Lingettes dermo-apaisantes

Me parfum
Jepni mendimin tuaj
Pastrojnë dhe qetësojnë zonën e pampersit që nga dita e parë e lindjes*
Mbrojnë pasurinë jetike të lëkurës së bebes sot dhe për të ardhmen.
*Përfshi edhe neonatët.

Vetitë: 

Formuluar në mënyrë specifike për bebet që nga dita e parë e lindjes*, Lingettes dermo-apaisantes Mustela Bebe janë peceta të lagura ideale për të pastruar beben gjatë ndërrimit të pelenës si në shtëpi ashtu edhe në udhëtim:

 

  • Të ndenjurat e bebes janë plotësisht të pastra, pikërisht falë ekstraktit të gjetheve dhe rrënjëve të Saponaria.
  • Lëkura e të ndenjurave është e butë dhe e qetë, falë Aloe vera dhe glycerinë, hidratuese dhe mbrojtëse.
  • Lëkura parfumohet me delikatesë.   
     

Falë formulës së re të pasuruar me  Avocado Perseose®, përbërës aktiv me origjinë natyrale i patentuar, Lingettes dermo-apaisantes kontribojnë në përforcimin e barrierës së lëkurës dhe ruajnë pasurinë e saj qelizore.

* Përfshi edhe neonatët.

Efikasitet i provuar: 

 

98%

E NËNAVE TË

KËNAQURA

TESTUAR NËN KONTROLL DERMATOLOGJIK

DHE PEDIATRIK

 

Test përdorimi i realizuar nën kontroll dermatologjik dhe pediatrik pranë 42 fëmijëve gjatë 3 javëve (përqindja e kënaqësisë):

 

  • Produkti  pastron  lëkurën delikate të të ndenjurave të bebes: 98 %
  • Produkti e lë lëkurën të butë: 98%

Këshilla përdorimi: 

Merrni një pecetë të lagur dhe pastroni me butësi të ndenjurat e bebes aq shpesh sa është e nevojshme. Nuk ka nevojë për shplarje.
Lingettes dermo-apaisantes mund të përdoren që nga lindja* me siguri të plotë.
Më pas mund të përdorni Crème pour le change Mustela Bebe.

Kënaqësi përdorimi
Të mëdha, të forta dhe të lagura mirë, Lingettes dermo-apaisantes Mustela Bebe sigurojnë një pastrim të shpejtë dhe efikas të të ndenjurave të bebes. Ato e lenë lëkurën të butë dhe me një aromë delikate. Praktike, falë edhe paketimit të tyre elastik mund t’ju shoqërojnë kudo që të shkoni.

Lingettes propozohen në paketim me 70 copë.

 *Përfshi edhe neonatët.

Përbërësit dhe natyraliteti: 

98 %  përbërës me origjinë natyrale. (Likidi ku janë të lagura Lingettes).

Përbërës kryesorë me origjinë natyrale:

 

  • Avocado Perseose®: përbërës aktiv me origjinë natyrale i patentuar që përforcon barrierën e lëkurës dhe ruan pasurinë e saj qelizore.
  • Glycerine: hidraton.
  • Ekstrakt i gjetheve të Aloe vera: zbut, qetëson, hidraton dhe mbron.
  • Ekstrakt i gjetheve dhe rrënjëve të Saponaria: tonifikon dhe pastron.


0% alkool, paraben, ftalate, fenoksietanol.

Formulë me tolerancë të lartë dhe hipoalergjenike*. Testuar nën kontroll  dermatologjik dhe pediatrik për një siguri absolute.

Përbërësit
Aqua (water), Glycerin, PEG-40 Hydrogenated Castor Oil, Polyaminopropyl Biguanide, Allantoin, Aloe Barbadensis Leaf Juice Powder, Potassium Sorbate, Tartaric Acid, Sodium Hydroxide, Propylene Glycol, Persea Gratissima (Avocado) Fruit Extract, Saponaria Officinalis Leaf/Root Extract, Parfum (Fragrance)

Veprime mbrojtëse për ambientin
Hidheni paketimin e boshatisur dhe Lingettes e përdorura  në koshin e mbetjeve shtëpiake për t’u ricikluar.

* Formuluar për të minimizuar risqet e reaksioneve alergjike.

Zbuloni edhe: