Jeta e produkteve Mustela

  • cycle-sm-asset-01.jpg
    Furnizimi
  • cycle-sm-asset-02_3.jpg
    Konceptimi
  • cycle-production.png
    Prodhimi
  • cycle-sm-asset-04_0.jpg
    Shpërndarja dhe komunikimi
  • cycle-sm-asset-05_1.jpg
    Përdorimi
  • cycle-sm-asset-06_0.jpg
    Fundi i jetës së produkteve
  • Furnizimi

    Në çdo etapë të jetës së produkteve të saj, Mustela përpiqet të minimizojë ndikimin e tyre mbi mjedisin dhe të ndërtojë marrëdhënie të drejta me partnerët e saj. Zbuloni veprimet tona aktuale dhe angazhimet tona për të ardhmen në fushën mjedisore, sociale dhe shoqërore.

     

    Ne u kushtojmë vëmendjen më të madhe kushteve të prodhimit të lëndëve tona të para:


    - Ne përdorim në radhë të parë lëndë të para të prodhuara duke respektuar biodiversitetin dhe të drejtat e popullsive lokale. Për shembull, në Peru, ne u japim përparësi avokadove të mbledhura në luginat që arrihen me vështirësi. Ky veprim lejon të dinamizohet ekonomia lokale dhe të mbahen në punë të përhershme prodhuesit : në fakt, për shkak të mungesës së blerjeve të rregullta të frutave të tyre, zgjidhja e tyre e vetme është shpesh eksodi rural drejt qyteteve të mëdha.

     

    - Ne përfshijmë kritere të zhvillimit të qëndrueshëm në ftesat tona për oferta dhe i inkurajojmë furnizuesit tanë të veprojnë për mbrojtjen e biodiversitetit, duke respektuar ekosistemet dhe popullsitë lokale. Për t'u siguruar që kërkesat tona janë marrë parasysh, ne kryejmë auditime të rregullta në terren.

     

    - Që prej dhjetorit 2011, Laboratorët Expanscience janë anëtarë zyrtarë të Unionit për BioTregtinë Etike (UEBT), shoqatë ndërkombëtare me qëllim jofitimprurës, e cila promovon praktika etike të furnizimit me përbërës të marrë nga biodiversiteti. Për të hyrë në UEBT, Laboratorët Expanscience kanë demonstruar angazhimin e tyre në lidhje me kritere të shumta: respektim i biodiversitetit, i të drejtave të njeriut dhe i mjeshtërive tradicionale, ndershmëri në biznes,  ndarje e drejtë e të ardhurave gjatë gjithë zinxhirit të furnizimit.

     

    - Deri në vitin 2015, 100% e degëve tona vegjetale do të kenë vënë në zbatim një plani veprimi RSE.

  • Konceptimi

    Që nga zgjedhja e përbërësve deri tek ambalazhet, produktet tona janë konceptuar në mënyrë të tillë që të reduktohet ndikimi i tyre mbi Njeriun dhe mjedisin:


    - Për të njëjtën siguri e efikasitet, ne u japim përparësi përbërësve me origjinë natyrore të marrë nga bimë të përzgjedhura në mënyrë rigororoze. Kështu, produktet Mustela Bébé përmbajnë sot mesatarisht 92 % përbërës me origjinë natyrale.

     

    - Kur natyra nuk na lejon të plotësojmë kërkesat tona, ne ia lejojmë vetes të përdorim përbërës sintetikë të nxjerrë në pjesën më të madhe me anë të proceseve që respektojnë Njeriun dhe mjedisin.


    - Ne e kemi të ndaluar përdorimin e një numri të madh përbërësish të dyshimtë ose që kanë një ndikim negativ mbi mjedisin: të gjitha përkujdesjet Mustela janë përgatitur pa paraben, pa phtalate, paphenoxyetanol, pa vajra esencialë, pa alkool, etj.


    - Për të shmangur ndotjen e ujërave, të gjitha produktet e lëngshme për larje janë të biodegradueshme (norma OCDE 302B).


    - Ne po punojmë me qëllim që 100 % e produkteve të reja Mustela të jenë të eko-konceptuar më 2015.

     

     

    Për ambalazhet tona, ne përdorim një qasje eko-konceptimi të mbështetur mbi qasjen e 3 veprimeve: të reduktojmë, të zëvendësojmë, të riciklojmë. Kjo shprehet përmes aksioneve të shumta:


    Të reduktojmë


    - Ambalazhet e tepërta dhe shënimet e panevojshme të produkteve Mustela janë hequr dhe disa ambalazhe plastike janë lehtësuar. Deri në fund të vitit 2012,  konsumi ynë i lëndës plastike u zvogëlua me 22 tonë dhe u kursyen 78 tonë letër e karton. Kursimi i lëndës plastike do të arrijë në 60 tonë gjatë vitit  2013, si pasojë e një pune të re për lehtësimin e shisheve.

     

    - Të zëvendësojmë 


    - Ne përdorim vetëm letër e karton të nxjerrë nga pyje të menaxhuar në mënyrë të qëndrueshme dhe të certifikuar FSC ose PEFC për prodhimin e kutive dhe broshurave Mustela Bébé dhe Mustela Solaires.
    - Ambalazhet prej kartoni Mustela janë shtypur të gjithë me bojëra me bazë vajrash bimore.
    - Falë integrimit të pjesshëm të plastikës së ricikluar në tubetat dhe flakonet e disa elementeve të gamave Mustela Bébé, STELATOPIA dhe STELAPROTECT, ne e kemi reduktuar me 4,3 tonë konsumin e plastikës së virgjër.
     

    - Të riciklojmë

    - 100 % e flakoneve Mustela janë të riciklueshme sipas kritereve franceze të seleksionimit. Në këtë mënyrë, në vitin  2012, u mblodhën dhe u ricikluan 127 tonë plastikë (sipas : normave të Eko-amabalazheve  – janar 2012 – produkte modele të shitura)

     

    Së fundi,  që prej shumë vjetësh ne po reflektojmë në lidhje me eko-konceptimin e objekteve tona promocionale, me qëllim që të reduktojmë ndikimin e tyre mbi Njeriun dhe  mjedisin.

  • Prodhimi

    Laboratorët Expanscience shumëfishojnë nismat për të minimizuar ndikimin mjedisor të prodhimit të produkteve të tyre dhe për t'u ofruar të gjithë bashkëpunëtorëve kushte pune të këndshme dhe të denja:

    - Ndërmarrja ka vënë në zbatim  një sistem menaxhimi mjedisor në vendin e saj të prodhimit dhe të Kërkim-Zhvillimit të Epernon dhe ka çertifikatë ISO 14001. Mbështetur në parimin e përmirësimit të vazhdueshëm, ky sistem referimi ndërkombëtar synon të zotërojë e të kufizojë gradualisht ndikimin mjedisor të aktiviteteve të një ndërmarrjeje.


    - Në këtë vend prodhimi janë kryer investime për të reduktuar ndikimin mjedisor: menaxhim i mbetjeve, reduktim i konsumit të ujit dhe energjisë, etj.

     

    Expanscience përpiqet të përmirësojë sigurinë në punë për bashkëpunëtorët e saj. Veprime trajnimi dhe sensibilizimi janë organizuar në lidhje me këtë temë. Përveç këtyre veprimeve aktuale, Laboratorët Expanscience i kanë vënë vetes objektiva ambiciozë për vitet e ardhshme :

    - Ndërmarrja angazhohet të reduktojë me 20 % mbetjet e saj, konsumin e ujit dhe të energjisë në vendin e saj të prodhimit dhe të Kërkim-Zhvillimit në Epernon në vitet 2010 - 2015, si dhe emetimin e gazrave me efekt serë gjatë viteve 2008 - 2015 (përveç filialeve dhe furnizuesve).


    - Deri në vitin 2015, Expanscience zotohet gjithashtu të realizojë 100 % të programit "cilësia e jetës në punë".

  • Shpërndarja dhe komunikimi

    Përgjegjësia jonë nuk përfundon me prodhimin e produkteve tona. Ne kujdesemi gjithashtu të minimizojmë ndikimin mjedisor të shpërndarjes së tyre: ne i përgatisim porositë tona me kujdesin më të madh, në mënyrë që të shmangim kthimin mbrapsht, ne i grupojmë ato dhe zgjedhim me përparësi mënyrat e transportit më pak ndotëse.

    Ne përpiqemi gjithashtu të komunikojmë në mënyrë të përgjegjshme dhe të sinqertë:
     

    - Ne përdorim me përparësi faqen tonë të internetit për të komunikuar në lidhje me produktet tona dhe qasjen tonë.


    - Ne mbajmë parasysh ndikimin mjedisor të materialeve të përdorura për zhvillimin e mjeteve tona të komunikimit: ne përdorim për shembull karton të nxjerrë nga pyje të menaxhuara në mënyrë të qëndrueshme dhe materiale të ricikluara dhe/ose të riciklueshme.


    - Ne kujdesemi shumë që të komunikojmë me transparencë të plotë në lidhje me zgjedhjen e përbërësve tanë, përpunimin e produkteve tona, bindjet dhe aksionet tona.


    - Ne i ftojmë rregullisht partnerët tanë (profesionistë të shëndetit, studentë, bashkësi lokale…) që të vizitojnë qendrën tonë industriale.


    - Laboratorët Expanscience bashkëpunojnë me komitete të ndryshme ekspertësh shkencorë për përgatitjen e udhëzuesve që lejojnë përhapjen e dijeve të tyre tek të tjerët.


    - Shkëmbime çdo dy vjet zhvillohen me palët e interesuara të Expanscience (përfaqësues të OJQ-ve, shoqata, konsumatorë, pacientë…) dhe ekspertë.


    - Në vitin 2009, Laboratorët Expanscience aderuan në Kartën e Komunikimit të Përgjegjshëm të Unionit të Reklamuesve, e cila i detyron të komunikojnë në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme me përdoruesit e tyre dhe të përfshijnë ndikimin mjedisor në zgjedhjen e mjeteve të komunikimit.

  • Përdorimi

    Produktet tona janë konceptuar në mënyrë të tillë që përdorimi i tyre të jetë praktik dhe i këndshëm për ju dhe beben tuaj, por edhe për të shmangur humbjet:

    - Kur është e mundur, ne përdorim ambalazhe që nxjerrin dozën e duhur të produktit (flakon-pompë, tubet-pompë).

    - Ambalazhet tona lejojnë një ruajtje optimale të përkujdesjeve tona, të cilat mund t'i përdorni kështu deri në fund duke përfituar të njëjtat cilësi.

    - Për fëmijën tuaj, ne ju propozojmë konkretisht shampo 2 në 1 për trupin dhe flokët, që shmangin shumëfishimin e produkteve në banjë.


    - Ne propozojmë gjithashtu paketime të mëdhenj, për të kufizuar numrin e ambalazheve të përdorura.

  • Fundi i jetës së produkteve

    Ne kujdesemi që produktet tona të kenë sa më pak ndikim mbi mjedisin pas përdorimit të tyre: kështu, të gjitha kutitë prej kartoni Mustela dhe 100 % e shisheve Mustela janë të riciklueshme (përveç kampionëve dhe sipas kritereve franceze të riciklimit),dhe të gjithë produktet tona larëse janë të biodegradueshme(norma OCDE 302B).
    Duke seleksionuar në mënyrë korrekte në banjën tuaj, edhe ju kontribuoni për të kufizuar ndikimin mjedisor të produkteve Mustela : për të mësuar më shumë, konsultoni rekomandimet tona mbi veprimet e duhura që duhet të kryejmë në banjë!

     

Dërgo