Fëmija juaj në moshën gjashtë muajsheJuly 2015

Tashmë një gjysëm viti ka kaluar që kur ju sollët në jetë gëzimin tuaj. Brenda vetëm gjashtë muajsh, i porsalinduri juaj i brishtë është shndërruar në një fëmijë të lumtur dhe llafazan i cili është kurioz për botën rreth tij. Shijojeni sa më shumë këtë periudhë të gëzueshme, kur çdo gjë do ta bëjë fëmijën të buzëqeshë, të klithë, të zbulojë dhe eksperimentojë.

Përmasa  dhe pesha

Në moshën gjashtë muajshe, bebet në përgjithësi peshojnë nga 6 - 9 kg. Rritja e tyre do të ngadalësohet pak në krahasim me muajt e parë të jetës dhe shumica e bebeve kanë gjatësi nga 62 - 72 cm. Nëse fëmija juaj nuk I ka rritur akoma këto parametra, mos u shqetësoni; për sa  kohë që do të rritet me një ritëm të qëndrueshëm, dhe rritja nuk ndërpritet, ose fëmija nuk humb në  peshë, gjithçka është në rregull.

 

Mësimet e para

Fëmija juaj është i hipnotizuar nga reflektimi i tij në pasqyrë, edhe pse ende nuk e kupton se ai është në kërkim të vetes së tij. Fëmijët kalojnë shumë kohë me lodrat e tyre dhe ata janë veçanërisht të dhënë pas lodrave me  ngjyra të ndritshme, lodra të buta prej pellushi ose pas lodrave ku kombinohet muzika me një lëvizje të vogël të butë. Por loja e tyre të preferuar është ende e fshehur dhe ata e  kërkojnë: kur ju i fshehni një objekt (ose fytyrën tuaj) pas një copë materiali dhe pastaj ia tregoni atë përsëri, fëmija do t'ju përgjigjet me gëzim.

 

Në  përgjithësi, fëmija do të ndërveprojë me ju. Ai do të përpiqet të kapë vëmendjen tuaj, të qeshë, të imitojë gjëra dhe të lëshojë klithma gëzimi. Ai gugat dhe kënaqet jashtë mase me përsëritjen e rrokjeve duke thënë në fund "a": "dadadada", "mamamama". Këto zëra nuk do të thonë ndonjë gjë të veçantë për fëmijën tuaj: jeni ju që do t’i bashkëngjitni gradualisht një kuptim duke iu përgjigjur atyre. Ata e pëlqejnë shumë kur ju mbërrini duke thënë se "Mami është këtu", kur ata përsërisin "mamamama". Kjo është mënyra se si zbulojnë aspektin simbolik të gjuhës: fjalët do të lidhen me objektet.

 

Aftësitë  motorike

Fëmija juaj është shumë aktiv dhe ka kontroll të mirë mbi lëvizjet e tij. Ai është në gjendje të kapë lodrat e tij dhe do t’i lerë ato në qoftë se ju mbani  në dorë një lodër tjetër. Fëmija  gjithashtu mund ta rrëmbejë një  objekt  në qoftë se ju ia merrni atë që i pëlqen dhe do të protestojë duke qarë. Kur ju i afroheni, do të zgjasë krahët në mënyrë që ju ta merrni në krahë.

Kur fëmija shtrihet mbi kurriz, do të luajë me këmbët e tij dhe do t’i fusë këmbët në gojë. Kur fëmija është i shtrirë mbi bark, do të arrijë të rrokulliset që të kthehet përsëri mbi kurriz. Kur ju e mbështesni në pozicionin në këmbë, do ti palosë këmbët  dhe do ti zgjasë  përsëri duke I lëvizur lart e poshtë.. Kjo është quajtur faza e”kërcimtarit”.

 

Qëndrimi ulur!

Një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet fëmija gjatë disa muajve të ardhshëm do të jetë qëndrimi ulur drejt. Për momentin, në qoftë se ju e vendosni fëmijën tuaj në shpinë, do ta ngrejë kokën dhe bustin, do  të përpiqet të ulet vetë por nuk do të arrijë ta bëjë atë. Megjithatë, në qoftë se ju e ndihmoni që të qëndrojë në këtë pozicion fëmija do të jetë në gjendje të qëndrojë ulur pa mbështetje për disa çaste - dhe do ta pëlqejë shumë këtë veprim.Ky pozicion do ti japë fëmijës një opinion të ri në botë duke i hapur të gjitha llojet e mundësive: fëmija mund të shohë gjithçka që po ndodh dhe të kap objekte të shpërndara rreth tij.

Për ta bërë më të lehtë për të që të përfitojë nga ky pozicion, ju mund ta mbështesni me shpinë në një jastëk. Por, për jo më shumë se disa minuta! Shpina e fëmijës  është ende shumë e brishtë dhe nuk duhet të tensionohet përtej aftësive të saj. Brenda një ose dy muajve, fëmija do të jetë në gjendje për t'u ulur vetë dhe të qëndrojë ulur drejt.

 

Dhëmbët e parë

Nëse ju shikoni që fëmija juaj kafshon me forcë lodrat e tij, vazhdimisht thith gishtat dhe ka shumë sekrecione nga goja, janë shënjat që dhëmbi i tij i parë është ndoshta jo shumë larg. Ky dhëmb shpesh shfaqet në moshën gjashtë muajshe  dhe dhëmbi i parë në përgjithësi do të jetë një dhëmb prerës në nofullën e poshtme.

Megjithatë, mos u shqetësoni nëse ju nuk shihni asnjë dhëmb ende: dalja e dhëmbëve ndryshon nga fëmija në fëmijë. Fëmijëve  mund tu dalë  dhëmbi I parë në katër muajsh, ose edhe që  në lindje - edhe pse kjo gjë është mjaft e rrallë. Nga ana tjetër, ka disa fëmijë që në moshën dymbëdhjetë muajshe, ende nuk kanë asnjë dhëmb në gojë dhe kjo nuk duhet të jetë shkak për alarm -  vetëm nëse është e lidhur me anomali tjetër.

 

Gjumi

Pas netëve të tyre të para  të shqetësuara, shumica e bebeve flenë mirë nga mosha tre - nëntë muajshe. Nëse fëmija juaj zgjohet ende natën, mos e humbni durimin! I duhet vetëm pak më shumë kohë për të fituar modelin e tij të gjumit. Nëse fëmija është në fazën e daljes së dhëmbëve, mund të zgjohet më shpesh gjatë natës. Mos u shqetësoni se do të krijojë zakone të këqija: shkoni të shihni përse u zgjua dhe ndihmojeni të bjerë përsëri në gjumë duke e përkëdhelur, duke i dhënë gji apo ushqyer me biberon. Kjo gjë do ta bëjë fëmijën të ndihet qetë, gjë që luan një rol të rëndësishëm për ta ndihmuar të flejë mirë dhe për një kohë të gjatë. Brenda disa muajsh, këto ndërprerje të natës do të jenë thjesht një kujtim i largët!

Reagoni ndaj këtij artikulli

Dërgo

LEXO GJITHASHTU: