Produktet

Prej më shumë se 60 vjetësh, Mustela zhvillon produkte të reja dhe të sigurta, të krijuara për të mbrojtur dhe për të ruajtur shëndetin e lëkurave më delikate: bebeve, fëmijëve, nënave të reja dhe nënave të ardhshme. Inovative, të sigurta, efektive dhe gjithnjë e më natyrale, përkujdesjet Mustela kontribuojnë gjithashtu që çdo gjest përkujdesjeje të kthehet në një moment mirëqenieje, argëtimi dhe emocioni.

  • Shtatzënia ime

    PËRKUJDESJE PËR NËNAT - Mustela Maternité

    Për të ruajtur bukurinë e lëkurës tuaj dhe të përjetoni sa më mirë të qënurit nënë, Mustela Maternité ju ofron një gamë të re të plotë përkujdesjesh të krijuara për lëkurën e grave shtatzëna dhe nënave të reja.

  • FËMIJA IM

    LEKURA NORMALE - Lëkura normale

    Një gamë të plotë për pastrimin, banjën dhe përkujdesjen e krijuar me kujdes për të mbrojtur lëkurën e brishtë dhe delikate të të sapolindurve, bebeve dhe fëmijëve. Me Avokado perseose ® një përbërës natyral i patentuar, këto përkujdesje mbrojnë barrierën e lëkurës dhe ruan pasurinë qelizore që nga dita e parë e lindjes1. Produkte hipoalergjenike që kombinojnë efikasitetin dhe tolerancën me kënaqësinë e një arome të veçantë.

    1 Përfshi dhe neonatët.  

  • Lëkura të thata - Lëkura të thata

    Një gamë produktesh e formuluar në mënyrë specifike për të ushqyer më në thellësi lëkurën e thatë të bebes dhe fëmijës që nga dita e parë e lindjes1. Formuluar me përbërës ushqyes, këto përkujdesje me forma galenike të pasura, ndihmojnë në rivendosjen e barrierës së lëkurës dhe e mbrojnë nga agresionet e jashtme, për të rifituar rehati dhe butësi.

    1 Përfshi dhe neonatët.  

  • LEKURA ME TENDENCE ATOPIKE - Lëkura me tendencë atopike

    Stelatopia® : një gamë me produkte higjiene dhe përkujdesjeje, e krijuar në mënyrë specifike për të qetësuar dhe rilipiduar lëkurat me tendencë atopike të bebeve dhe fëmijëve. Ajo garanton një efikasitet klinik të vërtetuar dhe një tolerancë të lartë që nga lindja 1,si dhe është e testuar nën kontroll dermatologjik dhe pediatrik.

    1 Përfshi dhe neonatët.  

  • Përkujdesje specifike - Përkujdesje specifike

    Krijuar nga shkencetaret Mustela®, Stelatria® favorizon riparimin e lëkurës dhe qetëson me shpejtësi zonat e irrituara të lëkurës së fëmijës tuaj: Pickimet nga insektet, shenja të lisë së dhenve, perlekje ... Nuk lejon krijimin e shenjave dhe lëkura rifiton rehati dhe butësi.

  • Përkujdesje gjatë ndërrimit - Përkujdesje gjatë ndërrimit

    Mustela® propozon për zonën delikate të të ndenjurave, përkujdesje specifike efikase dhe me tolerancë të lartë, gjatë çdo ndërrimi të pelenave.

  • Përkujdesje mbrojtëse nga dielli për bebe dhe fëmijë - Mustela Soins Solaires

    Përkujdesjet foto-mbrojtëse SPF 50+, me tolerancë të lartë, të formulara specifikisht për të mbrojtur me efikasitet kundër rrezeve UVA dhe UVB, lëkurën jashtëzakonisht të brishtë të bebeve dhe fëmijëve përballë diellit.

  • Përkujdesje e krustave të qumështit - Krustat e qumështit

    Krustat e qumështit janë skuama lëkure të zakonshme tek bebet e sapolindura. Lëkura, akoma e pamaturuar e të sapolindurit përballet me shumë agresione të jashtme dhe mjedisore. Që nga ditët e para, lëkura e kokës (dhe / ose e ballit) të fëmijës mund të reagojë dhe të formojë koricka të vogla ngjyrë kafe. Këto krusta të qumështit nuk janë të lidhura me ushqyerjen e bebes, por me një sekretim të lartë të sebumit për të formuar një shtresë mbrojtëse në lëkurë. Krustat e qumështit mund të shkaktojnë ndjesi kruarjeje dhe diskomforti tek fëmija gjatë krijimit te tyre. Përkujdesja Soin Croûtes de lait Mustela është krijuar posaçërisht për lëkurën e të sapolindurve: qetëson dhe hidraton lëkurën e kokës për të larguar krustat e qumështit dhe kufizon rishfaqjen e tyre që nga dita e parë e lindjes (1). Një gamë përkujdesjeje me një krem dhe një shampo hipoalergjenike, me tolerancë të lartë kutane dhe okulare që nuk përmban parfum, paraben, ftalat, fenoksietanol. (1) duke përfshirë edhe neonatët.