Veprimet e duhura në banjë

Banja është një nga ambientet e shtëpisë ku ne konsumojmë më shumë energji: ujë, energji elektrike, ngrohje… Ne përdorim aty edhe shumë produkte që mund të kenë ndikim mbi mjedisin tonë. Me qëllim që higjiena dhe kujdesi për familjen të mos kryhen në dëm të planetit, le të kryejmë veprimet e duhura në banjë !

 

Uji

Water

  • Mësohuni ta lani beben tuaj me ujë 36°Celcius në vend të 37°C : e këndshme për fëmijën tuaj, kjo temperaturë do t'ju lejojë të zvogëloni konsumin e ujit të ngrohtë duke ruajtur më mirë dhe lëkurën e tij delikate.
  • Për veten tuaj, preferoni dushin në vend të vaskës: një larje me dush prej 5 minutash konsumon 60 deri 80 litra ujë, kundrejt 150 deri 200 litra për një vaskë*. Sigurisht me kusht që ta mbyllni rubinetin gjatë kohës që sapunoseni dhe që të mos e zgjasni pafundësisht kënaqësinë e dushit!
  • Për fëmijën tuaj, mos e mbushni shumë vaskën : disa centimetra ujë mjaftojnë për ta larë dhe kënaqur atë.
  • Instaloni kursyes uji në rubinete dhe koka dushi.
  • Mos e lini asnjëherë të rrjedhë ujin, gjatë kohës që lani dhëmbët ose kur rruheni: ju do të kurseni kështu gati 20 litra ujë çdo herë*.
  • Gjurmoni rrjedhjet e ujit: shikoni sahatin në darkë para se të flini, pastaj në mëngjes kur zgjoheni. Nëse ka një diferencë, kërkoni për rrjedhjen! Një shkarkues uji që kullon mund ta dyfishojë konsumin tuaj vjetor të ujit**.
  • Instaloni një shkarkues uji me dy prurje në WC-në tuaj; ju do të keni kështu zgjedhjen ndërmjet 3 litrash dhe 6 litrash në çdo shkarkim, kundrejt 7 litrave për një galexhant klasik**.

* Burimi: http://www.fondation-nicolas-hulot.org
** Burimi: Fondation pour la nature et l’homme

 

A e dinit?

Energjia e nevojshme për të ngrohur ujin për një banjë të bebes suaj është e barabartë me atë që konsumon një llampë me konsum të ulët e ndezur për më shumë se katër ditë e gjysëm**.

**Burimi: analiza e ciklit të jetës së Dermo-Nettoyant Mustela Bébé

 

Produktet

 

  • Për të gjithë produktet e higjienës dhe kujdesit, zgjidhni paketimet e mëdha: kështu do të kufizoni sasinë e ambalazheve në mbeturinat tuaja.
  • Përdorni dozën e duhur për çdo produkt, pa e tepruar.
  • Zgjidhni, nëse është e mundur, produkte që shplahen të biodegradueshme (xhel dushi, produkte pastrues që duhen shplarë, etc.) për të kufizuar ndotjen e ujërave.
  • Preferoni të përdorni produkte të konceptuar për të minimizuar ndikimin e tyre në mjedis për pastrimin e banjës suaj: duke qenë më pak ndotës, ata do të jenë më pak të dëmshëm për beben tuaj dhe për ju
  • Mos abuzoni me produktet anti-bakteriale për pastrimin e WC-ve: ato çrregullojnë funksionimin e stacioneve të pastrimit që përdorin bakteret për të pastruar ujërat e përdorura.
  • Preferoni letër higjienike të ricikluar.
  • Zgjidhni një detergjent rrobash të koncentruar: ju do të përdorni kështu më pak produkt dhe më pak ambalazhe për të njëjtin efikasitet larjeje.

 

 

Seleksionimi

 

  • Në vendin e seleksionimit hidhni enët prej alumini, shishet plastike dhe ambalazhet prej kartoni.
  • Në koshin e mbeturinave prej qelqi hidhni shishet prej qelqi. Nëse ato kanë kapak metalik ose plastik, hiqini përpara se t'i hidhni.
  • Në mbeturinat shtëpiake hidhni sende të vogla, të tilla si furçat e dhëmbëve, brisqet, pambukun për pastrimin e veshëve dhe enët e vogla plastike (buzëkuq, tubeta kremi, kampionë, etj.): në ditët e sotme ato nuk riciklohen sepse riciklimi është shumë i shtrenjtë për shkak të përmasave të tyre të vogla.
  • Ktheni të gjitha medikamentet e papërdorura te farmacisti, edhe nëse i keni filluar dhe nuk e keni më ambalazhin e tyre.
  • Për të gjithë produktet e higjienës dhe kujdesit, zgjidhni paketimet e mëdha: kështu do të kufizoni sasinë e ambalazheve në mbeturinat tuaja.
  • Përdorni dozën e duhur për çdo produkt, pa e tepruar.
  • Zgjidhni, nëse është e mundur, produkte që shplahen të biodegradueshme (xhel dushi, produkte pastrues që duhen shplarë, etc.) për të kufizuar ndotjen e ujërave.
  • Preferoni të përdorni produkte të konceptuar për të minimizuar ndikimin e tyre në mjedis për pastrimin e banjës suaj: duke qenë më pak ndotës, ata do të jenë më pak të dëmshëm për beben tuaj dhe për ju
  • Mos abuzoni me produktet anti-bakteriale për pastrimin e WC-ve: ato çrregullojnë funksionimin e stacioneve të pastrimit që përdorin bakteret për të pastruar ujërat e përdorura.
  • Preferoni letër higjienike të ricikluar.
  • Zgjidhni një detergjent rrobash të koncentruar: ju do të përdorni kështu më pak produkt dhe më pak ambalazhe për të njëjtin efikasitet larjeje.

 

Seleksionimi i saktë i produkteve që përdorni në banjë është thelbësor për kufizimin e ndikimit të tyre në ambient. Konsultohuni me organin zyrtar kompetent për seleksionimin në Shqipëri për të mësuar si të seleksiononi me efikasitet!

 

Seleksionimi i produkteve Mustela

 

  • 100% e flakoneve Mustela janë të riciklueshme*. Ju mund t'i hidhni të gjitha në koshin e seleksionimit, me tapën ose pompën e tyre. Po ashtu, të gjitha ambalazhet prej kartoni Mustela mund të hidhen në koshin e seleksionimit.
  • Në të kundërt, si të gjitha tubetat, tubetat Mustela nuk janë të riciklueshme (normat COTREP**) : vendi i tyre është bashkë me mbeturinat shtëpiake:

**Përveç kampionëve dhe sipas kritereve franceze të riciklimit.
**Komiteti Teknik për Riciklimin e Ambalazheve Plastike

Dërgo