Si t’ia ndërroni pelenat bebes suajPrill 2016

Krijuar në bashkëpunim me DrLaïk, Pediatër (Francë). Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutem pyesni maminë tuaj ose një profesionist të kujdesit shëndetësor.

 

 

 

Krijuar në bashkëpunim me DrLaïk, Pediatër (Francë). Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutem pyesni maminë tuaj ose  një profesionist të kujdesit shëndetësor.Kur?

• 2 mundësi: para ose pas të ushqyerit (në varësi të zakoneve të bebes suaj).

• Disa bebe nuk kanë dëshirë të ushqehen në qoftë se ata i kanë  ndotur pelenat ndërsa të tjerët zakonisht i ndosin pelenat menjëherë pas ushqyerjes ...

• Nëse pelena është e ndotur, ju duhet ta ndërroni menjëherë atë.

 

Sa shpesh ?

Zakonisht bebeja ka nevojë të ndërrohet 6-8 herë në ditë gjatë javëve të para.

1. Përgatitja

• Lani në fillim duart tuaja për të evituar transmetimin e mikrobeve fëmijës tuaj.

• Bëni gjithçka gati (produktet, peshqirin, pelenën, kremin e ndërrimit nëse është i nevojshëm) sepse nuk mund ta lini beben vetëm asnjë sekondë!

• Vendosni një peshqir në tavolinën e ndërrimit në rast të ndonjë aksidenti të vogël që mund të ndodhë kur ju jeni duke e ndërruar fëmijën.  

2. Pastrimi fillestar

• Hapeni pelenën, fshini sasinë më të madhe të ndotjes me atë pjesë të pelenës që akoma e pastër. Mblidheni dhe mbylleni me ngjitëset dhe vendoseni në një qeskë që mbyllet hermetikisht.

 

 

3.Pastrimi

• Pastrojini të ndenjurat e bebes me ujë  dhe me një xhel pastrues specifik (pa sapun) ose me një tampon

pambuku të lagur në një fluid pastrues pa shpëlarje.

• Ju  mund të përdorni edhe pecetat e lagura kur lëkura e bebes të jetë pak më e maturuar.

 

4.Përkujdesje gjatë pastrimit

• gjtihmonë nisuni për të fshirë nga pjesa më e pastër drejt pjesës më të pistë, kështu ju nuk do ti shpërndani papastërtitë.

• Për bebet-vajza: nga vulva (buzët e jashtme dhe të brendshme ) drejt të ndenjurave
• Për bebet-djem: penisi, skrotumi dhe gjithë zona përreth dhe në fund të ndenjurat.

 

5. Tharja

• Thajeni plotësisht, duke e tamponuar (jo fërkuar) me një peshqir të pastër, ose letra të buta, 

duke mos harruar të thani edhe plikat e lëkurës për të evituar acarimet.

• Kur të keni mundësi, lëreni të ndenjurat e bebes zhveshur për pak minuta që të ajrosen…

 

6. Parandalimi (skuqjes së zonës gluteale)

• Aplikoni një krem mbrojtës specifik për të ndenjurat e bebes, cdo herë që ju e ndërroni,

ose të paktën para se të flejë për të parandaluar skuqjet.  

• Nëse bebi juaj ka një skuqje të shprehur të zonës gluteale kërkoni këshilla nga konsultorja apo pediatri juaj.

 

 

 

 

 

 

 

7. Një pelenë e pastër

•  Tani ju mund t’i vendosni një pelenë të pastër bebes tuaj!

• Duke mbajtur kyçet e këmbëve të bebes, vendosni një pelenë të

pastër nën të ndenjurat e bebes duke e rregulluar dhe mbyllur mbi bark,

pa e shtrënguar. Për bebet-djem, sigurohuni që penisi të jetë i drejtuar për poshtë, për të evituar rrjedhjet.

• Në fund lani duart tuaja me kujdes.

Reagoni ndaj këtij artikulli

Dërgo

LEXO GJITHASHTU: