Ndërrimi i pelenave
- Përkujdesje gjatë ndërrimit

Toggle view

Produktet e kujdesit Mustela

Toggle view

Këshillat Mustela

 

Bebja juaj ka nevojë të ndërrohet deri në 7 ose 8 herë në ditë. Shumë delikate, të ndenjurat e tij mund të irritohen lehtësisht për shkak të lagështisë, kontaktit me urinën, jashtëqitjet dhe fërkimit të shtresave. Ato kërkojnë, pra, një përkujdesje krejt të veçantë në çdo ndërrim. Zbuloni këshillat tona për ta ruajtur lëkurën e ndjeshme të të ndenjurave të fëmijës suaj!
 

- Paraprakisht, përgatisni gjithçka keni nevojë mbi tryezën e larjes: pelena, peceta pambuku, produkt larës, krem për ndërrimin e bebes etj.
 

- Ndërrojeni fëmijën tuaj sapo njomet ose në çdo dalje jashtë, preferohet pak pas vakteve. Të sapolindurit kanë nevojë të ndërrohen më shpesh sepse ata urinojnë dhe prodhojnë jashtëqitje më shpesh se fëmijët më të rritur.
 

- Zgjidhni pelenat në përshtatje me trupin e fëmijës suaj: një përmasë tepër e vogël e pelenës shkakton fërkime irrituese dhe nuk mbron siç duhet nga rrjedhjet jashtë.
 

- Në momentin e ndërrimit, vendoseni beben mbi një peshqir të pastër. Hapeni pelenën, pastaj fshijani të ndenjurat me pjesën e përparme të pelenës, mbështilleni atë rreth vetes dhe hidheni.
 

- Pastroni të ndenjurat e bebes suaj me një fluid pastrues pa shplarje, me qumësht tualeti ose me peceta të trasha të lagura. Nëse ju pëlqen, mund të përdorni gjithashtu një xhel larës ose një sapun shumë të yndyrshëm që do t’i shpëlahen më pas me ujë.
 

- Pastrimi i të ndenjurave duhet të kryhet nga lart- poshtë, nga pjesa më e pastër te më e papastëra, me qëllim që të mos çohen papastërtitë përpara. Për vajzën e vogël, pastroni organin gjenital (palat e jashtme të buzëve, pastaj mesin) drejt të ndenjurave. Dhe për djalin e vogël, pastroni penisin, testikujt dhe rrotull tyre, pastaj të ndenjurat.
 

- Thajini mirë plikat me qëllim që të shmangni çdo irritim, ose kur është e mundur, lëreni lëkurën të thahet në ajër të hapur.
 

- Hapni pelenën e pastër dhe vendoseni beben tuaj në qendër, në mënyrë të tillë që kapëset të ndodhen në nivelin e kërthizës së tij. Nëse keni një djalë të vogël, kontrolloni që penisi i tij të jetë i drejtuar mirë poshtë, para se ta mbyllni pelenën, për të shmangur rrjedhjet jashtë.
 

- Mos prisni që të ndenjurat e bebes suaj të skuqen para se të kujdeseni për to: si masë parandaluese aplikoni pas çdo ndërrimi një krem mbrojtës ose pudër talk me bazë oksid zinku.
 

- Në rast skuqjesh, lërini të ndenjurat e bebes sa më shumë të jetë e mundur në ajër të hapur dhe përdorni një produkt përkujdesjeje të përshtatshëm.
 

- Më në fund, gjatë gjithë kohës së ndërrimit, mos u largoni asnjëherë nga tavolina e ndërrimit: shumë shpejt fëmija mund të rrezikoj të rrëzohet!