Shtatzënia juaj muaj pas muaji

Muaji i gjashtë

  • Bebja juaj

 

Gjatë muajit të gjashtë të shtatzanisë, bebja juaj rritet dhe vazhdon pjekjen e tij. Ai bëhet gradualisht i zoti të jetojë në ambient jashtë mitre. bebes tuaj fillojnë ti përvijohen qepallat dhe i rriten flokët. Muskujt e tij zhvillohen gjithnjë e më me bollëk në trupin e tij dhe i rrumbullakosin format, sidomos në nivelin e të ndenjurave dhe shpatullave. Por mushkëritë e tij nuk janë ende të formuara.


Në fund të muajit të gjashtë, bebja juaj është rreth 32 cm i gjatë dhe peshon nga 800 në 925 g.

 

  • Ju

 

Barku juaj tashmë është shumë i rrumbullakosur dhe ndoshta fillon të peshojë mbi shpinën dhe këmbët tuaja, duke e bërë qëndrimin në këmbë dhe sforcimet fizike gjithnjë e më të mundimshme. Edhe po të mos ta keni ndërprerë punën, është koha ta ngadalësoni atë për t’u kujdesur për veten: kërkoni ndihmë nga të tjerët për punët e përditshme dhe pushoni sa më shumë që të jetë e mundur!

 

 

Reagoni ndaj këtij artikulli

Dërgo