Sekreti i lëkurës së bebesTetor 2013

Mustela zbulon misterin e lëkurës së bebes

 

Mustela ka zbuluar një sekret të fshehur mirë në thellësinë e lëkurës së bebeve: një pasuri e çmuar e qelizave origjinale që përfaqësojnë burimin e saj të vërtetë të jetës.
 

Lëkura e bebeve është e brishtë dhe ka nevojë të mbrohet: Ekspertët kanë qenë prej kohësh të vetëdijshëm për këtë  dhe të gjithë neve na mjafton që të ledhatojmë butësinë e lëkurës  për ta kuptuar intuitivisht. Por pas brishtësisë së saj qëndron një forcë që askush nuk e dinte që ekzistonte deri më tani! Kjo është çfarë studiuesit Mustela në laboratorët Expanscience, kanë zbuluar pas dhjetë vjetësh pune të vazhdueshme, në bashkëpunim me specialistët kryesorë ndërkombëtarë.
 
Një pasuri e paimagjinueshme
Çfarë lloj thesari është? Një pasuri e çmuar në qeliza origjinale që përfaqësojnë burimin e vërtetë të jetës, që sigurojnë rigjenerimin e lëkurës dhe ruajtjen e ekuilibrit të saj të përgjithshëm, gjatë gjithë jetës sonë. Në  numër maksimal në lindje kjo pasuri qelizore është unike për gjithë jetën.Por ajo është edhe jashtëzakonisht e ndjeshme ndaj agresioneve të jetës së përditshme si: rrezet UV, era, i ftohti, ngrohja apo edhe ndotja të cilat çdo ditë e vënë në provë. Për të mbrojtur të ardhmen e lëkurës së bebes është thelbësore që të mbrohet që nga dita e parë e lindjes. 
 
Kërkesa të reja, produkte të reja!
Një ndërgjegjësim i vërtetë për ekspertët dhe të gjitha nënat! Pas këtij zbulimi themelor, përkujdesjet e lëkurës së bebes nuk mund të jenë më të njëjtat dhe këtë Mustela e ka kuptuar shumë mirë. Produktet e reja Mustela Bébé janë më të sigurta, më efektive dhe më natyrale për t'iu përgjigjur në mënyrë të përkryer të gjitha nevojave të lëkurës së bebes që nga lindja, të shoqërojnë zhvillimin e saj në harmoni duke e ruajtur pasurinë e saj në qeliza, për të siguruar që të jetë e shëndetshme, sot dhe për të ardhmen!
 
Për të mësuar më shumë rreth përkujdesjeve të reja Mustela Bébé, shihni artikullin : Mustela Bébé sjell një imazh të ri.
Për të mësuar më shumë rreth këtij zbulimi të pabesueshëm, shihni historinë e revolucionit Mustela.
 
Reagoni ndaj këtij artikulli

Dërgo

LEXO GJITHASHTU:

4.5
Gama e produkteve Mustela Bébé është rikrijuar për të siguruar një mbrojtje të re të përforcuar për lëkurën e bebeve.