Garancia e laboratoreve “Expanscience”

Laborator farmaceutik dhe kozmetik me kapital 100% familjar, “Expanscience” zotëron një ekspertizë të mirënjohur për sa i përket trajtimit të artrozës dhe përkujdesjeve të lëkurës, sidomos për bebet, nënat e reja dhe gratë shtatzana.
 

“Piasclédine 300” dhe “Mustela” janë sot marka lider në Francë dhe gjithnjë e më tepër edhe në mjedisin ndërkombëtar.
 

Zhvillimi i shtresës mbrojtëse të lëkurës, i epidermës si dhe i kartilazheve përbëjnë ndër të tjera një nga fushat kryesore të ekspertizës të qendrës sonë për kërkim dhe zhvillim.
 

Shëndeti dhe mirëqenia e njerëzve janë objektivi i punës sonë. Në koherencë me këto objektiva, ndërmarrja jonë është angazhuar në një qasje aktive për sa i përket përgjegjësisë shoqërore të ndërmarrjes (PShN), duke pasur kujdes sidomos për ndikimin që kanë veprimtaritë tona mbi njeriun dhe mjedisin.

Tek “Expanscience”, një qasje e tillë do të thotë zbatimi i një politike furnizimi me lëndë të para bimore duke respektuar prodhuesit dhe vendet e origjinës si dhe një konceptim më ekologjik i produkteve tona. Për sa i përket kërkimit dhe zhvillimit, “Expanscience” mobilizon të gjitha njohuritë e e saj në ekstraktimin e lëndëve bimore për t’u dhënë vlerë, në mënyrë të arsyeshme dhe të sigurt, përbërësve aktivë bimorë të rinj.  

Motor risish dhe vektor dallues, PShN kontribon në përforcimin dhe zhvillimin e pozicionin tonë në fushën e dermo-kozmetikës, reumatologjisë dhe dermatologjisë në tregjet ndërkombëtare. Me vendndodhje në Eure-et-Loir, qendra jonë për Kërkim e Zhvillim dhe kompleksi ynë i prodhimit përbëjnë garancinë më të mirë për prodhimin sipas standardeve franceze të produkteve tona.

 

Shifra domethënëse 2013
 

  • Data e krijimit: 1950
  • Xhiroja për vitin 2013 : 259,4 milion euro
  • 85 vende shpërndarëse
  • 12 degë në Evropë dhe në vendet jashtë BE-së.
  • Numri i bashkëpunëtorëve: 893
  • 57,8 milionë produkte të prodhuara

 

Dërgo