Shtatzënia juaj muaj pas muaji

Muaji i tetë

  • Bebja juaj

 

Bebja juaj fillon të marrë pamjen buçko të të sapolindurve. Gjymtyrët e tij zgjaten, kockat vazhdojnë të kalcifikohen, por lënë disa hapësira bosh në nivelin e kafkës: kështu, truri i tij mund të vazhdojë të rritet edhe pas lindjes.


Korja e trurit zhvillohet: bebja juaj bëhet i ndjeshëm ndaj dhimbjes. Ai pi shumë lëng amniotik dhe zhvillon ndjeshmërinë e tij të të shijuarit.


Në fund të muajit të tetë ai peshon afërsisht 2,5 kg dhe është rreth 46 cm i gjatë.

 

  • Ju

 

Fëmija juaj po nis një fazë ku do të shtojë shumë në peshë. Kujdes që të mos bëni dhe ju si ai! Shpesh kilogramët shtohen gjatë muajve të fundit të shtatzanisë. Përpiquni të mbani nën kontroll ushqimin tuaj pa u kufizuar, megjithatë ju do ta përgëzoni veten për këtë pas lindjes.

 

 

Reagoni ndaj këtij artikulli

Dërgo