Shtatzënia juaj muaj pas muaji

Muaji i pestë

  • Bebja juaj

 

Ja ku jeni, tashmë në mes të shtatzanisë suaj! Zemra e fëmijës suaj është tashmë aq e madhe sa të rrahurat e saj dëgjohen me një stetoskop të thjeshtë.


Bebja juaj lëviz jashtëzakonisht shumë dhe ju godet shpesh me shkelma të vogla. Në kokë i kanë dalë flokë dhe lëkura i është mbuluar me vernix caseosa, një lloj brumi mbrojtës me bazë sebumi dhe qelizash epidermike. Lëkura i trashet, por dhjami i tij i nënlëkurës është ende pak i bollshëm dhe bebja juaj vazhdon të jetë i rrudhosur. Gjurmët e gishtave dhe thonjtë shfaqen qartë. Ai thith gishtin e madh dhe këmbët e tij.


Gjinia e tij është qartësisht e dukshme. Nëse është vajzë, të gjitha organet e saj gjenitale janë krijuar (vagina, mitra, trompat dhe vezoret). Gjatë ekografisë së ardhme, ju do të mund të mësoni gjininë e fëmijës suaj nëse e dëshironi!


Bebja juaj shëndoshet dhe rritet rregullisht: në fund të muajit të pestë ai është 30 cm i gjatë dhe peshon 650 g.

 

  • Ju

 

Temperatura e trupit tuaj ngrihet për shkak të hiperaktivitetit të gjëndrës tiroide. Ju djersitni më shumë dhe mund të keni ndjesi nxehtësie. Lëkura juaj gjithashtu mund të shfaq irritime. për shkak të rritjes së masës së gjakut, këmbët ndoshta do t’ju bëjnë të vuani. Vazhdoni të aplikoni produkte kujdesi që do t’ju ndihmojnë t’i lehtësoni këto shqetësime të vogla të lidhura me shtatzaninë dhe merrni kohën tuaj për të pushuar.

 

 

Reagoni ndaj këtij artikulli

Dërgo