123 Vitamin Barrier Cream

Jepni mendimin tuaj
Përkujdesje e plotë e lëkurës së të ndenjurave të bebes:
PARANDALON irritimet dhe skuqjet në çdo ndërrim pelene
QETËSON që në aplikimin e parë
RIPARON lëkurën për një kohë të gjatë


Vetitë: 

123 Vitamin Barrier Cream i Mustela Bébé është formuluar specifikisht për të vepruar mbi burimin e faktorëve shkaktarë të irritimeve dhe skuqjes dhe garanton kështu një efikasitet të trefishtë:

 

 

 

TOLERANCË E LARTË QE PREJ LINDJES

Kremi i ri 123 Vitamin Barrier cream është testuar klinikisht në kushte ekstreme përdorimi, kështu që ju mund ta përdorni çdo ditë. Formuluar 98% përbërës me origjinë natyrale, pa parfum dhe pa konservues, kremi garanton tolerancë maksimale për përdorim që nga dita e parë e lindjes*.

                                                

Për t’ju siguruar që ndërrimi i pelenave do të jetë një moment i këndshëm,  kremi  i ri  Mustela 123 Vitamin Barrier Cream mund të aplikohet dhe pastrohet me lehtësi.

 

* përfshi dhe neonatët.

 

Efikasitet i provuar: 

EFIKASITET I VËRTETUAR KLINIKISHT

 100% e pediatërve dhe dermatologëve konfirmojnë vetitë parandaluese të produktit (1)

 

 Reduktohet më tepër se  80% diskomforti i lëkurës që nga dita e parë e përdorimit (2)

 

 Reduktohet në 80% risku i përsëritjeve (3)

Studime klinike në  (1) 60 bebe (vlerësim klinik) – (2) 60 bebe (vetë-vlerësim) – (3) shkalla e përsëritjeve e llogaritur në bazë të studimit (1) dhe (2).

 

 Një formulë e mirënjohur për nënat

-      Shumë e lehtë në aplikim: 98%

-      Produkt që mbetet në lëkurë gjatë ndërrimit të pelenave: 95%

-      Mund të pastrohet plotësisht: 92%

-      Aromë e këndshme: 93%

 

Studim klinik i realizuar nën kontroll dermatologjik dhe pediatrik në 120 bebe për 4 javë. 

Këshilla përdorimi: 

MËNYRA E PËRDORIMIT:

 

Që nga dita e parë e lindjes*, aplikoni një shtresë të trashë kremi në të ndenjurat e thata dhe të pastra të bebes sa herë që e ndërroni atë.

Konsultohuni me mjekun nëse shfaqen lezione me lëngëzim apo që zgjasin në kohë. 

 

Kënaqësi përdorimi:


I lehtë në aplikim dhe në fshirje, 123 Vitamin barrier cream mund të aplikohet lehtë në zonën e të ndenjurave të bebes.

I disponueshëm në tubet  50 ml që mund të mbahet lehtësisht me vete kur jeni në lëvizje. 
 

 

* përfshi dhe neonatët.

 

Përbërësit dhe natyraliteti: 

 

98% përbërës me origjinë natyrale

Përbërës aktivë me origjinë natyrale:

. Avocado Perseose

. Alcacea Oxeoline

. Sunflower oil distillate

. Zinc oxide

0% konservuesë – 0% parfum

 

Formulë hipoalergjenike me tolerancë të lartë kutane**. Testuar dermatologjikisht nën mbikqyrje pediatrike për siguri të plotë në përdorim.

Përbërësit

Aqua (water), Zinc Oxide, Caprylic/Capric Triglyceride, Coco-Caprylate/Caprate, Polyglyceryl-2-Dipolyhydroxystearate, Glycerin, Cera Alba (Beeswax), Persea Gratissima (Avocado) Oil, Polyglyceryl-3 Diisostearate, Ethyl Linoleate, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil Unsaponifiables, Magnesium Sulfate, Stearalkonium Hectorite, Levulinic Acid, Caprylyl Glycol, Capryloyl Glycine, Sodium Levulinate, Undecyl Dimethyl Oxazoline, Propylene Carbonate, Persea Gratissima (Avocado) Fruit Extract

 

Veprime mbrojtëse për ambientin       
Hidheni paketimin e boshatisur dhe tubetin e përdorur në koshin e mbetjeve shtëpiake për t’u ricikluar.

* Formuluar për të minimizuar risqet e reaksioneve alergjike

 

Zbuloni edhe: