Natyra dhe Mustela

Përfitimet e natyrës janë baza e të gjitha produkteve Mustela.
Por për t'ju ofruar më të mirën, ne mendojmë që natyra duhet zotëruar: siguria, efikasiteti dhe kënaqësia e përdorimit të produkteve tona janë gjithmonë kërkesat tona parësore, dhe pritshmëritë tuaja na drejtojnë në secilën prej zgjedhjeve tona.
Ky konceptim i një karakteri natyral të arsyeshëm shprehet përmes tre parimeve madhore që udhëheqin përgatitjen e të gjitha përkujdesjeve tona:

1. Ne u japim përparësi përbërësve natyralë ose me origjinë natyrale.
2. Kur është e nevojshme, ne përdorim disa përbërës sintetikë.
3. Ne veprojmë për të zëvendësuar disa përbërës të kritikuar ose që kanë një ndikim negativ mbi mjedisin.

 

1. Ne u japim përparësi përbërësve natyralë ose me origjinë natyrale.

Natyra përmban burime të pafundme për kujdesin për lëkurat delikate. Në të gjitha produktet tona ne u japim përparësi përbërësve natyralë ose me origjinë natyrale, kur këta u përgjigjen kërkesave tona të sigurisë, efikasitetit dhe kënaqësisë së përdorimit. Sot, produktet Mustela Bébé përmbajnë mesatarisht 92% përbërës me origjinë natyrale. Të pajisur me përvojën e Laboratorëve Expanscience në përdorimin e produkteve bimore, ne zhvillojmë edhe lëndët tona aktive me bazë bimore si avokado ose luledielli përfitimet e të cilave pasurojnë përkujdesjet tona. Për përgatitjen e të gjitha përkujdesjeve tona, ne mbështetemi në një shkallë të gjerë në sistemin e referencës Ecocert, i cili përcakton rregullat në lidhje me kozmetikën biologjike dhe ekologjike. Megjithatë, në disa raste, kërkesat tona për efikasitet dhe siguri, na shtyjnë të preferojmë zgjidhje të tjera: për këtë arsye ne nuk kemi dashur të marrim çertifikim.
 

Përbërës natyral apo me origjinë natyrale ?
Për këto dy nocione, ne përdorim përkufizimet e sistemit të referencës  "Kozmetikat ekologjike dhe biologjike":

- Quajmë "përbërës natyral" çdo substancë që vjen direkt nga natyra, bruto ose e transformuar vetëm nëpërmjet proceseve fizike të miratuara nga Ecocert. Ja disa shembuj përbërësish natyralë: uji, vaji ose gjalpi bimor, dylli i bletës, etj.
- Edhe përbërësit "me origjinë natyrale" kanë ardhur nga natyra, por janë transformuar nëpërmjet disa proceseve kimike të autorizuar nga Ecocert. Në këtë kategori gjejmë për shembull, emulsionues, xhelifikues ose zbutës me origjinë bimore (cocoglucoside, alginate, gomë xanthane, etj.).

 

2. Kur është e nevojshme, ne përdorim disa përbërës sintetikë.

Mustela i jep përparësi natyrës, por jo me çdo çmim. Kur përbërësit me origjinë natyrore nuk na lejojnë të plotësojmë kërkesat tona për siguri, efikasitet apo kënaqësi përdorimi, kur nuk ekziston asnjë alternativë me origjinë natyrore ose kur substancat natyrale janë tepër të kushtueshme për t'jua propozuar produktet tona me çmime të arritshme, ne ia lejojmë vetes përdorimin e përbërësve sintetikë.
Në këtë rast, ne përzgjedhim vetëm përbërës të autorizuar nga rregulloret Evropiane dhe që u përgjigjen të gjitha kërkesave tona për siguri dhe efikasitet. Ne përdorim, për shembull, konservantë, filtra mbrojtës nga dielli, parfume ose edhe rregullatorë pH me origjinë sintetike.
Ne e kufizojmë në maksimum përdorimin e disa përbërësve sintetikë, të tillë si dyllet sintetike dhe vajrat minerale (që lejojnë të përmirësohet struktura dhe qëndrueshmëria e disa përkujdesjve), silikonet (e përdorura sidomos në mbrojtjen nga dielli), ose ngjyruesit sintetikë (që paraqesin një qëndrueshmëri më të lartë se ngjyruesit natyralë).

 

3. Ne veprojmë për të zëvendësuar disa përbërës të kritikuar ose që kanë një ndikim negativ mbi mjedisin.

Ne kemi hequr nga përkujdesjet tona shumë substanca, për t'ju garantuar përbërësit më të sigurt për lëkurën e bebes suaj dhe tuajën, por edhe që respektojnë më shumë natyrën. Kështu, të gjitha përkujdesjet tona janë përgatitur:
- Pa alkool.
- Pa vajra esencialë.
- Pa paraben.
- Pa phenoxyetanol.
- Pa phtalate.
- Pa ekstrakte vegjetale të nxjerra nga bimë gjenetikisht të modifikuara (OMGJ).
- Pa klorhidrate alumini.
- Pa përbërës me origjinë shtazore, me përjashtim të produkteve të bletëve (mjaltë, dyll blete, etj), lanolina të purifikuara dhe produkte qumështi.
- Pa terpen (kamfor, mentol, eukalipt).
- Pa triklosan.
- Etj.

 

Për të mësuar më shumë, shkarkoni përkufizimin e plotë të karakterit natyror për produktet dermo-kozmetike të Laboratorëve Expanscience.

 

 

Dërgo