Eau nettoyante sans rinçage

Flakon pompë 300ml
Jepni mendimin tuaj
PhysiObébé riemërtohet Eau nettoyante sans rinçage.
Eau nettoyante sans rinçage është një përkujdesje e butë pastruese pa shpëlarje për bebe dhe fëmijë, për fytyrë dhe të ndenjura që nga lindja(1).

*Përfshi edhe neonatët.

Vetitë: 

 

 

  • Pastron në mënyrë të përkryer, të gjitha papastërtitë
  • Zbut lëkurën e të sapolindurit(1), bebes, fëmijës.

 

 
Siguri e garantuar që nga lindja :
Testuar nën kontroll dermatologjik dhe pediatrik .
Tolerancë e lartë kutane dhe okulare
Hipoalergjenik - Formuluar për të minimizuar rreziqet nga reaksionet alergjike.
0% paraben, ftalate, fenoksietanol*.
 
(1)Përfshi edhe neonatët.

Efikasitet i provuar: 

 

  •  Pastron butësisht lëkurën e bebes dhe fëmijës : 100% kënaqësi(2).
  •  E lë lekurën të pastër dhe të butë : 95% kënaqësi(2).
     
    (2) Studim klinik i realizuar nën kontroll dermatologjik dhe pediatrik pranë 60 bebeve ku përfshiheshin të sapolindur nën 3 muajsh, gjatë 3 javëve (vetë-vlerësim). 

Këshilla përdorimi: 

Aplikojeni këtë ujë pastrues pa shpëlarje me ndihmën e një pambuku në fytyrë dhe të ndenjurat e bebes apo fëmijës. Nuk ka nevojë të shplahet.Thajeni me butësi lëkurën, në veçanti të ndenjurat dhe palosjet e lëkurës. 

 

Kënaqësi përdorimi
I freskët dhe qetësues Eau nettoyante sans rinçage e lë lëkurën e fytyrës dhe të të ndenjurave të pastër, të butë, që nuk ngjit dhe të parfumuar me një aromë unike. 

Praktik, flakoni-pompë hedh dozën e duhur për çdo përdorim.

 

Flakon 300 ml

 

 

 

Përbërësit dhe natyraliteti: 

 

Përbërës kryesorë me origjinë natyrale:

 

  • Avocado Perseose®: përbërës aktiv me origjinë natyrale i patentuar : përforcon barrierën e lëkurës dhe ruan pasurinë e saj qelizore.  
  • Tensio-aktivë të butë (Ekstrakte të gjetheve dhe të rrënjëve të Saponaria):pastrojnë butësisht duke evituar tharjen e lëkurës
  • Alantoinë:  zbut
  • Ekstrakte të gjetheve të Aloe vera: qetëson

 

 

 

98 % përbërës me origjinë natyrale*.

 

 

Përbërësit  

AQUA/WATER/EAU, GLYCERIN, SODIUM BENZOATE, PEG-40 HYDROGENATED CASTOR OIL, 1,2-HEXANEDIOL, ALLANTOIN, CAPRYLYL GLYCOL, PARFUM (FRAGRANCE), TARTARIC ACID, SODIUM HYDROXIDE, ALOE BARBADENSIS LEAF JUICE POWDER, PERSEA GRATISSIMA (AVOCADO) FRUIT EXTRACT, PROPYLENE GLYCOL,SAPONARIA OFFICINALIS LEAF/ROOT EXTRACT.


Veprime mbrojtëse për ambientin
Hidheni flakonin e boshatisur në koshin e mbetjeve shtëpiake për t’u ricikluar.

* Formuluar për të minimizuar risqet e reaksioneve alergjike.

Zbuloni edhe: