Shtatzënia juaj muaj pas muaji

Muaji i dytë

  • Bebja juaj
     

Bebja juaj i ngjan tani një peshku të vogël që mblidhet rreth shtyllës së tij kurrizore. Ai do të zhvillohet gradualisht dhe do të ngrihet.
Që ditën e 22-të të shtatzanisë, qarkullimi i tij i gjakut është funksional. Në fund të javës së 4-ërt, janë krijuar bazat e sistemit nervor dhe të palcës kurrizore. Dy hemisferat e tij cerebrale janë formuar gjithashtu. Placenta vazhdon zhvillimin e saj, për të siguruar transferimin e elementëve thelbësorë për rritjen e bebes suaj.
Sytë, veshët dhe goja e fëmijës suaj fillojnë të shfaqen gradualisht. Nisin të shfaqen qepallat si dhe fillimi i hundës. Gjymtyrët fillojnë t’i rriten, megjithëse ende nuk janë përvijuar mjaft qartë. Lëkura e tij është mjaft delikate. Koka e tij qëndron e varur nga para, mbi gjoks.
Organet e para të brendshme të bebes suaj fillojnë të ndërtohen pak nga pak: zhvillohen aparati tretës dhe aparati i frymëmarrjes, shfaqen gjëndrat seksuale. Megjithatë, organet seksuale të jashtme ende nuk janë krijuar: duhet pritur java e 16-të para se seksi i fëmijës suaj të jetë i dukshëm.
Tetë javë pas ngjizjes së tij, i vogli juaj është i gjatë rreth 3 cm dhe peshon 3 gramë. Ai e humbet pak nga pak formën e tij prej peshku dhe ngrihet. Koka fillon t’i marrë formë.

 

  • Ju

 

Në javën e 6-të shtatzanisë, mitra juaj ka masën e një mandarine. Ndryshimet e trupit tuaj janë gjithnjë e më të dukshme. Ju po filloni ndoshta të vuani nga shqetësimet e vogla karakteristike për shtatzaninë, si lodhja, të vjellat, këmbët e rënda ose një bezdi në nivelin e barkut... Për t’i lehtësuar këmbët tuaja të lodhura, mund të përdorni një produkt përkujdesjeje specifike duke i masazhuar butësisht nga kavilja tek gjuri. Përfitoni nga këto çaste përkujdesjeje për t’u çlodhur!

 

 

Reagoni ndaj këtij artikulli

Dërgo