Bain mousse éveil

Flakon 200 ml
Jepni mendimin tuaj
Xhel larës shkumues për bebe dhe fëmijë që përdoret që nga dita e parë e lindjes(1).
Bain mousse éveil është përkujdesje larëse ideale për lëkurën dhe flokët e bebes dhe fëmijës.

Vetitë: 

  • Pastron butësisht pa e tharë lëkurën, 
  • Shkuma, ngjyra dhe aroma e tij unike kontribojnë në zgjimin e shqisave të bebes dhe fëmijës dhe favorizojnë mirëqënien e tij.
  • Nuk djeg sytë
 
Siguri e garantuar që nga lindja :
Testuar nën kontroll dermatologjik dhe pediatrik.
Tolerancë e lartë kutane dhe okulare
Hipoalergjenik - Formuluar për të minimizuar rreziqet nga reaksionet alergjike.
 
 
0% paraben, ftalate, fenoksietanol*.
 
(1 )Përfshi edhe neonatët.
 

Efikasitet i provuar: 

  •  I dhuron pastërti dhe butësi, lëkurës dhe flokëve të bebes apo fëmijës:  98% kënaqësi (2)
 
 
(2) Studim klinik i realizuar nën kontroll dermatologjik dhe pediatrik pranë 42 fëmijëve ku përfshiheshin edhe të sapolindur nën 3 muajsh, gjatë 3 javëve (vetë-vlerësim).

Këshilla përdorimi: 

 

Hidhni një sasi të vogël nga ky larës shkumues për bebe dhe fëmijë në pëllëmbën e dorës, treteni në ujin e banjës dhe në fund shpëlajeni.

Kënaqësi përdorimi

  • Ngjyra e këndshme blu e Bain mousse éveil, shkuma e saj delikate dhe aroma unike kontribojnë në zgjimin e shqisave të bebes tuaj dhe në mirëqënien e tij gjatë banjës.
  • Lë një aromë unike mbi lëkurë dhe flokë. 
  • Praktik.

Flakon 200 ml.

 

Përbërësit dhe natyraliteti: 

  • Avocado Perseose®: përbërës aktiv me origjinë natyrale i patentuar : përforcon barrierën e lëkurës,hidraton dhe ruan pasurinë e saj qelizore
  • Ekstrakt natyral i kokoçelit: qetëson
  • Oligo-elemente marine: kontribuojnë në ruajtjen e ekuilibrit në ujë të lëkurës
  • Tensio-aktivë të butëpastrojnë butësisht duke evituar tharjen e lëkurës
  • Pa sapun

 

    Formulë e biodegradueshme(3)

   88 % përbërës me origjinë natyrale*.

   

(3) Sipas metodës OCDE 302B.

 

Përbërësit  

AQUA/WATER/EAU, SODIUM MYRETH SULFATE, GLYCERIN, COCAMIDOPROPYL BETAINE, PEG-7 GLYCERYL COCOATE, COCO-GLUCOSIDE, PEG-150 DISTEARATE, PARFUM (FRAGRANCE), PROPYLENE GLYCOL, GLYCERYL CAPRYLATE, MARIS SAL /SEA SALT/SEL MARIN, CITRIC ACID, CENTAUREA CYANUS FLOWER EXTRACT, POTASSIUM SORBATE, PERSEA GRATISSIMA (AVOCADO) FRUIT EXTRACT, CI 42090 (BLUE 1).

 

Veprime mbrojtëse për ambientin 
Hidheni flakonin e boshatisur në koshin e mbetjeve shtëpiake për t’u ricikluar.
 

Zbuloni edhe: