Lëkura intolerante dhe reaktive

Hyrje

Lëkura e bebeve ka një pasuri të madhe qelizash bazale që janë në sasi maksimale në momentin e lindjes. Unike dhe e çmuar, kjo pasuri jetësore është gjithashtu shumë e ndjeshme në vitet e para të jetës, periudhë kur ndërtohet shtresa mbrojtëse e lëkurës. Në fakt, të gjitha bebet kanë një lëkurë më të brishtë dhe më delikate se të rriturit. Më e hollë, më e ndjeshme, lëkura e tyre është gjithashtu e pamaturuar: filmi hidrolipidik që e mbron është ende i hollë, gjë që e bën më të ndjeshme ndaj agjentëve të jashtëm ngacmues (era, i ftohti, i nxehti, produktet dermo-kozmetike etj.).
Te disa bebe, kjo ndjeshmëri është edhe më e fortë: pragu i tolerancës së lëkurës ulet dhe ajo kundërpërgjigjet në mënyrë të tepruar ndaj disa faktorëve që normalisht tolerohen mirë. Këto lëkura hiper të ndjeshme, që “nuk durojnë asgjë”, kërkojnë një trajtim specifik për ruajtjen e pasurisë së tyre qelizore dhe për të rigjetur komfortin dhe butësinë.


> Lëkura intolerante dhe reaktive
> Faktorët nxitës
> Shkaqet e intolerancës së lëkurës
> Trajtimi i lëkurave intolerante dhe reaktive
> Kur të këshilloheni me mjekun?

 

 

Reagoni ndaj këtij artikulli

Dërgo