dhe nga shumëzimi i një kërpudhe mikroskopike në sipërfaqen e lëkurës (simptomë lidhur me transferimin e hormoneve të nënës tek fëmija në fund të shtatzanisë).

Nëse fëmija juaj ka krusta qumështi, ne ju këshillojmë që të lani flokët e tyre me një shampo specifike të tillë si Mustela Shampooing Bebe për të sapolindur dhe të aplikoni një produkt të përshtatshëm për lëkurën e kokës së tyre, si Stelaker nga Mustela Dermo-pediatrie: kjo përkujdesje lëkure nxit eleminimin e krustave të qumështit dhe limiton rishfaqjen e tyre duke vepruar direkt mbi shkaqet e formimit të tyre.

Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth krustave të qumështit, ju lutem konsultoni seksionin tonë të këshillave.

Djegia nga dielli paraqet një rrezik real, në veçanti për fëmijët lëkura e të cilëve është më e brishtë.

Ekspozimi i tepruar në diell mund të çojë vërtet në djegie të lëkurës, por e parë me largpamësi, ajo çon drejt rritjes së numrit të nishaneve, rritje të rrezikut të melanomës së dëmshme, plakjen e përshpejtuar të lëkurës dhe kancerit të lëkurës.

Prandaj, është thelbësore që të përdoret tregues mbrojtës i lartë nga dielli, sidomos për fëmijët (SPF 50 +) dhe të merren masat e mëposhtme:

- Mos i ekspozoni fëmijët e moshës nën 3 vjeç direkt në diell.
- Shmangni çdo ekspozim të drejtpërdrejtë në diell, sidomos midis 11h dhe 16h.
- Aplikoni përkujdesje mbrojtëse nga dielli në një shtresë të trashë përpara çdo ekspozimi dhe riaplikojeni të paktën çdo 2 orë dhe pas çdo banje në det, pishinë etj.
- Mbrojeni fëmijën tuaj me një kapelë, T-shirt dhe syze dielli.
- Mbajeni fëmijën tuaj të hidratuar siç duhet edhe nëse ai nuk kërkon të pijë.

Nëse ju do të doni të dini më shumë rreth diellit dhe lëkurës së fëmijëve, ju lutem konsultoni file-in e ekspertit tonë mbi këtë temë.

Gjatë dimrit, lëkura është vazhdimisht e sulmuar nga i ftohti, era dhe ngrohja qendrore: lëkura thahet më lehtë.

Ky fenomen është veçanërisht i përhapur tek bebet dhe fëmijët, epiderma e të cilëve është më e brishtë dhe ende e pamaturuar.

Gjatë kësaj periudhe, është e nevojshme që të hidratohet lëkura e tyre rregullisht, sidomos pas pastrimit dhe banjës.

Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth karakteristikave të lëkurës së bebes tuaj, ju lutem konsultoni seksionin tonë të këshillave.

Produktet për të rriturit nuk janë të përshtatura me natyrën tejet delikate të lëkurës së bebes: ata janë shumë acide dhe shumë tharëse.

Për pastrimin e fëmijës tuaj, është e rëndësishme që të përdorni produkte të veçanta që janë të butë për lëkurën e tyre të pamaturuar dhe që nuk e irritojnë atë.

Skuqjet e të ndenjurave është një dukuri e shpeshtë dhe në përgjithësi beninje tek bebet.

Kjo ndodh për shkak të kontaktit të zgjatur të lëkurës me feçet dhe urinën dhe shfaqet veçanërisht më tepër në rastin e diarreve, trajtimeve me antibiotikë ose gjatë daljes së dhëmbëve.

- Për të parandaluar shfaqjen e tyre, ne ju rekomandojmë që të ndryshoni pelenën fëmijës tuaj rregullisht, sa më shpejt të jetë e mundur pasi ai të jetë ndotur.

- Pastroni të ndenjurat tërësisht me një produkt të përshtatshëm (siç është Lait de Toilette nga Mustela Bébé or PhysiObébé fluide nettoyant sans rinçage), dhe pastaj thajeni pa harruar plikat e lëkurës.

- Së fundi, si një masë parandaluese,në çdo ndërrim pelene të aplikohet një krem specifik si Creme pour le change nga Mustela Bébé, i cili do të izolojë lëkurën e bebes nga faktorët irritues falë veprimit mbrojtës të oksidit të zinkut.

Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth skuqjeve të të ndenjurave, ju lutem konsultoni seksionin tonë të këshillave.

Mustela Facial cleansing clothes - janë letra të lagura të projektuara posaçërisht për pastrimin e fytyrës së bebes, duke përfshirë zonën rreth syve ku shpesh depozitohen sekrecione të vogla. Ata do të lënë lëkurën e tyre delikate të pastër, të hidratuar dhe të butë.

Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth higjienës për fëmijën tuaj, ju lutem konsultoni seksionin tonë të këshillave.

Kjo varet nga produkti që ju përdorni për të pastruar fytyrën dhe të ndenjurat e bebes tuaj.

- Nëse ju zgjidhni ndjesinë e kadifenjtë dhe butësinë e Lait de Toilette Mustela Bébé për të pastruar dhe hidratuar në të njëjtën kohë lëkurën e bebes tuaj, ne ju rekomandojmë ta shplani atë me qëllim që të kufizoni riskun e macerimit nga pelenat përshembull.

- Nëse ju preferoni një përkujdesje të freskët dhe delikate përdorni PhysiObébé fluide nettoyant sans rinçage që e lë lëkurën të pastër dhe të qartë vetëm me një lëvizje dhe nuk kërkon shplarje.

Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth higjienës për fëmijën tuaj, ju lutem konsultoni seksionin tonë të këshillave.

 
 

Uji nuk është i mjaftueshëm për të hequr papastërtitë që mund të gjenden në lëkurën e fëmijës suaj (nxjerrjen e ushqimit, qumështin, etj.)

Prandaj rekomandohet që ju përdorni një produkt të veçantë për pastrim, si PhysiObébé fluide nettoyant sans rinçage nga Mustela Bébé, fluid pa shplarje.

Këto përkujdesje të lëkurës të formuluara posaçërisht për të qenë të buta mbi lëkurën delikate të fëmijës do ta lënë lëkurën e tij krejtësisht të pastër, pa e tharë apo irrituar atë.

Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth higjienës për fëmijën tuaj, ju lutem konsultoni seksionin tonë të këshillave.

Ju mund ti përdorni produktet Mustela Bébé që nga momenti i lindjes (edhe në qoftë se ata janë të lindur para kohe). Efikasiteti dhe siguria e tyre janë verifikuar para lançimit në treg nga një toksikolog ekspert i pavarur: kombinimi i efikasitetit,sigurisë dhe kënaqësisë unike shqisore bën që këto produkte të jenë dizejnuar veçanërisht për të plotësuar nevojat e përditshme të lëkurës së të sapolindurve, bebeve dhe fëmijëve dhe për të respektuar natyrën e tyre tepër delikate.

- Mustela Bébé Vitamin Barrier Cream përdoret si një masë parandaluese: bën të mundur izolimin e zonës së të ndenjurave nga feçet dhe urina që janë të dëmshme për lëkurën e bebes dhe kështu kufizojnë shfaqjen e skuqjeve.

- Përkujdesja Stelactiv nga Mustela Dermo-Pediatrie është krijuar për të eliminuar skuqjet ekzistuese në zonën e të ndenjurave: duke neutralizuar enzimat përgjegjëse për këtë fenomen, kjo përkujdesje do të reduktojë intensitetin e skuqjeve dhe do të favorizojë zhdukjen e tyre.

Nëse dëshironi të dini më tepër rreth skuqjeve në zonën e të ndenjurave, ju lutem konsultoni seksionin tonë të këshillave.

Gama Mustela Bébé është krijuar për përkujdesjen e të porsalindurve, të bebeve dhe fëmijëve me lëkurë normale deri në të thatë, pa ndonjë problem të veçantë.

Paralelisht, gama Mustela Dermo-pediatrie ofron produkte specifike për përkujdesjen e lëkurave me probleme: lëkura me tendencë atopike, lëkura hiper të ndjeshme deri në intolerante, zonat e irrituara, krustat e qumështit apo skuqjet e të ndenjurave.

Secili nga produktet tona është specifik për një tip të veçantë lëkures ose një situatë të veçantë (shtatzëni, gjidhënie, probleme të lëkurës, etj). Ne, nuk mund t'ju dërgojmë drejtpërdrejtë kampione produktesh përdoruesve tanë, sepse ato mund të mos jenë të përshtatshme për nevojat e tyre.

Nëse ju dëshironi të zbuloni dhe provoni produktet tona, ne ju ftojmë që të shkoni në një farmaci apo parafarmaci partnere të Mustela: atje do t’ju ofrojnë këshilla të personalizuara dhe ndoshta disa kampione. Shumë maternitete si dhe disa pediatër dhe dermatologë gjithashtu u ofrojnë nënave të reja kampione produktesh për t'i provuar.

Nëse paketimi ose amballazhi i produktit tuaj Mustela është i dëmtuar, ne ju sugjerojmë të kontaktoni me departamentin tonë të shërbimit ndaj konsumatorit (linku në faqen e kontaktit në të njëjtën dritare).

Ju gjithashtu mund të na kontaktoni duke klikuar në linkun e kontaktit. Një këshilltar Mustela do t'ju përgjigjet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe mund të zëvendësojë produktin tuaj.

Qëllimi i këtij site është njohja juaj me produktet Mustela dhe universin e markës, por nuk ju mundëson të blini përkujdesje për lëkurën online.

Nëse dëshironi të blini produktet tona, ne ju rekomandojmë të shkoni në farmacitë apo parafarmacitë partnere të Mustela , ku mund t’ju japin këshilla të personalizuara dhe t'ju rekomandojnë produkte që ju përshtaten nevojave tuaja, në varësi të lëkurës së bebes apo lëkurës tuaj.

Jo. Megjithëse natyrale, vajrat esenciale mund të jenë alergjizues apo irritues dhe nuk është e këshillueshme që të përdoren për bebet dhe gratë shtatzana.

Si një masë parandaluese ne preferojmë përdorimin e përbërësve të tjerë.

Jo. Ne kemi zgjedhur ta përjashtojmë alkoolin (ose etanolin) nga formulat tona, sepse është shumë i ashpër ndaj filmit hidrolipidik që mbron lëkurën dhe mund të çojë në tharje të saj.

Megjithëse mund të përdoret në disa produkte kozmetike, nuk është i përshtatshëm për lëkurat e ndjeshme të bebeve dhe grave shtatzana.

Për të përfituar emërtimin organik në fushën e kozmetikës, mund të nevojitet heqja e një ose më shumë përbërësve, sidomos përsa u pëket konservuesve dhe këto kufizime janë të papajtueshme me nivelin e lartë të sigurisë mikrobiologjike që ne garantojmë për përdoruesit tanë.

Përveç kësaj, në produktet organike kozmetike, aromat sintetike janë zëvendësuar në përgjithësi me vajra esenciale, të cilat duhet të shmangen nga nënat e ardhshme dhe fëmijët e  vegjël, sepse ato mund të provokojnë alergji apo irritime. Edhe një herë si një masë paraprake, ne preferojmë përdorimin e aromave me kompozime të njohura që janë formuluar për të minimizuar riskun e një reaksioni alergjik dhe të cilat kanë dëshmuar mungesën e plotë të efekteve të dëmshme.

Të gjitha produktet Mustela për bebet janë pa ftalate, si në përmbajtje të produktit ashtu edhe në paketim.
 

Në të njëjtën mënyrë, të gjitha objektet promovuese prej plastike që Mustela u jep  klientëve të e saj (çanta tualeti, lodra të vogla për fëmijë, etj) janë pa ftalate.

Konservuesit e dyshimtë si parabenet apo fenoksietanoli janë përjashtuar nga formulat e Mustela.
Disa gama produktesh Mustela, siç është Stelaprotect për lëkurat intolerante, janë të formuluara pa asnjë konservues dhe paketuar në kontenierë airless (pa ajër) për të ruajtur formulat e tyre nga kontaminimi.

Konservuesit luajnë një rol thelbësor në produktet kozmetike: ata parandalojnë përhapjen e mikrobeve.

Përkundër të gjitha përpjekjeve tona për të zhvilluar produkte me siguri perfekte dhe të mirë-toleruara, disa tipe lëkurash janë më reaktive se të tjerat dhe mjaft rrallë këto produkte mund të kenë një efekt të padëshirueshëm. Në këtë rast, ju duhet të kontaktoni me departamentin tonë të shërbimit ndaj konsumatorit.

Ju shumë shpejt do të kontaktoheni nga një specialist i pavarur profesionist i kozmetovigjilencës. Ai do të përpiqet të përcaktojë me ju arsyen për këtë intolerancë dhe do t'ju kërkojë të ktheheni produktin që ka shkaktuar një reaksion në mënyrë që të fillojë një hetim më të detajuar. Efektivisht, ne marrim në konsiderat çdo raportim serioz për ndonjë efekt të padëshirueshëm dhe produktet e inkriminuara janë analizuar menjëherë për të kontrolluar kompliancën e tyre.

Shkencëtarë të pavarur do të identifikojnë burimin e problemit dhe do të vlerësojnë rolin eventual të produktit Mustela ose të njërit nga përbërësit e tij.

Secili nga produktet tona ka një numër loti që garanton paprekshmërinë e tij: ne kështu mund t'i kthehemi gjithë zinxhirit të prodhimit deri tek lëndët e para edhe pas disa vitesh.

Së pari, ne zgjedhim vetëm substanca që janë miratuar nga rregulloret Evropiane dhe ne u japim prioritet përbërësve natyralë ose përbërësve me origjinë natyrale. Sot produktet Mustela Bebe përmbajnë mesatarisht 92% përbërës me origjinë natyrale.

Para se të hyjnë në përbërjen e njërit prej produkteve tona të përkujdesjes së lëkurës, përbërësit duhet gjithashtu të provojnë sigurinë dhe efikasitetin e tyre. Një komitet specialistësh përcakton komponentët më të përshtatshëm në lidhje me specifikat e lëkurës së bebes, si të lëkurës së shëndetshme ashtu edhe të lëkurës me probleme, lëkurës së grave shtatzanë dhe nënave e reja, veçanërisht kur ato janë gjatë fazës së ushqyerjes me gji të fëmijës.

Nëse të gjitha kushtet e sigurisë përmbushen, në prioritet ne kemi zgjedhur përbërësit me origjinë natyrale.  Përveç kësaj, ne garantojmë që të gjitha formulat tona janë hipoalergjenike.

Për të qenë transparentë sa më shumë që të jetë e mundur, detajet e plota të kompozimeve të produkteve tona janë në dispozicion në çdo faqe të produktit, duke klikuar mbi "Përbërja&Natyraliteti".

Një listë e plotë e përbërësve është në dispozicion në paketimin e çdo produkti Mustela, si dhe në çdo fletë të të dhënave të produktit në këtë faqe duke klikuar mbi "Përbërja&Natyraliteti".

Këto produkte janë të dizejnuara për t'ju përgjigjur dy periudhave të ndryshme.

- Përkujdesja Vergetures Double Action ka për qëllim parandalimin e shfaqjes së strijave dhe reduktimin e strijave të sapoformuara. Ju mund ta përdorni atë menjëherë që nga fillimi i shtatzënisë në të gjitha zonat e predispozuara të trupit tuaj: bark, gjinj, vithe, në pjesën e sipërme të kofshëve, etj.)

- Përkujdesja Vergetures Intensive Action është formuluar për të reduktuar strijat që janë formuar gjatë shtatzënisë. Kjo përkujdesje sulmi duhet të aplikohet në nivel lokal mbi strjat.

Jo, ne nuk kemi kryer asnjë test me kafshët. Në fakt, në kuadrin e përpjekjeve tona për inovacion dhe përmirësim të vazhdueshëm, ne jemi orientuar që prej shumë vitesh drejt metodave alternative të vlerësimit të lëndëve të para dhe produkteve të përfunduara. Për t'i vijuar këto përpjekje, shkencëtarët tanë kanë zhvilluar një metodë të re që lejon rikrijimin në laborator të epidermave të të sapolindurve dhe fëmijëve: kështu ne mund të testojmë tolerancën dhe efikasitetin e përkujdesjeve tona pa kryer teste mbi kafshët.

Të gjitha produktet Mustela, të pahapura mund të ruhen nga 24-36 muaj nga data e tyre të prodhimit. Pas hapjes ne ju këshillojmë t'i përdorni produktet deri para datës së skadencës të treguar në çdo paketim nga kjo logo (shiko piktogramin).

Për të siguruar që përkujdesjet tuaja të lëkurës Mustela të ruhen mirë edhe ne ju rekomandojmë që t'i mbyllni mirë ato, siç duhet pas përdorimit dhe të mos e hidhni përmbajtjen e produktit në një enë tjetër.

Për të garantuar siguri maksimale për përdoruesit, produktet kozmetike janë të mbikqyrura rreptësisht nga rregullore të përbashkëta për të gjithë Evropën dhe përditësuar vazhdimisht në bazë të përparimeve shkencore dhe teknologjike. Kjo rregullore përcakton pikërisht edhe listën e substancave të ndaluara (mbi 1300) dhe përqëndrimin maksimal të lejuar të përbërësve të tjerë.

Menjëherë pasi produktet kozmetike janë hedhur në treg, ato ende i nështrohen kontrolleve të rrepta nga ana e laboratorëve nëpërmjet proçesit të kozmetovigjilencës dhe nga autoritetet shëndetësore. Në çdo kohë, ata mund të hetohen dhe nëse shfaqin probleme, mund të tërhiqen nga tregu.
 

Mustela është objekt i këtyre kontrolleve të shpeshta dhe bashkëpunon ngushtë me autoritetet në secilin nga këto raste.

Siguria e produkteve tona është një prioritet absolut.

Në mënyrë që të garantojë padëmshmërinë e tyre të përsosur, të gjitha formulat tona kanë kaluar nën një seri të gjatë testesh para se të miratohen: teste të tolerancës së lëkurës, teste të hipoalergjenicitetit, teste që sigurojnë se produktet nuk irritojnë sytë, teste të fototoksicitetit, etj.

Vlerësime specifike janë kryer nga toksikologë të specializuar në produktet e destinuara për gratë shtatzana (gama Mustela 9 Mois) të provojnë se ato nuk paraqesin rrezik për fetusin.

Efikasiteti i përkujdesjeve tona të lëkurës është verifikuar nga studime klinike dhe testet e përdorimit nën kontroll dermatologjik dhe / ose pediatrik

Ne gjithashtu kryejnë anketime të rregullta me përdoruesit tanë për të na siguruar që produktet falin kënaqësi dhe që ne të mund ti zhvillojmë produktet sipas kërkesave të tyre.

Pasi përbërja e tyre është vërtetuar, produktet tona janë testuar përsëri gjatë procesit të prodhimit për të kontrolluar, në veçanti, nëse ato nuk janë kontaminuar nga bakteret dhe se ato janë me efikasitet të qëndrueshëm.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, të gjitha produktet tona mbajnë një kapëse ose unazë sigurie për të garantuar cilësinë e tyre në momentin që ju i hapni.

të gjitha produktet tona janë destinuar për bebet, gratë shtatzana dhe nënat e reja, prandaj për të qënë konform me lëkurën e tyre delikate produktet tona janë hipoalergjenike. Kjo do të thotë se ato janë formuluar për të minimizuar riskun e reaksioneve alergjike.
Prandaj, që në momentin e parë të procesit të krijimit të një produkti, ne bëjmë kujdes të veçantë për të siguruar që çdo substancë potencialisht toksike ose irrituese të mos bëjë pjesë në përbërjen e produktit.

Përveç kësaj, e gjithë gama e plotë e përkujdesjes së lëkurës është testuar nga laboratorë të pavarur që kanë provuar se të dyja, si formulat ashtu edhe aromat kanë tolerancë të shkëlqyer.

Mustela zhvillon produktet e saj në pajtim të plotë me rregulloret kozmetike. Përveç këtyre kërkesave rregullatore, ne kemi miratuar rregulla të veçanta për të garantuar sigurinë e përsosur të produkteve tona.

Së pari, të gjithë përbërësit e përdorur në formulat tona janë zgjedhur për tolerancën e tyre të lartë nga një komision ekspertësh shkencorë (toksikologë, farmacistë, kimistë, etj).

Në  vazhdim, ne i kushtojmë vëmendje të veçantë mënyrës së ruajtjes të produkteve tona. Në të vërtetë, ato janë përdorur në ambientin e nxehtë dhe të lagësht të banjove, i cili nxit rritjen e baktereve dhe mykut. Në varësi të llojit të lëkurës të cilës i është destinuar, çdo produkt përmban metodën më të përshtatshme dhe më të sigurtë të ruajtjes.

Së fundi, para se të lançohen në treg, produktet tona u nënshtrohen testimeve të shumta për të provuar efikasitetin e tyre, pastërtinë dhe sigurinë e tyre.

Duke zgjedhur Mustela, ju mund të jeni të sigurtë për efikasitetin e produktit edhe shumë javë pas hapjes.

Një produkt quhet hipoalergjenik kur është formuluar për të minimizuar riskun e reaksioneve alergjike: kjo do të thotë se nuk përmban asnjë alergjen të njohur apo ndonjë substancë irrituese.

Por mbi të gjitha, produkti duhet të jetë testuar sipas një protokolli të standardizuar në mënyrë që të verifikojë tolerancën e tij të lartë. Të gjitha produktet Mustela janë hipoalergjenike.