Sérum Fermeté buste

75 ml
Jepni mendimin tuaj
Me efekt tonifikues dhe ngjeshës (lifting)

Vetitë: 

Sérum Fermeté buste  i formuluar në mënyrë specifike për bustin (gjinjtë, dekoltenë) për nënat e ardhme dhe ato që presin të bëhen nëna përsëri, siguron një mbështetje për bustin gjatë gjithë mëmësisë për një lëkurë më të ngjeshur dhe më të tonifikuar falë kombinimit të tij unik të përbërësve veprues dhe përbërësve me origjinë natyrale: 
- Peptidet e Avokados, përbërës i patentuar me origjinë natyrale që ndihmon  në qetësimin e ndjesisë së tërheqjes së lëkurës, përforcon elasticitetin e lëkurës duke e lënë lëkurën të butë dhe të rehatshme.  
- Centella asiatica përmirëson dhe tonifikon lëkurën për një efekt më të fortë ngjeshës, forcues.
- Elastoregulator®, një përbërës i fuqishëm me origjinë natyrale që ndihmon në tonifikimin e lëkurës dhe rrit elasticitetin për të përmirësuar rezistencën ndaj ndryshimeve në volumin e gjirit.
                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                     Siguria për nënën dhe beben:  
 
 • Hipoalergjenik(1)
• Vlerësuar për sigurinë për nënën dhe beben gjatë shtatzënisë  dhe pas lindjes
• E përshtatshme me gjidhënien (2)
• Karta e Formulimit ndalon përdorimin e parabeneve, ftalateve, fenoksietanolit, bisfenoleve A dhe S, kafeinës dhe alkoolit
 
(1) Formuluar për të minimizuar rrezikun e reaksioneve alergjike.
(2) Në përputhje me rregullat e duhura higjienike për dhënien e gjirit.

Efikasitet i provuar: 

Lëkura është më e ngjeshur tek 91% dhe më e tonifikuar për 81% të grave të trajtuara.*
Efekti ngritës është i vlerësuar nga 69% e grave. *
 
*Studim klinik i realizuar me vetë-vlerësim, vlerësimi i ngjeshjes së lëkurës dhe vlerësimi i opinioneve në favor të produktit i realizuar në 32 gra pas lindjes për një periudhë 6 javore.

Këshilla përdorimi: 

Masazhohet lehtësisht në zonën e bustit dhe rreth qafës, çdo mëngjes dhe mbrëmje.
Ky serum përmban përbërës të fuqishëm që përthithen me lehtësi për të nxitur lëkurën. 
Aroma e tij delikate e bën  aplikimin  e tij një kënaqësi më vete.
E përshtatshme me gjidhënien duke ndjekur rregullat e duhura higjienike për dhënien e gjirit (mamelat e pastra).
 

Përbërësit dhe natyraliteti: 

 

Përbërësit        
Aqua /Water/ Eau, PEG-6, Butylene Glycol, Dextrin, 1,2-Hexanediol, Diphenylsiloxy Phenyl Trimethicone, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, PEG-40 Hydrogenated Castor Oil, Glyceryl Caprylate, Hydrolyzed Soy Protein, Dimethicone/Phenyl Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Parfum (Fragrance), Xanthan Gum, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Sodium Hydroxide, Glucose, Sophora Japonica Fruit Extract, Centella Asiatica Extract, Sorbitol, Hydrolyzed Avocado Protein, Maltodextrin, Pentylene Glycol, Citric Acid, Lupinus Albus Seed Extract, CI 47005 (Yellow 10), CI 16035 (Red 40), Tocopherol

Veprime mbrojtëse për ambientin      
Hidheni paketimin e boshatisur dhe tubetin e përdorur në koshin e mbetjeve shtëpiake për t’u ricikluar.


* Formuluar për të minimizuar risqet e reaksioneve alergjike

Zbuloni edhe: