Gel Fermeté Corps

200 ml
Jepni mendimin tuaj
Ngjesh lëkurën, rimodelon,tonifikon.

Vetitë: 

Gel Fermeté Corps  krijuar në mënyrë specifike për nënat e reja,  tonifikon dhe ngjesh lëkurën për të rimodeluar konturet e trupit  pas lindjes, falë kombinimit unik të përbërësve aktivë dhe përbërësve me origjinë natyrale:  
-Peptidet e Avokados, përbërës i patentuar me origjinë natyrale që ndihmon në qetësimin e ndjesisë së tërheqjes së lëkurës, përforcon elasticitetin e lëkurës duke e lënë lëkurën të butë dhe të rehatshme.  
- Centella asiatica përmirëson dhe tonifikon lëkurën për një efekt më të fortë ngjeshës, forcues.
- Sophora japonica ndihmon për të rimodeluar në mënyrë të dukshme konturet e trupit.
 
Siguria për nënën dhe beben:
• Hipoalergjenik (1)
• Vlerësuar për sigurinë për nënën dhe beben gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes
•E përshtatshme me gjidhënien (2)
• Karta e Formulimit ndalon përdorimin e parabeneve, ftalateve, fenoksietanolit, bisfenoleve A dhe S, kafeinës dhe alkoolit
 
(1) Formuluar për të minimizuar rrezikun e reaksioneve alergjike.
(2) E përshtatshme me gjidhënien, në përputhje me rregullat e duhura të higjienës (mamelat e pastra).
 

 

Efikasitet i provuar: 

 

89%

E NËNAVE TË

KËNAQURA

TESTUAR NËN KONTROLL DERMATOLOGJIK

 

 

Lëkura është më e ngjeshur dhe më e tonifikuar tek  81% e grave të trajtuara.*
78%  e grave ka vërejtur një reduktim në pamjen e depozitimeve të pakëndshme të masës dhjamore. *
 
*Studim klinik i realizuar në 100 gra për një periudhë 2 mujore.
Lëkura është më e ngjeshur për 91% dhe më e tonifikuar për 81% të grave të trajtuara.*
Efekti ngritës është i vlerësuar nga 69% e grave. *
 
*Studim klinik i realizuar me vetë-vlerësim, vlerësimi i ngjeshjes së lëkurës dhe vlerësimi i opinioneve në favor të produktit i realizuar në 32 gra pas lindjes për një periudhë 6 javore.

Këshilla përdorimi: 

Masazhohet  çdo mëngjes dhe mbrëmje duke përdorur teknikën "palpitim dhe rrotullim" .Vazhdohet për të paktën 1 muaj në zonën e stomakut, ijeve dhe vitheve. Ky xhel forcues ka një formë galenike të lehtë, ujore dhe mund të masazhohet lehtësisht duke e lënë lëkurën me një ndjesi freskie dhe butësie.
 
 

Përbërësit dhe natyraliteti: 

 

Përbërësit

Aqua/Water/Eau, PEG-6, Butylene Glycol, Dextrin, 1,2-Hexanediol, Diphenylsiloxy Phenyl Trimethicone, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Glyceryl Caprylate, Dimethicone/Phenyl Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Parfum (Fragrance), Xanthan Gum, PPG-26-Buteth-26, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Sodium Hydroxide, Glucose, Hydrolyzed Soy Protein, PEG-40 Hydrogenated Castor Oil, Sophora Japonica Fruit Extract, Hydrolyzed Avocado Protein, Maltodextrin, Centella Asiatica Extract, Sorbitol, Citric Acid, Caramel, Lupinus Albus Seed Extract, Pentylene Glycol, CI 16035 (Red 40), Tocopherol.

 


Veprime mbrojtëse për ambientin
Hidheni paketimin e boshatisur dhe tubetin e përdorur në koshin e mbetjeve shtëpiake për t’u ricikluar.

 

* Formuluar për të minimizuar risqet e reaksioneve alergjike

Zbuloni edhe: