Lëkura e bebes suaj

Përkujdesje të përshtatshme

Për t’iu përgjigjur mungesës së maturitetit të shtresës mbrojtëse të lëkurës së bebes suaj duke mbrojtur njëkohësisht potencialin e saj të jashtëzakonshëm, është e rëndësishme të përdoren përkujdesje specifike që e respektojnë delikatesën e saj, e ruajnë pasurinë e saj qelizore dhe nuk e irritojnë.

Jini të kujdesshme kur zgjidhni produkte dermo-kozmetike për beben tuaj: përzgjidhni vetëm produkte përkujdesjeje hipoalergjike, me tolerancë të lartë dhe të formuluara në mënyrë specifike për lëkurën e të vegjëlve, që do të kontribuojnë në përforcimin e shtresës mbrojtëse të lëkurës së bebes suaj dhe kështu në mbrojtjen e pasurisë së saj qelizore ndaj agresioneve të mjedisit rrethues. Megjithatë, mos përdorni kurrë produktet tuaja të tualetit për beben tuaj: tepër acide dhe shumë detergjente, ato nuk janë të përshtatshme për lëkurën e tij të brishtë.

 

 

Reagoni ndaj këtij artikulli

Dërgo