Një ekspertizë e veçantë dermatologjike

E specializuar për lëkurën e bebes që prej  60 vjetësh, “Mustela” kryen vazhdimisht kërkime të reja për të kuptuar më mirë nevojat dhe veçoritë e lëkurës së  bebes. Falë kësaj ekspertize të veçantë, e përforcuar sot nga zbulime të reja madhore, “Mustela” ofron për të gjitha bebet dhe nënat e tyre përkujdesje gjithnjë e më efikase, më të sigurt dhe më natyrale.

 

Të kuptosh më mirë që të mbrosh më mirë

Kërkuesit e markës “Mustela” në Laboratorët “Expascience”, të pasionuar pas kërkimeve për lëkurën e bebeve, punojnë rregullisht në bashkëpunim me specialistë të  njohur në dermatologji dhe në pediatri, sidomos në kuadër të kongreseve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në bashkëpunim me ekspertët më të mëdhenj ndërkombëtarë, “Mustela” ka nisur një program kërkimor, të parin e këtij lloji, kushtuar lëkurës së bebes që në ditët e para të jetës. Për herë të parë në botë, kërkuesit e markës “Mustela” kanë arritur të rikrijojnë me sukses lëkurën e  bebes në laborator  me qëllimin për ta eksploruar që nga sipërfaqja deri në thellësi, në brendësi të qelizave dhe gjeneve.

 

Një pasuri e çmuar qelizore që duhet ruajtur

“Mustela” ka bërë një zbulim madhor: lëkura e foshnjës ka një pasuri qelizash burimore,  të cilat janë në numrin e tyre maksimal në lindje, por  tepër të ndjeshme në vitet e para të jetës, periudhë gjatë të cilës ndërtohet shtresa mbrojtëse e lëkurës. Këto qeliza të veçanta e të brishta janë shumë të çmuara, pasi ato janë përgjegjëse për gjithë jetën për ripërtëritjen e lëkurës dhe për ruajtjen e ekuilibrit të përgjithshëm të saj.

 

Një lëkurë e brishtë dhe e pamaturuar që kërkon përkujdesje

“Mustela” ka zhvilluar gjithashtu për herë të parë kërkime mbi funksionin e shtresës mbrojtëse të lëkurës së bebeve që në lindje. Si një mburojë, shtresa mbrojtëse e lëkurës mbron organizmin nga rreziqet e mjedisit rrethues dhe e lejon lëkurën që të ruajë një nivel të mirë hidratimi, që është jetësor për qelizat. Por lëkura e bebes, e pamaturuar dhe delikate, nuk e përmbush  ende plotësisht rolin e shtresës mbrojtëse.
Kërkimet nga “Mustela” kanë treguar se në fakt duhen shumë vite që shtresa mbrojtëse e lëkurës të arrijë fazën e pjekurisë. Deri në moshën dy vjeç lëkura është shumë e brishtë ndaj sulmeve të jetës së përditshme dhe ende e paaftë që të ruajë një nivel të mirë hidratimi. Ajo ka nevojë absolute që të ushqehet dhe të forcohet në mënyrë të përditshme

 

Më e mira e shkencës për lëkurën e bebeve

Falë njohjes së thellë të lëkurës së të porsalindurve dhe bashkëpunimit të përhershëm me profesionistë të shëndetit (farmacistë, dermatologë, pediatër, toksikologë, alergologë, gjinekologë), “Mustela” ju propozon produkte përkujdesjeje profesionale që u përgjigjen plotësisht nevojave të të gjitha lëkurave të bebeve që në lindje.
Të sigurta, efikase dhe gjithnjë e më natyrale, produktet “Mustela” shoqërojnë në mënyrë harmonike zhvillimin e lëkurës së bebes suaj dhe e mbrojnë atë duke e përgatitur që sot për të ardhmen.

Dërgo