Përkujdesja për lëkurën tuaj

Modifikimet e lëkurës gjatë shtatzënisë

Gjatë shtatzënisë, shtimi i hormoneve femërore në gjakun tuaj modifikon ekuilibrin e lëkurës suaj. Hormonet tiroide stimulojnë sekretimin e djersës, që favorizon humbjen e ujit, ndërsa hormonet e gjëndrave mbiveshkore e zvogëlojnë rezistencën e lëkurës. Më delikate, lëkura juaj mund të dehidratohet lehtë.


Paralelisht, vëllimi i gjakut rritet, qarkullimi i gjakut dhe mikroqarkullimi i lëkurës bëhen më të ngadalshëm, gjë që e irriton lëkurën lehtësisht.


E dobësuar dhe e thatë, lëkura mund të bëhet e parehatshme, herë-herë e ashpër dhe mund të shkaktojë ndjesi tërheqjeje ose kruarjeje.


Për të shmangur këto shqetësime, është e domosdoshme që t’i jepni lëkurës suaj përkujdesje të përshtatshme për ta ushqyer, hidratuar dhe qetësuar çdo ditë gjatë gjithë shtatzënisë.

 

 

Reagoni ndaj këtij artikulli

Dërgo