Shtatzënia juaj muaj pas muaji

Muaji i shtatë

  • Bebja juaj

 

Shqisat e bebes suaj fillojnë të bëhen aktive: ai tashmë është në gjendje të prekë, të ndiejë, të dëgjojë... Ai zbulon shijen duke gëlltitur lëngun amniotik. Sytë e tij hapen dhe ai është i ndjeshëm ndaj dritës.

 

Trupi i tij rrumbullakoset dhe kjo falë shtresës së dhjamit që fillon t’i krijohet nën lëkurë dhe ai e humbet pamjen e tij të rrudhosur. Gjatë këtij tremujori, nevojat e tij për energji janë më të rëndësishme. Stomaku dhe zorrët e tij funksionojnë.


Në fund të këtij muaji, bebja juaj peshon 1,5 kg dhe është rreth 38 cm i gjatë.

 

  • Ju

 

Barku juaj është gjithnjë e më i madh dhe  vështirësia në frymëmarrje është më e shpesht gjatë veprimeve të përditshme që ju duken shumë më të vështira se zakonisht. Jeni e lodhur dhe ndoshta keni dëshirë të rigjeni rehatinë tuaj fizike. Durim... takimi me beben tuaj po afron!

 

 

Reagoni ndaj këtij artikulli

Dërgo