Pastrimi
- Lëkura normale

Toggle view

Produktet e kujdesit Mustela

Toggle view

Këshillat Mustela

 

- Para se të filloni: kujdesuni që ti  lani gjithmonë duart dhe të përdorni vetëm produkte specifikisht të përshtatshme për lëkurën delikate të bebes suaj.
 

- Sytë: Lagni një pambuk ose një garzë sterile me ujë fiziologjik dhe kalojeni butësisht mbi qepallat dhe rreth syve. Ndërrojeni pambukun për të larë syrin tjetër.
 

- Veshët: përgatisni një rrotull të vogël duke rrotulluar një copë pambuku ndërmjet gishtave dhe pastroni vetëm pjesën e jashtme të veshit në mënyrë që të shmangni krijimin e dyllit. Shmangeni përdorimin e kruajtëseve për vesh që mund të ngacmojnë, madje të shkaktojnë edhe plagë.
 

- Hunda: bëni ashtu si për veshët një rrotull të vogël prej pambuku që do ta njomni me ujë fiziologjik, pastaj kalojeni butësisht në njërën flegër të hundës. Ndryshojeni pambukun për të larë flegrën tjetër të hundës.
 

- Fytyra: pastrojeni aq herë sa të jetë e nevojshme gjatë ditës, pa harruar të kaloni pas veshëve ku ka tendencë të grumbullohen papastërtitë. Mund të përdorni një fluid pastrues pa shplarje ose një qumësht tualeti mbi një pambuk, pastaj shplajeni me ujë.
 

- Flokët: për ta krehur beben tuaj, përdorni një furçë të butë "të posaçme për bebet".
 

- Thonjtë: prisni të paktën një muaj para se t’ia prisni thonjtë për herë të parë fëmijës suaj. Më përpara, ata janë në fakt tepër të brishtë dhe të thyeshëm. Më pas, pritini rregullisht thonjtë e bebes suaj me një palë gërshërë me cepa të rrumbullakosur. Zgjidhni një çast kur ai është i qetë, mbajeni mirë dorën ose këmbën e tij dhe ëmbëlsisht komunikoni me të në mënyrë që të qëndrojë i qetë gjatë këtij veprimi. Kujdes të mos ia prisni shumë për të shmangur infeksionet e konturit të thoit!
 

- Ndërrimi: pastrojini me kujdes të ndenjurat e bebes suaj në çdo ndërrim, sidomos në plika, ku fërkimi mund të sjellë irritime. Mund të përdorni peceta të lagura të posaçme për ndërrimin e bebes, një fluid pastrues pa shplarje ose një qumësht tualeti. Fshijeni butësisht lëkurën e bebes suaj para se t’i vini një pelenë.
 

- Kërthiza: pas lindjes, duhet të kujdeseni për kërthizën e bebes suaj deri sa ajo të bjerë vetë, pas shtatë deri në dhjetë ditë. Për të shmangur çdo rrezik infeksioni, dezinfektojeni çdo ditë duke e njomur një garzë sterile me antiseptik. Pastaj thajeni me kujdes me një garzë të pastër.
 

- Duart: mbani gjithmonë me vete peceta të lagura pastruese për të pastruar duart e bebes suaj gjatë shëtitjes, kur ha ose në veturë.
 

- Në fund, mund t’i spërkatni veshjet ose lëkurën e kokës së bebes suaj me disa pika ujë përkujdesjeje pa alkool të posaçëm për beben për ta parfumuar butësisht. Kështu do të nxisni zgjimin e nuhatjes.