Shtatzënia juaj muaj pas muaji

Muaji i tretë

  • Bebja juaj
     

Tashmë, bebja juaj nuk është më një embrion, por një fetus. Të gjitha organet e tij janë krijuar dhe vazhdojnë zhvillimin e tyre.


Fytyra e tij bëhet më e dukshme, këmbet dhe krahët e tij fillojnë të rriten. Megjithatë, gjymtyrët nuk i ka aq të mëdha sa për të prekur murin e mitrës suaj: pra, nuk mund ta ndieni. Koka vazhdon të jetë shumë voluminoze në krahasim me trupin e tij. Tani e tutje ai mund të ngrihet.
Për disa javë, bebja juaj do të rritet me një ritëm të mahnitshëm: ndërsa ishte vetëm 3 cm në fund të muajit të dytë, ai arrin rreth dhjetë centimetra për 90 gr në fund të muajit të tretë!

 

  • Ju

 

Nga ana juaj, vëllimi i gjakut rritet, duke përshpejtuar ritmin tuaj kardiak. Mund të ndjeni vështirësi në frymëmarrje. Duke nisur nga java e 10, ju do të bezdiseni më pak nga dëshira e shpeshtë për të urinuar: mitra juaj fillon të ngrihet në barkun tuaj dhe fshikëza shtypet më pak. Lehtësim tjetër: të përzierat tuaja të mëngjesit do të zhduken pak nga pak.

 

 

Reagoni ndaj këtij artikulli

Dërgo