Një histori emocioni dhe risish

Prej mëse 60 vjetësh, “Mustela” shënon një nga historitë më të suksesshme të përkujdesit dhe të mbrojtjes  për bebet dhe nënat në mbarë botën. Bartës të një emocioni të veçantë falë aromës së tyre të paimitueshme, produktet “Mustela”kalojnë nga nëna te fëmija prej më shumë se tre brezash.     

Pararendëse që në fillim, “Mustela” i ka shumëfishuar risitë gjatë viteve për të përfshirë përparimet e fundit shkencore në produktet e saj dhe për t’iu përgjigjur sa më mirë pritshmërive të prindërve të rinj. Këto revolucione të vogla e kanë ndryshuar pak nga pak jetën e përditshme të bebeve dhe nënave: koncepte të reja, formula të reja, struktura të reja, produkte dhe paketime më praktike… Të njohura ndërkombëtarisht, këto risi kanë qenë gjatë 15 viteve të fundit subjekt i 635 certifikimeve të depozituara nga Laboratorët “Expanscience” në botë.

Sot, me 50 produkte të katër linjave të saj në varësi të vendeve, “Mustela” dëshmon më shumë se kurrë ekspertizën e saj të veçantë dermatologjike. Plot risi, siguri, efikasitet dhe gjithmonë natyrale, përkujdesjet “Mustela” mbrojnë lëkurën e bebeve dhe të nënave të reja  sot dhe për të ardhmen.

 

Dërgo

Zbuloni fazat e rëndësishme të historisë së “Mustela”

1950

 

Lindja e “Mustela”
Paul Berthomé, babai i presidentit aktual të ndërmarrjes, u bashkua me një farmacist dhe krijoi Laboratorët “Expanscience”. Falë kontakteve me nënat, të dy kuptojnë se nuk ka zgjedhje tjetër për pastrimin e bebeve përveç sapunit, i cili njihet për pasojat e tij në tharjen dhe ashpërsimin e lëkurës. Ata përpunojnë një produkt 2 në 1 ku bashkohen aftësitë pastruese dhe cilësitë qetësuese: qumështi i parë pastrues në Evropë i konceptuar veçanërisht për bebet. Një revolucion i vërtetë!

 

 

 

 

 

 

1960

Krijimi i gamës së parë për mbrojtje nga dielli për bebe    

Lëkura e ndjeshme e bebes ka nevojë për një mbrojtje të posaçme ndaj diellit: “Mustela”është marka e parë që e ofron këtë.

1979

Hedhja në treg e linjës “Mustela Femme” (“Mustela për gra”)     

Për herë të parë, gratë shtatzana dhe nënat e reja përfitojnë produkte të krijuara posaçërisht për lëkurën e tyre delikate.

 

1982

Krijimi i Fondacionit “Mustela”                

 Nën patronazhin e “Fondation de France”, Fondacioni “Mustela” përkrah veprimtaritë për zhvillimin e fëmijës.

 

1987

Hedhja në treg e xhelit të parë 2 në 1 për flokë dhe trup
Ideal kur udhëton me beben, ky produkt i ri lehtëson jetën e nënave.
                                                                              

 

 

 

 



Hedhja në treg e Creme pour le change
Skuqjet e të ndenjurave nuk janë më një shqetësim! Nënat kanë mundësinë të mbrojnë të ndenjurat e bebeve të tyre sa herë i ndërrojnë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

1990

Hedhja në treg e letrave të para të lagura për bebe
Veçanërisht e vlerësuar nga nënat aktive që kërkojnë prakticitet, kjo risi revolucionon mënyrën e ndërrimit të bebes!

 

1994

Hedhja në treg e gamës “Mustela 9 Mois”

Gama e parë e plotë me produkte përkujdesjeje për lëkurën e grave shtatzana dhe të nënave të reja, “Mustela 9 Muaj” u krijon mundësinë grave që të ruajnë sa më mirë bukurinë e lëkurës së tyre për ta shijuar plotësisht periudhën e mëmësisë.

 

 

 

 


Hedhja në treg e dermo - pastruesit të lëngshëm

Ky xhel larës shumë i butë, ideal për përdorim që në lindje, është më i përdoruri sot në maternitetet franceze.

1999

Hedhja në treg e “PhysiObébé”
Një formë e re pastrimi për lëkurën,locioni i parë pastrues pa shplarje për bebet u vlerësua me Çmimin e Inovacionit nga shoqata amerikane “JPMA” (Juvenile Products Manufacturers Association’- USA)

 

 

 

 

 


 

Hedhja në treg e linjës “Mustela Dermo-pédiatrie”
E konceptua veçanërisht për problemet e lëkurës së bebeve dhe të fëmijëve, kjo gamë produktesh përkujdesjeje eksperte nisi me kremin emolient STELATOPIA®, që ushqen lëkurat e thata me tendencë atopike.

2002

Hedhja në treg e Letrave të para të lagura për fytyrën me “PhysiObébé”
Praktike për t’u marrë me vete kudo, ato pastrojnë butësisht fytyrën e bebeve.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

2004

Hedhja në treg e produktit të kujdesit për lëkurën e të ndenjurave STELACTIV®
Falë formulës së tij të re, ky produkt neutralizon veprimtarinë e enzimave përgjegjëse për shfaqjen dhe zhvillimin e irritimeve të epidermës së të ndenjurave, kufizon përhapjen e mikrobeve dhe ripërtërin lëkurën me shpejtësi.

2008

Hedhja në treg e gamës STELAPROTECT®
Gama e parë kushtuar lëkurave intolerante dhe lehtësisht të irritueshme të bebeve dhe fëmijëve, kjo gamë përkujdesjesh “Mustela Dermo-pédiatrié”, zvogëlon ndjeshmërinë e lëkurës për t’i kthyer gjithë rehatinë e saj.

 

 

 

 

 

 

 

2009

Hedhja në treg e përkujdesjeve të reja të  “Mustela 9 Mois”
Linja “Mustela 9 Mois” pasurohet me përkujdesje kushtuar lëkurave të brishta, delikate dhe të prirura ndaj intolerancave.

2013

 

“Mustela Bébé” rikrijon produktet e saj të kujdesit
Pas 10 vjetësh kërkimi, ekspertët e “Mustelës” bëjnë një zbulim të panjohur më parë: krahas brishtësisë së saj, lëkura e bebes ka një pasuri të paimagjinuar qelizash bazale, qelizat "mëmë" të lëkurës. Kjo pasuri qelizore, unike për të gjithë jetën, është tepër e  brishtë dhe e ndjeshme ndaj agresioneve të jetës së përditshme.
Për të mbrojtur këtë pasuri jetësore të çmuar të lëkurës, “Mustela” i rikoncepton produktet e saj  “Mustela Bébé” me formula të reja gjithnjë e më natyrale të pasuruara me një përbërës aktiv të çertifikuar, që quhet Avocado Perseose®.
Biomimetik dhe natyral, ky përbërës aktiv i gjeneratës së re vepron në përputhje të plotë me lëkurën për të mbrojtur pasurinë e saj qelizore dhe për të forcuar shtresën mbrojtëse të lëkurës së foshnjës. Për të disatën herë, “Mustela” është në pikënisje të një revolucioni për sa i përket kujdesit për lëkurën e bebeve.