Krustat e qumështit

Hyrje

Që në javët e para të jetës, bebet mund të shfaqin në lëkurën e kokës apo pjesën e sipërme të fytyrës pllakëza të vogla të verdha, të yndyrshme në prekje. Është fjala për «krustat e qumështit», që, pavarësisht emrit, s’kanë të bëjnë aspak me qumështin: ato shkaktohen nga një sekretim i tepërt yndyre, që i bllokon qelizat e vdekura në sipërfaqen e lëkurës deri në formimin e krustave. Gjithashtu, krustat e qumështit nuk kanë lidhje me higjienën e keqe.
Ky çrregullim prek dy të tretat e bebeve dhe është krejtësisht beninj. Megjithatë, këto krusta të qumështit nuk janë estetike dhe mund të mbushen me baktere ose myqe, pra ndiqni këshillat tona për të përballur këtë formë shfaqjeje tek bebja juaj!

> Si të parandalohen krustat e qumështit
> Si të trajtohen krustat e formuara të qumështit

 

 

Reagoni ndaj këtij artikulli

Dërgo