Kujdesi për lëkurën

Një veprim i domosdoshëm për një lëkurë të butë dhe të rehatshme

Deri në 3 vjeç, lëkura e fëmijës suaj është e brishtë dhe e pamaturuar: ajo e ka të vështirë të mbrohet ndaj ngacmimeve (të ftohtit, era, dielli, ajri i thatë...), ajo acarohet lehtë dhe ndonjëherë pëson skuqje. Ajo ka gjithashtu një pasuri qelizore unike dhe të çmuar që është e domosdoshme të mbrohet. Pra, është e domosdoshme që të kujdeseni për të në mënyrë të veçantë dhe të përdorni produkte të përshtatshme. Zbuloni këshillat tona që lëkura e bebes suaj të qëndrojë e butë, elastike dhe e rehatshme ditë pas dite!

 

  • Zgjidhni gjithmonë produkte higjiene dhe përkudesjeje të formuluara në mënyrë specifike për lëkurën e bebeve, hipoalergjike dhe të testuara nën kontroll dermatologjik dhe pediatrik.
     
  • Çdo ditë pas banjës, hidratoni me kujdes tërë trupin dhe fytyrën e bebes suaj me një krem hidratues të lehtë ose një qumësht trupi nëse lëkura e tij është normale, ose një përkujdesje me Cold Cream nëse lëkura e tij është e thatë.
     
  • Përfitoni nga këto përkujdesje për t’i ofruar bebes suaj një seancë të vogël masazhi, nëse i pëlqen: masazhojeni lehtë të gjithë trupin me produktin hidratues deri sa të depërtojë plotësisht ose me një vaj masazhi specifik për bebat. Shumë efikas për ta qetësuar beben tuaj dhe për ta përgatitur për gjumë, masazhi është gjithashtu një moment i veçant dhe i bukur lidhjeje mes jush.
     
  • Mundohuni të kontrolloni rregullisht zonën pas veshit. Shpesh e harruar, ajo mund të pësojë skuqje dhe tharje.
     
  • Për buzët e bebes suaj dhe për të gjitha zonat e ndjeshme të ekspozuara, përdorni një zbutës ushqyes.
     
  • Kur dilni me beben tuaj në vjeshtë ose në dimër, mbulojini mirë zonat e tij delikate (kokë, hundë, grykë, vesh, duar...) me kapuç, shall, … Kështu ju do ta mbroni nga rrufa, por edhe nga veprimi tharës i të ftohtit.

 

Reagoni ndaj këtij artikulli

Dërgo