Shtatzënia juaj muaj pas muaji

Muaji i katërt

  • Bebja juaj

 

Bebja juaj lëviz shumë dhe ju ndoshta filloni ta ndjeni të lëvizë. Megjithatë, mos u shqetësoni nëse nuk e ndieni ende: ka ndryshime të mëdha nga një grua te tjetra dhe në përgjithësi, lëvizjet e bebes ndihen më vonë gjatë shtatzanisë së parë.


Koka e bebes suaj, me përmasa mjaft të mëdha gjatë muajve të parë, bëhet përpjesëtimisht më pak voluminoze. Strukturat e trurit zhvillohen dhe bebja juaj bëhet i ndjeshëm në të prekur.


Ai mbulohet nga një push i lehtë -“lanugo” - dhe flokët e parë fillojnë të shfaqen. Dalin qimet dhe thonjtë. Sytë e tij qëndrojnë të mbyllur, të mbrojtur nga qepallat.
Në fund të muajit të katërt, bebja juaj është 20 cm i gjatë dhe peshon rreth 250 gr.

 

  • Ju

 

Barku juaj fillon t’ju rrumbullakoset dhe vrojtuesit më të hollë dhe më të kujdesshëm që ju rrethojnë mund të fillojnë të vënë re ndonjë ndryshim tek ju. Jeni rrezëllitëse dhe jeni në një formë të pabesueshme. Përfitoni nga kjo!

 

 

Reagoni ndaj këtij artikulli

Dërgo