Përbërësit “Mustela”

Që në fillim, “Mustela” u ka dhënë përparësi përbërësve me origjinë natyrore dhe merr prej botës vegjetale shumicën e përbërësve  aktive dhe përbërësve që përmbahen në produktet e saj të përkujdesjeve. Sot produktet “Mustela Bébé” përmbajnë mesatarisht 92%  përbërës me origjinë natyrale. Zbuloni prejardhjen dhe ndikimet pozitive të bimëve prej nga vijnë përbërësit kryesorë aktivë të “Mustela”.
 

 

Avokado Luledielli Lupinus Karite Aloe vera

 

Avokado

Origjina
Pjesë e familjes së Lauraceae, bima e avokados (Persea Gratissima) është një pemë me lartësi mesatare (10 m) me gjethe vezake me ngjyrë të gjelbër të errët. Ajo jep një fryt në në formë dardhe, avokadon. Ky mund të qëndrojë për shumë muaj në degë pa u pjekur: vetëm pasi këputet nga pema, tuli i tij fillon të zbutet. Nën lëkurën e tij të trashë të gjelbër, ai ka një bërthamë të madhe të rrethuar nga një tul i butë, i yndyrshëm dhe aromatik që përdoret në gatime të ndryshme, të ëmbla dhe të kripura.
I konsumuar prej mëse 10 000 vjetësh në Amerikën Qendrore, krahina e tij e origjinës, avokadoja konsiderohej nga fiset Maja dhe Aztekët si një fryt i shenjtë dhe simbol i jetës. Shumë i përdorur në kuzhinën e Amerikës Qendrore, ai vlerësohej gjithashtu për vetitë e tij kozmetike e mjekësore: përdorej për të hidratuar dhe mbrojtur lëkurën, për të ushqyer flokët, por edhe për të përmirësuar tretjen apo për të luftuar ethet.
Në shekullin XVI, avokadoja u fut në Evropë nga pushtuesit spanjollë me emrin “dardhë Amerike”. Megjithatë, francezëve iu deshën edhe 400 vjet të tjera për ta përdorur: vetëm gjatë viteve 1960 fryti u shfaq në tryezat franceze dhe vetëm pas viteve 1980 u bë popullor. Në të njëjtën kohë, shkencëtarët zbuluan tek ai veti të reja për lëkurën dhe sot është një nga përbërësit e parapëlqyer në kozmetikë.
 

Vlerat
I njohur për vlera të pasura në vitamina, minerale dhe acide yndyrore themelore (esenciale), avokadoja është aleat i lëkurave delikate. Kërkuesit  tanë kanë nxjerrë prej tij disa lëndë aktive me veti të jashtëzakonshme:

  • Avocado Perseose®: përbërës aktiv bazë i formulave të reja të “Mustela Bébé”, Avocado Perseose® shoqëron zhvillimin e funksionit mbrojtës të lëkurës dhe mbron pasurinë qelizore të lëkurës duke vepruar si një mburojë. Avocado Perseose® i përket brezit të ri të përbërësve aktivë  biomimetikë: duke vepruar në përputhje të plotë me lëkurën, ajo ndërthur efikasitetin e synuar me tolerancën e lartë.
  • Sheqernat e avokados shërbejnë për të qetësuar lëkurat jotolerante dhe lehtësisht të acarueshme duke vepruar në tri nivele: ato ristrukturojnë lëkurën për t’i kthyer funksionin e shtresës mbrojtëse ndaj ngacmimeve të jashtme (rreze UV, era, të ftohtët, ndotja etj.), ato përforcojnë tolerancën e lëkurës dhe ndihmojnë në parandalimin e rrezikut të infektimit. Në këtë mënyrë, lëkurat më të brishta qetësohen menjëherë dhe për një kohë të gjatë.
  • Peptidet e avokados ushqejnë lëkurën, e qetësojnë dhe reduktojnë kruarjet. Veprimi i tyre është veçanërisht i dobishëm për lëkurën e nënave të  ardhshme, e cila pëson tërheqje të shpejta për shkak të shtatzanisë.
  • Vaji i avokados zbut lëkurën, e mbron nga dehidratimi dhe lufton kundër radikaleve të lira. “Mustela” e ka përzgjedhur për produktet e saj të përkujdesjeve ndaj diellit.

Avocado Perseose®, sheqernat e avokados, dhe peptidet e avokados janë përbërës aktivë të  çertifikuar të Laboratorëve “Expanscience”.

Të gjitha vetitë e dobishme  të avokados do t’i gjeni në përkujdesjet “Mustela”:

 

Produkte që përmbajnë peptide avokadoje

Produkte përkujdesjeje që përmbajnë Avocado Perseose ®

 

Restructurant Corps Post-Accouchement

Vergetures Double Action

Vergetures Action Intensive

Soin Spécifique Buste

Baume Allaitement

Shampooing Bébé

Lait de toilette

PhysiObébé

Savon au Cold-Cream

2 en 1 cheveux et corps

Cold-cream visage

Bain Mousse Eveil

Dermo nettoyant

Hydra Bébé Crème visage

Hydra Bébé Lait Corps

 

 


Top

Luledielli

Prejardhja
Luledielli  (Helianthus annuus L.)  është një bimë njëvjeçare e familjes së Asteraceae. Emri i saj do të thotë “që sheh nga është dielli” për shkak të lëvizjes së saj të çuditshme duke u rrotulluar mbi kërcellin e saj për të ndjekur trajektoren e diellit.
Me prejardhje nga Amerika e Veriut, luledielli nisi të kultivohej nga Indianët e Amerikës që para 4000 vjetësh. Indianët dinin që në atë kohë si të nxirrnin vaj nga farat e saj, të cilin e përdornin në kuzhinë, por edhe për përkujdesje ndaj lëkurës dhe flokëve. E sjellë nga pushtuesit spanjollë në shekullin XV, luledielli u mboll shpejt në të gjithë Evropën perëndimore, ku sot është burim i njërit prej tre vajrave ushqimorë më të përdorur (bashkë me atë të ullirit dhe të kolzës).
Me ngjyrë të verdhë të artë, vaji i lulediellit lëshon një aromë të lehtë të ngjashme me atë të lajthisë dhe ka një shije të ëmbël e të këndshme. Shumë i përdorur në kuzhinë, ai zotëron gjithashtu veti të shumta kozmetike pasi është i pasur në vitaminë E dhe acide yndyrore themelore me veti anti-oksiduese, ushqyese, forcuese dhe ripërtëritëse.
 

Vlerat
Substanca Oleodistillat i Lulediellit e markës  “Mustela” merret nga distilimi molekular i  vajit të lulediellit me vlera ushqyese (metodë e çertifikuar nga Laboratorët “Expanscience”). Ky ekstrakt pasurohet me substanca të pasapunizueshme, elementet më të rëndësishme të vajrave. Ekipet kërkimore të “Mustelës” në Laboratorët “Expanscience” kanë përcaktuar se vlerat e dobishme të substancës Oleodistillat të Lulediellit janë të rëndësishme. Duke stimuluar biosintezën e lipideve të epidermës, ajo ushqen lëkurën dhe riparon funksionin e saj mbrojtës ndaj agresioneve të jashtme. Falë vetive të saj zbutëse dhe qetësuese, ajo ul ndjeshëm ndjesitë e irritimit dhe ristrukturon epidermat më të thata. Ajo është një përbërës i parapëlqyer  për përkujdesjet kushtuar lëkurave me tendencë atopike.

Substanca Oleodistillat i Lulediellit është një përbërës aktiv i çertifikuar  i Laboratorëve “Expanscience”.

Të gjitha vetitë e dobishme të lulediellit do t’i gjeni në përkujdesjet “Mustela”

STELATOPIA® Crème émolliente
STELATOPIA® Crème lavante

 


Top

Lupinus

Prejardhja

Lupinus është një bimë barishtore njëvjeçare tepër dekorative e familjes së Asteraceae.  Nga fundi i pranverës e deri në mes të verës, vile me lule të bardha ose blu duken mbi kurorën e gjetheve. Ato pasohen nga bishtaja të gjata që përmbajnë fara petashuqe, shumë të pasura në proteina dhe në lëndë yndyrore.

I pranishëm në mënyrë natyrale në lindje të zonës mesdhetare, lupinus kultivohet sot në të gjithë Evropën, Afrikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sidomos në Australi, që është dhe vendi i parë prodhues i tij në botë. Ai përdoret prej mëse 4000 vjetësh si ushqim për kafshët, por edhe si “pleh i gjelbër” për shkak të aftësisë së tij për të përmirësuar tokën ku mbin. Prej shekullit XIX ai përdoret edhe si bimë zbukuruese dhe si ushqim për njerëzit: farat e tij konsumohen të bluara si miell, ose si turshi. Vlerat e tij mjekësore dhe kozmetike janë zbuluar së fundmi, por aktualisht ato janë vërtetuar nga studime të shumta shkencore.
 

Vlerat

“Mustela” përdor Lupinus të bardhë (Lupinus albus), i cili kultivohet në perëndim të Francës. Kokrrat mblidhen në fillim të vjeshtës, kur ato janë të pjekura dhe të mbushura me lipide. Atëherë mblidhen lëvozhgat (ose cipat) e tyre me qëllimin që prej tyre të nxirret  substanca Lupéol, që gjendet me shumicë në këtë pjesë të farës.

“Mustela” ka përzgjedhur substancën Lupéol për linjën “Mustela 9 Muaj”: kjo lëndë aktive zotëron veti veçanërisht interesante për përkujdesjet e lëkurës gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes. Duke “çtendosur” fibrat e lëkurës, ajo e përgatit për të përballuar më mirë tërheqjet e lëkurës për shkak të shtatzanisë dhe e ndihmon të parandalojë shfaqjen e strijave në lëkurë. Ajo ndihmon në prodhimin e një kolagjeni të cilësisë së mirë, duke përmirësuar elasticitetin dhe butësinë e lëkurës. Së fundi, falë vetive të saj ristrukturuese, ajo ndikon në rivendosjen e  fortësisë së lëkurës pas lindjes.

 

Substanca Lupéol është një përbërës aktiv i çertifikuar nga Laboratorët  “Expanscience”.

 

Të gjitha vetitë e dobishme  të Lupinus-it do t’i gjeni te përkujdesjet “Mustela”:

Restructurant Corps Post-Accouchement
Vergetures Double Action
Vergetures Action intensive
Soin spécifique Buste
Baume allaitement

 


Top

Gjalpi karite

Prejardhja
Pemë e shenjtë e savanave të Afrikës Perëndimore, emri i së cilës ka kuptimin “jetë”-Karite (Butyrospermum Parkii) nuk mund të kultivohet: ajo rritet vetëm në gjendje të egër. E lartë nga 15 në 20 metra, ajo jeton deri në tre shekuj, por i duhen pesëdhjetë vjet që të mbushet plotësisht me fruta.
Frutat e saj në formë veze u ngjajnë arrave të mëdha me ngjyrë të gjelbër të errët. Ato piqen në periudhën e tornadove (nga qershori në shtator) dhe bien vetë mbi tokë, prej nga mblidhen. Përbrenda mbajnë një bajame të pasur me yndyrna dhe vitamina.
Pasi u hiqet lëvorja dhe tuli, këto bajame shtypen dhe ngrohen për të nxjerrë një gjalpë të butë dhe kremoz. Nga Senegali deri në Nil, vetitë e jashtëzakonshme riparuese të këtij hidratuesi natyror njihen prej mijëvjeçarësh. Tradicionalisht, nënat afrikane i përdorin për të mbrojtur trupin e foshnjave nga irritimet.

Vlerat
Cilësitë e rëndësishme të gjalpit të karitesë janë sot tërësisht të njohura nga shkenca dhe “Mustela” jua  sjell të gjitha këto vlera në përkujdesjet e saj. E pasur për nga natyra me acide yndyrore themelore, vitaminë E dhe vitaminë F, gjalpi i karitesë ushqen në mënyrë intensive epidermën dhe i rikthen saj elasticitetin. Ai mbron lëkurën dhe ndikon në mbrojtjen e saj nga ngacmimet e erës dhe të të ftohtit. Lëkurat më të thata dhe të ndjeshme riparohen, qetësohen, zbuten.

Të gjitha vetitë e dobishme  të gjalpit karite në përkujdesjet “Mustela”:

Hydra Bébé Crème visage
Hydra Bébé Lait Corps
Crème pour le change
Cold Cream Visage
STELATRIA® Creme réparatrice assainissante
Vergetures Double Action
Vergeture Action intensive
Baume Allaitement

 


Top

Aloe vera

Prejardhja
Me prejardhje nga Afrika e Veriut, aloe vera është përshtatur në shumë rajone të globit: kjo bimë rezistente dhe e fuqishme rritet kudo, ku klima është e nxehtë dhe e thatë. Sot kjo bimë kultivohet veçanërisht në Spanjë, në Meksikë dhe në jug të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Me gjethet e saj të trasha plot gjemba dhe me ngjyrë të gjelbër në blu, kjo bimë ka formën e një trëndafili të madh, në qendër të të cilit ngrihet si shtizë lulja me ngjyrë të verdhë. Bima mund të arrijë deri në një metër lartësi dhe e arrin periudhën e pjekurisë pas pesë vjetësh. Atëherë mund të fillohet të përdoren gjethet për të nxjerrë prej tyre tulin xhelatinoz, i cili përdoret si në farmaci dhe në kozmetikë.
Dobitë e bimës aloe vera njihen prej mijëra vjetësh: që në periudhën e antikitetit, tuli i saj përdorej për mbylljen e plagëve, si qetësues dhe kurues për djegiet dhe infeksionet e lëkurës. Të gjitha këto veti u vërtetuan shkencërisht më vonë.
 

Vlerat
Ndër varietetet e shumta të aloes, “Mustela” ka përzgjedhur Aloe Vera Barbadensis Miller me prejardhje nga Meksika dhe që ka veti kozmetike të rëndësishme. Tuli i saj i trashë dhe i tejdukshëm nxirret nga gjethet e freskëta, më pas liofilizohet në të ftohtë dhe përfitohet një pluhur i pastër dhe natyror, i cili ruan të gjithë elementet aktive të bimës. Kjo lëndë e përqendruar e bimës aloe vera është veçanërisht e pasur në vitamina, minerale dhe aminoacide.
E përdorur në produktet e përkujdesjeve “Mustela”, Aloe vera ofron vlerat e saj për lëkurën delikate të bebes suaj. Ajo qetëson irritimet dhe riparon epidermat e brishta  duke stimuluar ripërtëritjen qelizore. Intensivisht hidratuese, ajo i kthen elasticitetin lëkurës, e zbut dhe e mbështjell me një shtresë mbrojtëse jo të yndyrshme. Këto cilësi e bëjnë aloen një përbërës të pakrahasueshëm për përkujdesjet ndaj diellit.

Të gjitha vetitë e dobishme  të Aloe vera do t’i gjeni në përkujdesjet “Mustela”:

Lingettes Dermo apaisantes (AVEC et SANS parfum)
PhysiObébé
Lingette Visage
STELAKER® Croutes de lait
STELATRIA® Gel lavant

Dërgo