Shtatzënia juaj muaj pas muaji

Muaji i nëntë

  • Bebja juaj

 

Bebja juaj më në fund është gati për të lindur. Ai fillon të zbresë dalëngadalë në fund të legenit tuaj dhe tani mund të dalë në çdo moment. Gjatë këtyre javëve të fundit ai do të shtojë në peshë dhe do të marrë forca që të përgatitet për ditën e madhe.


Brenda barkut tuaj, tashmë të tendosur në kulm, bebja juaj nuk ka më shumë vend për të lëvizur, por ju i ndjeni më shumë se kurrë edhe lëvizjet e tij më të vogla.


Të gjitha funksionet fiziologjike të bebes suaj funksionojnë normalisht dhe të gjitha organet e tij janë maturuar, përfshi mushkëritë, të gatshme të funksionojnë. Ai përgatitet për kontaktin e parë me dritën e ditës.


Në fund të muajit të nëntë ai peshon rreth 3,3 kg dhe është 50 cm i gjatë.
 

  • Ju

 

Kësaj radhe, ju jeni në vijën e finishit! shumë shpejt ju do ta mbani më në fund në krahë beben tuaj. Përfitoni nga këto ditë të fundit për t’u çlodhur në maksimum, me qëllim që të arrini në momentin e lindjes sa më e qetë dhe e çlodhur që të jetë e mundur.

 

 

Reagoni ndaj këtij artikulli

Dërgo