Avocado perseose®

Për të ruajtur pasurinë e veçantë qelizore të lëkurës së bebeve, “Mustela” ka nxjerrë nga avokadoja një përbërës aktiv natyral biomimetik, i cili vepron në përputhje të plotë me lëkurën, për një efikasitet dhe tolerancë sa më të madhe.
 

Biomimetizmi
Në dermo-kozmetikë, flitet për biomimetizëm kur një lëndë aktive apo një përbërës imiton apo riprodhon në strukturën apo në funksionimin e tij atë që është natyrale. Duke vepruar në përputhje të plotë me lëkurën, lëndët aktive biomimetike paraqesin një nivel të lartë  tolerance dhe efikasiteti.

Që prej fillimeve të saj,  “Mustela” i nxjerr përbërësit aktivë kryesorë të produkteve të saj nga bimët. Për të mbrojtur pasurinë e çmuar qelizore të lëkurës së bebeve, kërkuesit e “Mustela” në Laboratorët “Expanscience” zgjodhën mes dhjetëra bimësh, avokadon. Falë njohurive të tyre të veçanta, ata identifikuan tek avokado disa molekula shumë të rralla në natyrë, që kanë si funksion të shoqërojnë frytin gjatë rritjes dhe pjekjes së tij. Pasi u nxorën, u pastruan dhe u përqendruan këto molekula i dhanë jetë një  përbërësi aktiv natyral të certifikuar: Avocado Perseose®.

 

Veti të veçanta dermatologjike

E përshtatshme për nevojat e lëkurës së bebes që në lindje, Avocado Perseose.karakterizohet nga një efikasitet shkencor i vërtetuar:

  • Shoqëron zhvillimin e funksionit mbrojtës të lëkurës, duke përforcuar prodhimin e elementeve kyç të tij (proteina dhe lipide).
  • Ruan pasurinë qelizore, duke vepruar si një mburojë mbrojtëse për qelizat e lëkurës në rast dëmtimi. E testuar klinikisht, Avocado Perseose i përket brezit të ri të përbërësve aktivë biomimetikë: lëndë me origjinë natyrale që kanë aftësinë të veprojnë në përputhje të plotë me lëkurën e bebes dhe që ndërthurin në këtë mënyrë tolerancën maksimale dhe efikasitetin e synuar.
     

Një mënyrë e re mbrojtjeje për lëkurën e bebes suaj

Për të gjitha këto veçori të jashtëzakonshme, Avocado Perseose  është përzgjedhur nga “Mustela” për të qenë pjesë e formulave të reja “Mustela Bébé”. Në këtë mënyrë, në çdo veprim tuaj të përkujdesjes, ju mbroni pasurinë qelizore të lëkurës së bebes suaj dhe shoqëroni në mënyrë harmonike zhvillimin e tij të sotëm për të ardhmen nesër.

 

Një lëndë aktive e sigurt dhe që respekton mjedisin.

Për “Mustelën”, respekti për lëkurën është i pandashëm nga respekti për natyrën: të gjitha produktet “Mustela” janë konceptuar për të minimizuar ndikimin e tyre mbi mjedisin. Në koherencë me këtë qasje, Avocado Perseose, prodhohet në mënyrë të sigurt dhe të përgjegjshme.

 

  • Avokadot e përdorura nga “Mustela” kultivohen sipas praktikave të duhura mjedisore dhe me prejardhje të garantuar, nën mbikqyrjen e  një filiali farmaceutik që i kontrollon  dhe  angazhohet në respektimin e biodiversitetit,

Efikasitet klinikisht i vërtetuar
80% e tipareve të qelizave bazale mbrohen
nga Avocado Perseose  edhe në rast të agresioni  të fortë nga jashtë.

 

Dërgo