Lëkura e thatë me tendence atopike

Ndërmerrni hapat e duhur

Nëse bebja juaj paraqet shenja të një dermatiti atopik, trajtimi i tij është i rëndësishëm: një trajtim i përshtatshëm, i drejtuar nga mjeku, do të kontribuojë për të përmirësuar cilësinë e jetës së tij, por edhe tuajën. Ky trajtim mbështetet në shoqërimin e trajtimeve me medikamente (nëse është e nevojshme) dhe me përkujdesje dermo-kozmetike specifike që duhet të përdoren çdo ditë. Paralelisht, masat e duhura mbi ushqyerjen dhe higjienën mund të kontribuojnë për ta qetësuar fëmijën tuaj:
 

  • Pastrimi dhe banja
    • Kujdesuni që thonjtë e fëmijës tuaj të jenë gjithmon të prerë mjaftueshëm për të shmangur kruajtjen.
    • Lajeni në dush beben tuaj  shumë shpejt (5 deri në 10 min), në ujë të vakët (36°C) duke përdorur produkte larëse specifike pa sapun dhe pa parfum. Shmangni përdorimin e dorezave të tualetit.
    • Thajeni atë butësisht, pa e fërkuar, me peshqir 100% pambuk.
    • Çdo ditë, pas banjës, hidratojeni me një krem emolient të përshtatshëm.
    • Për ndërrimin apo pastrimin e bebes suaj, përdorni një ujë pastrues pa shplarje të përshtatshëm për lëkurat atopike.
       

 

  • Shtëpia
    • Dhomat duhet të kenë lagështinë e duhur në ajër dhe shmangni mbingrohjen e tyre (jo më shumë se 19 në 20°C).
    • Mos pini duhan.
    • Ajrosini, përdorni fshesën me korrent shpesh dhe largoni pluhurin dhe akarianët (moketi, lodrat prej pellushi etj).
    • Shmangni kontaktin me kafshët shtëpiake.
       

 

  • Veshjet
    • Përdorni të brendshme 100% pambuku. Shmangni veshjet prej leshi dhe lëndët sintetike drejt e mbi lëkurë.
    • Përdorni detergjent të përshtatshëm dhe shmangni zbutësit.
       

 

  • Ushqimi
    • Jepini gji fëmijës suaj sa më shumë që të jetë e mundur.
    • Diversifikojeni ushqimin vetëm pas 6 muajsh.
    • Vonojeni futjen e ushqimeve të quajtura «alergjike» si vezët ose disa peshq.

 

Reagoni ndaj këtij artikulli

Dërgo