Fondacioni “Mustela”

Nën patronazhin e “Fondation de France”, garant për ndershmëri dhe transparencë, Fondacioni “Mustela” angazhohet në shërbim të zhvillimit të fëmijës dhe të prindërimit në mbarë botën.

 

Fondacioni “Mustela” u drejtohet profesionistëve të shëndetit të fëmijëve: mami, kujdestare, pediatër,  psikiatër për fëmijë, psikologë e farmacistë. Ai bashkëpunon edhe me publikun e gjerë falë angazhimit të tij në fushën e parandalimit dhe në shumë projekte në terren, në Francë dhe nëpër botë.

 

Gjatë përvojës së tij, veprimtaria e "Fondacionit “Mustela” ka përmbushur 3 misione kryesore:

 

Fondation Mustela

Mbështetja e kërkimit falë dhënies së bursave, të një çmimi për kërkim-veprim dhe të një çmimi për Mamitë.

Fondation Mustela

Përkrahja e arsimimit dhe parandalimit në fushën e shëndetit të fëmijës,

nëpërmjet botimit dhe shpërndarjes falas të broshurave, fletëpalosjeve dhe posterave.

 

Fondation Mustela

Financimi i zbatimit të veprimtarive në terren në fushën e “mirëtrajtimit” të fëmijës në Francë nëpërmjet Çmimit të Pediatrisë Sociale ( i zbatueshëm edhe në Itali) dhe në nivel ndërkombëtar.

 

Dërgo