Skuqjet e të ndenjurave

Një shqetësim i shpeshtë i lëkurës

Mjaft delikate, lëkura e të ndenjurave të bebes mund të acarohet lehtësisht, sidomos gjatë vitit të parë të saj. Deri në 60% e bebeve preken nga kjo, gjatë 12 muajve të parë.
Fërkimi i pelenave, kontakti me jashtëqitjen dhe urinën, por gjithashtu edhe dalja e dhëmbëve, shumëllojshmëria ushqimore, një diarre, një episod infektiv apo marrja e disa medikamenteve mund të shkaktojnë një eritemë të të ndenjurave.
Përgjithësisht beninje, të skuqurat e të ndenjurave nuk duhen neglizhuar: ato mund të jenë të dhimbshme për beben tuaj dhe nëse trajtohen keq, mund të zhvillohen drejt plagëve më të rënda që kanë nevojë për trajtim mjekësor.
Zbuloni me ne, se si të kujdeseni për të ndenjurat e bebes suaj!


Çfarë duhet bërë në rast skuqjesh?
 

  • Ndërrojini shumë shpesh pelenat e bebes suaj, sa më herët pas daljes së jashtëqitjeve dhe/ose të urinës.
     
  • Lëreni lëkurën e tij në ajër të hapur, sa më shpesh që të jetë e mundur.
     
  • Në çdo ndërrim, pastroni me butësi lëkurën me një produkt të përshtatshëm, pastaj thajeni duke e prekur butësisht.
     
  • Aplikoni një trajtim dermokozmetik specifik shërues dhe riparues.
     
  • Sapo të skuqurat zhduken, përdorni si parandalim në çdo ndërrim një krem mbrojtës me bazë oksidi zinku, për të shmangur rishfaqjen e tyre.
     
  • Konsultohuni me një mjek nëse plagët e bebes suaj fillojnë të rrjedhin, nëse ai ka vështirësi në të ushqyer, një diarre të vazhdueshme, puçrra në lëkurë ose nëse gjendja e lëkurës së tij nuk përmirësohet pas 3 ose 4 ditë trajtimesh.

 

Reagoni ndaj këtij artikulli

Dërgo