Rigjeni trupin tuaj pas lindjes

Modifikimet e shtatzënisë

Gjatë shtatzënisë dhe lindjes, trupi juaj i nënshtrohet ndryshimeve të shumta që mund të lënë gjurmë pas lindjes së bebes suaj:

 

 

  • Lëkura juaj mund të duket e lëshuar, më pak e tonifikuar. Rënia e hormoneve të shtatzënisë në gjakun tuaj mund të sjellë gjithashtu një tharje të lëkurës dhe një çehre të zbehtë.
  • Ndoshta ju kanë mbetur disa kilogramë të tepërt.
  • Mund të jenë shfaqur strija nën efektin e ndryshimeve hormonale dhe të tërheqjes së lëkurës.
  • Hormonet mund të favorizojnë gjithashtu krijimin e celulitit.
  • Nëse keni pasur një epiziotomi ose një cezarian, plaga juaj mund të jetë e dhimbshme për shumë javë pas lindjes.
  • Më në fund, fytyra juaj mund të mbulohet nga një maskë shtatzënie (njolla kafe) dhe një vizë kafe mund të mbetet mbi barkun tuaj. Gjithashtu gjatë shtatzënisë mund të krijohen njolla të kuqe në formë ylli të quajtura “angioma yjore”. Të gjitha këto shenja të lëkurës zhduken më së shpeshti në mënyrë spontane në muajt që pasojnë lindjen.


Për shkak të të gjitha këtyre ndryshimeve, nënat e reja shpesh e kanë të vështirë ta njohin trupin e tyre pas një lindjeje. Lërini kohë vetes për të rigjetur siluetën tuaj dhe për t'u mësuar me trupin tuaj prej nëne!

Për të ditur më shumë mbi strijat, mund të konsultoni me këshillat tona në lidhje me këtë temë.

 

Reagoni ndaj këtij artikulli

Dërgo