Përkujdesja për lëkurën tuaj

Si të ruani një lëkurë të butë dhe të ushqyer mirë

Krijimi i një rutine të mirë lejon më së shumti të ruani rehatinë e lëkurës suaj dhe të shmangni tharjen e saj:

 

  • Shmangni banjat dhe dushet me ujë shumë të nxehtë. Preferoni ujë të vakët ose dhe të ftohtë nëse e lejon stina dhe mos e zgjasni për shumë kohë kënaqësinë e banjës ose të dushit.
  • Shtoni në ujin e vaskës suaj një tapë me vaj ushqyes.
  • Lahuni me një sapun dermatologjik ose një xhel pastrues pa sapun, të formuluar për lëkurat e thata.
  • Shmangni skrabet që mund ta dobësojnë lëkurën tuaj.
  • Pasi të jeni larë, thahuni duke e thithur ujin në trup me peshqir dhe jo duke e fërkuar.
  • Aplikoni një deri në dy herë në ditë në fytyrë dhe në trup një produkt përkujdesës hidratues dhe ushqyes.
  • Për të hequr makijazhin, preferoni formulat ushqyese si vajrat apo qumështin për heqjen e makijazhit.
  • Shmangni ekspozimin në diell, ose përdorni një mbrojtje me tregues të lartë (të paktën me SPF 30).
  • Ruani një nivel të përshtatshëm lagështie në shtëpinë tuaj, veçanërisht në dimër kur ndizen ngrohësit. Për këtë, mund të vendosni enë me ujë pranë ngrohësit ose të përdorni një lagështues ambienti.
  • Nëse lëkura juaj vazhdon t'ju shkaktoj parehati, mos hezitoni të këshilloheni me një dermatolog.

     
Reagoni ndaj këtij artikulli

Dërgo