Shtatzënia juaj muaj pas muaji

Muaji i parë

  • Bebja juaj

 

Ju jeni shtatzanë që prej vetëm disa ditësh, por jeta e re që gjallon tek ju është tashmë shumë aktive. Takimi i një spermatozoidi dhe i një ovule ka krijuar një vezë prej gjysmë milimetri, që është vendosur në mitrën tuaj pas 7 ditëve. Tani, ajo do të zhvillohet shumë shpejt.
Që në fund të javës së 3-të, bebja juaj e ardhshme nuk është më një vezë: fiksuar qëndrueshëm në muret e mitrës, ai është bërë një embrion i mirëfilltë.
Në fund të muajit të parë, bebja juaj është rreth 4 mm dhe është po aq i lehtë sa një pupël. Sythet nga do të formohen krahët shfaqen ditën e 26 dhe ato që do të bëhen këmbë, shfaqen ditën e 28. Bebja juaj ka një kokë shumë të madhe me dy pika të zeza ku do të formohen sytë.

 

  • Ju
     

Shumë shpejt, shfaqen shenjat e para të shtatzanisë. Ju mund të keni befas dëshirë të flini pasi keni ngrënë drekë, ose të mos i duroni më disa aroma... Ndoshta do të vëreni gjithashtu ndryshime në nivelin e gjinjve: ata janë të tendosur, aureola e tyre është më e gjerë dhe më e errët, rrjeti venoz bëhet i dukshëm.
Kujdesuni për trupin tuaj çdo ditë duke e hidratuar me kujdes lëkurën dhe duke aplikuar një produkt përkujdesjeje specifike për gjoksin. Që në fillim të shtatzanisë dhe deri një muaj pas lindjes, mendoni gjithashtu të aplikoni çdo ditë një produkt përkujdesjeje  për të kufizuar rreziqet e shfaqjes së strijave.

 

 

Reagoni ndaj këtij artikulli

Dërgo