Mbrojtja e bebes në dimër

Si të lehtësoni beben në rast rrufe

Bebja juaj ka rrufë? Ja disa veprime të thjeshta për ta lehtësuar duke pritur shërimin e tij:

 

  • Pastrojeni hundën e tij me ujë fiziologjik 2 deri në 3 herë në ditë, më mirë para vakteve, gjumit të drekës dhe të natës. Për këtë, veproni si më poshtë:
    • Shtrijeni beben tuaj në shpinë, me kokën anash.
    • Hidhini ujin fiziologjik në vrimën e hundës nga lart.
    • Uji del nga vrima tjetër e hundës. Fshijani hundën dhe përsëriteni veprimin me vrimën tjetër të hundës.
    • Nëse ju duket e nevojshme, përfundoni duke i thithur sekrecionet me një shami për bebet.
       

 

  • Jepini rregullisht për të pirë, veçanërisht nëse ka ethe: është e rëndësishme që ai të mos dehidratohet. Nëse i jepni gji, ushqejeni më shpesh me gji.
  • Për ta ndihmuar të marrë frymë më lehtë, ngrijani pak kokën nga dysheku i tij, duke vendosur një jastëk të vogël nën dyshek.
  • Mos nguroni ta vini për të fjetur që në shenjat e para të lodhjes.


Të gjitha këto veprime janë të nevojshme, por pak të këndshme për beben tuaj. Për ta shlodhur beben tuaj dhe për ta qetësuar, mund t’i bëni masazhe të lehta mbi gjoks me krem hidratues dhe pastrues, të konceptuar për ta ndihmuar t’i çlirojë rrugët e frymëmarrjes. Kujdesuni të zgjidhni një balsam të përshtatshëm për beben tuaj, pa terpene (kamfur, mentol dhe eukalipt) potencialisht toksikë dhe të ndaluar në prodhimet kozmetike të destinuara për fëmijët më pak se 36 muajsh (rekomandimet e AFSSAPS*).

*Agjencia franceze e sigurisë sanitare të produkteve të shëndetit


 

Reagoni ndaj këtij artikulli

Dërgo