Mustela angazhohet

Një siguri e garantuar

Asgjë nuk ka më shumë rëndësi se bebi juaj, prandaj siguria është angazhimi parësor i “Mustelës”.Të krijuara në bashkëpunim me profesionistët e shëndetit, të gjitha produktet,  “Mustela” janë hipoalergjenike*, me tolerancë të lartë dhe të garantuara që nuk përmbajnë paraben, fenoksietanol, phtalate dhe alkool. Përpara se t’ju propozohen, ato u nënshtrohen në mënyrë të rregullt testeve më të hollësishme, ku provohet padëmshmëria e tyre

 

Një efikasitet i provuar nga kërkimet e fundit dermatologjike

Të gjitha produktet “Mustela”, fryt i ekspertizës dermatologjike të Laboratorëve “Expascience”, u janë nënshtruar kontrolleve klinike apo testeve të përdorimit të tyre nën mbikëqyrjen dermatologjike dhe pediatrike për të vërtetuar efikasitetin e tyre.

 

Produkte natyrale profesionale

Bota bimore zotëron burime të pafundme për përkujdesjen ndaj lëkurave delikate. Në të gjitha produktet e saj, “Mustela” u jep përparësi përbërësve natyralë apo me prejardhje natyrale: për shembull, sot përkujdesjet “Mustela Bébé” përmbajnë mesatarisht 92% të përbërësve me prejardhje natyrore. Vetëm atëherë kur përbërësit me prejardhje natyrore nuk i përmbushin kërkesat e larta të “Mustelës” për sa i përket efikasitet apo sigurisë, ata zëvendësohen me përbërës sintetikë.

 

Një kënaqësi e veçantë në përdorim

Produktet «Mustela Bébé”, të cilat kanë një nivel të lartë ndjeshmërie, i bëjnë edhe më të këndshme çastet e intimitetit mes nënës dhe bebes, falë ndjenjës së rehatisë dhe të kënaqësisë së veçantë që ato krijojnë. Aroma e tyre e paimitueshme e shndërron çdo gjest përkujdesjeje në një çast mirëqenieje dhe zgjon ndjesitë ëmbëlsisht

 

Një markë e përgjegjshme

Të kujdesesh për fëmijët nënkupton gjithashtu mbrojtjen e mjedisit të tyre jetësor. Në çdo fazë të jetës së produkteve të saj, “Mustela” bën gjithçka për të minimizuar ndikimin e saj mbi mjedisin. Për shembull, të gjitha flakonet “Mustela” janë të riciklueshme, kartoni i përdorur vjen nga pyje që trajtohen me politika afatgjata, formulat shkumuese të “Mustela Bébé” janë të biodegradueshme.

 

Një përkrahje e veçantë e prindërve të ardhshëm dhe të rinj

Angazhimi i “Mustelës” nuk kufizohet tek produktet e saj: prej kohësh kjo markë shoqëron prindërit e ardhshëm  dhe të rinj në njohjen e procesit prindëror nëpërmjet këshillave të shumta të konceptuara në bashkëpunim me profesionistë të shëndetit dhe të moshës foshnjore. Ditë pas dite, “Mustela” ndihmon prindërit e rinj që të kujdesen për beben e tyre dhe ta udhëheqin në mënyrë harmonike gjatë zhvillimit të saj.

 

Një angazhim qytetar

Nën patronazhin e “Fondation de France”, Fondacioni “Mustela”angazhohet pranë profesionistëve të moshës foshnjore: që prej vitit 1982, ai mbështet kërkimin në fushën e pediatrisë, vë në dispozicion të profesionistëve të shëndetit foshnjor materiale për parandalimin pediatrik dhe obstetrik si dhe ndihmon shoqata  të tjera që lëvrojnë në të njëjtën fushë.

*Formuluar për të minimizuar rrezikun e reaksioneve alergjike

Dërgo