Lëkura e thatë me tendence atopike

Si të dalloni shenjat

Lëkura e thatë me tendencë atopike është një lëkurë e varfër në lipide, trupa të yndyrshëm që i sigurojnë normalisht papërshkueshmërinë e shtresës mbrojtëse të lëkurës. Për këtë arsye, lëkura me tendencë atopike është më e ndjeshme ndaj agresioneve të jashtme. Kjo brishtësi shoqërohet me një kundërpërgjigje jo-normale të sistemit të mbrojtjes imunitare.

Ky çrregullim i lëkurës shfaqet me shumë karakteristika:

 

  • Para së gjithash, lëkura është shumë e thatë.
  • E ashpër, ajo mund të paraqesë skuama të vogla.
  • Pllakëza të kuqe, të thata dhe të ashpra shfaqen rregullisht ose herë pas here, veçanërisht në fytyrë, në plika (qafë, bërryl, prapa gjurit) dhe në ekstremitete (duar, kyçe duarsh, kavilje).
  • Lëkura ka kruarje të forta, ndonjëherë deri aty sa shkakton çrregullime të gjumit.
  • Më në fund, dermatiti atopik shfaqet më shpesh te fëmijët që paraqesin një terren alergjik (astmë, rinit alergjik, alergji ushqimore etj.).

 

 

Reagoni ndaj këtij artikulli

Dërgo