Siguri dhe efikasitet i vërtetuar

Asgjë nuk vlen më shumë se fëmija juaj, prandaj siguria dhe efikasiteti janë përparësitë absolute të markës “Mustela” që prej fillimeve të saj. Bazuar fuqimisht në ekspertizën e Laboratorëve “Expanscience”, “Mustela” zhvillon në mënyrë të vazhdueshme kërkime të reja për lëkurën e bebeve dhe kryen teste strikte për çdo produkt të saj para se t’ia ofrojë publikut. Duke zgjedhur “Mustela”, ju garantoheni se po përdorni një produkt efikas dhe të sigurt, që në përdorimin e parë të tij e deri në fund.

 

Formula në përputhje të plotë me lëkurën

Për t’u kujdesur për lëkurën delikate të bebeve, të grave shtatzëna dhe të nënave të reja, “Mustela” zgjedh me shumë rigorozitet përbërësit që bëhen pjesë e  produkteve të saj:

  • Çdo formulë përpunohet duke pasur parasysh veçoritë e lëkurës së bebes, qoftë e shëndetshme apo me probleme, të grave shtatzëna apo të nënave të reja.
  • Të gjitha produktet “Mustela” janë hipoalergjenike: ato përjashtojnë çdo substancë irrituese dhe janë të formuluara për të minimizuar rreziqet e reaksioneve alergjike.Teste të kryera nën kontrollin mjekësor nga laboratorë të specializuar të pavarur kanë konfirmuar tolerancën e lartë të tyre.
  • Shumë substanca të diskutueshme janë përjashtuar nga produktet “Mustela”, si parabenet, fenoksietanoli, phtalatet, EDTA apo klorfenezina.
  • “Mustela” u jep përparësi përbërësve natyralë apo me prejardhje natyrale: sot, produktet “Mustela Bébé” përmbajnë mesatarisht 92% përbërës me prejardhje natyrale.
  • Perseose e avokados®, përbërës aktiv natyral i pranishëm në pjesën më të madhe të gamës së produkteve “Mustela Bébé”, është përzgjedhur për përputhjen e saj të përkryer me lëkurat më delikate: duke qenë biomimetike, te kjo substancë ndërthuren toleranca maksimale dhe efikasiteti i synuar.

 

Ruajtje në kushtet optimale

2_securite_efficacite“Mustela” i kushton rëndësi të veçantë ruajtjes së mirë të produkteve të saj, një garanci sigurie për përdoruesit e saj.

  • Konservuesit e diskutueshëm si parabenet apo fenoksietanoli janë të përjashtuar nga formulat e “Mustelës”.
  • “Mustela” përdor vetëm konservues të miratuar nga autoritetet shëndetësore dhe që janë provuar për efikasitetin dhe padëmshmërinë e tyre për lëkurat më delikate.
  • Vetë konceptimi i formulave “Mustela” (zgjedhja e pH-it dhe e përbërësve) si dhe realizimi i testeve të kontrollit mikrobiologjik për secilën prej tyre, luajnë një rol vendimtar për ruajtjen në gjendje të mirë të produkteve.
  • Disa përkujdesje ”Mustela”, si ato që u shërbejnë lëkurave intolerante apo reaktive (gama STELAPROTECT) nuk përmbajnë asnjë konservues por janë të ruajtura në paketime “airless” (pa ajër), të cilat i mbrojnë nga çdo kontakt me ajrin dhe me mjedisin duke shmangur kështu rreziqet e infektimit.
  • Falë efikasitetit të sistemit të tyre të ruajtjes, produktet “Mustela” ruhen të paktën 30 muaj që nga data e tyre e prodhimit. Data e skadimit tregohet mbi çdo paketim me këtë logo: Logo

 

Ruajtja jo e mirë: kujdes rrezik!
Produktet për bebet përdoren në përgjithësi në banjë, një mjedis i ngrohtë dhe i lagësht që ndihmon shtimin e baktereve dhe të mykut. Nëse infektohen produktet e përkujdesjeve, këta elemente mund të shkaktojnë infeksione, sidomos nëse bëhet fjalë për një bebe. Që të jeni të sigurt, ruajtja e produkteve “Mustela” është një përparësi absolute.

 

Masa të rrepta sigurie

Produktet për bebet përdoren në përgjithësi në banjë, një mjedis i ngrohtë dhe i lagësht që ndihmon shtimin e baktereve dhe të mykut. Nëse infektohen produktet e përkujdesjeve, këta elemente mund të shkaktojnë infeksione, sidomos nëse bëhet fjalë për një bebe. Që të jeni të sigurt, ruajtja e produkteve “Mustela” është një përparësi absolute.

 

Për sigurinë e lëkurës delikate të foshnjave dhe të nënave të reja, “Mustela” zbaton një sërë rregullash të posaçme dhe të rrepta për zhvillimin e produkteve të saj, që shkojnë përtej detyrimeve të parashikuara nga rregulloret:

3_securite_efficacite
Teste padëmshmërie
Para se të përzgjidhet, secila prej formulave të “Mustela” kalon nëpër teste të shumta për të vërtetuar sigurinë e saj të plotë: teste tolerance të lëkurës dhe syve, të hipoalergjenicitetit dhe/ose të fototoksicitetit. Për të vlerësuar sigurinë dhe efikasitetin e produkteve në mënyrë edhe më të sigurt dhe më të thelluar, kërkuesit tanë janë të parët në botë që përdorin modele epiderme bebesh të rikrijuara në laborator për disa prej këtyre testeve.

Vlerësim i teratogjenicitetit (mundësia e dëmtimit të fetusit)
Produktet ”Mustela 9 Mois” u nënshtrohen vlerësimeve të posaçme, të kryera nga një ekspert toksikolog i pavarur, për të vërtetuar që nuk paraqesin rreziqe për fetusin, as për beben që ushqehet me gji.

Teste efikasiteti
Efikasiteti i produkteve “Mustela” vlerësohet nga teste të shumta përdorimi dhe/ose studime klinike të realizuara nën kontrolle dermatologjike, pediatrike dhe/ose gjinekologjike.

4_securite_efficaciteKontrolle gjatë dhe pas prodhimit
Produktet “Mustela” kontrollohen në faza të ndryshme të prodhimit të tyre, për të verifikuar veçanërisht nëse janë të paprekura nga bakteret dhe se formula e tyre është e qëndrueshme.

Mbikëqyrje nga ana e kozmeto-vigjilencës
Pas hedhjes për shitje, produktet “Mustela” janë ende nën mbikëqyrje nga sistemi i kozmeto-vigjilencës: nëse njoftohet një efekt i padëshirueshëm, ai analizohet menjëherë me qëllim që të njihet shkaku i problemit dhe të gjendet një zgjidhje.

Dërgo